Δευτέρα 10 Νοεμβρίου 2014

Mena ,Bajraku i Lurës ,krenari për Lurën,Bajrak i vetëm për Dibrën mbi nëntë malet e saj!Vigan!!

Mena ,Bajraku i Lurës ,krenari për Lurën,Bajrak i vetëm dhe për Dibrën!
Siç kemi shkruar herët e tjera për Lurën dhe fise në Lurë ,kësaj radhe do ti referohemi Bajrakut të Lurës e pikërisht Fisit Mena në Lurë,një fis jo i vogël,nje fis qe vitet komuniste jo pak ka hequr ,me internime,djegie shtëpishë ,duke u quajtur kulakë e internuar,duke u përbuzur disi,ndonëse Lura nuk është kaq e madhe ,e njerezit njihen me njëri-tjetrin dhe mbajnë njëri -tjetrin ,traditë kjo e Lurjanit në shekuj!
Ndonëse një fis Musliman pasi siç e dimë rreth viteve të fundit te shekullit XVII ,dhe fillimin e shekullit të XX patem një depërtim të muslimanizimit në Dibër e Lurë ,por në veçanti për Lurën ,ndonëse unë jam vetë shtëpi fetare e quaj një shartim të fesë Krishtere ,pasi Lura feston Bajram e Pashkë ,dhe nuk ka dallime religjionesh fetare,
Mena i Lurës ishte i respektuar me të gjithë,Mena në Lurë e Dibër ishte pjesëmarrës në çdo kuvend e luftë që bënte Dibra!
Në vitin 1757 filluan konvertimet nga katolik, në musliman. Dhe në këtë kohë numëroheshin 23 shtëpi katolike krahas 90 muslimane.
Lura është bajraku kryesor i grupit të tmerrshëm të Dibrës “Tigrat e Dibrës” - ka shkruar Edith Durham.
Mena i Lurës kishte marrë titullin Bajrak nga Sulltani,Titull ky që sipas mendjes së Sulltanit Turk ,do e bënte Menën të kthehej në shërbim të interesave turke,por që kjo nuk ndodhi kurrë ,pasi Mena jo vetëm që nuk ndihmoi turqit,por ishte dhe organizues kryesor në betejat që bëheshin kundra turqëve!
Lura nuk i paguante asnjë farë takse Turqisë, “përveçse kur i nevojitej si aleate kundër  skllavëve në veçanti. Kjo pa tjetër që ishte meritë e Menës dhe e Doçit (zabit) të Lurës,ku nuk duhet te harrojme kurre meritat dhe lidhjet e Menes me Doçin,pasi i lidhte i njejti ideal,lufta kunder turkut!
Në vitin 1771 Mehmet Pasha mori urdhërin e Vezirit të Shkodrës dhe  biri i tij, Mahmudi, zotëroi sanxhakun e Shkodrës dhe titullin Mirimiran, ndërsa djali tjetër kishte  sanxhakun e Elbasanit”. Grada e vezirit kishte shtrirjen e kontrollit të vezirit Shkodran edhe në sanxhakun e Ohrit,e në Dibër. Për këtë ngjarje, konsulli venedikas i Durrësit njoftonte qeverinë e vet në fillim të vitit 1772, se Mehmet Pasha u bë aq i fuqishëm, sa “prej kufijve venedikas gjer nën Manastir komandon absolutisht dhe e druajnë të gjithë”.
Po ne kete Vit Mehmet Pasha(Veziri i Shkodrës) që kishte influencën në Ohër e Dibër mbarë dhe që ja kishin frikën,thërret ,Bajraqet e Ohrit,dhe të Lurës që ti bindë e ti nënshtronte,sidomos Menën e Lurës që asnjëherë nuk i ishte përgjigjur urdhërave të turkut.
Sipas zakonit Bajraku shkonte me tre pjesëtarë, djem të zgjedhur dhe me Flamur,kur shkuan në Shkodër ,Bajraqet e tjerë ,për të hyrë tek Veziri ulnin Flamurin e hynin në portën e hyrjes ku qëllimisht për këtë punë me qëllim të uljes së flamurit,vetë Veziri kishte dhënë urdhër që në rrethimin e tij ,porta të kishte sipër një tra ,që do bënte pa ju thënë çdo Bajraku që shkonte të takonte Mehmet Pashën ,të ulte Flamurin që mbante,por ndodhi e kundërta me djemtë e Lurës,pra me Menën e Lurës ku,njëri mbajti Flamurin ,e dy djemtë e tjerë hoqën traun e portës ,e hynë tek Veziri.Të pyetur nga Veziri se perse prishën portën,Mena i tha :Unë kam ardhur të takohem se më keni thirrur,nuk kam ardhur të ul Flamurin,se kurrë këtë nuk do ta bëja,në don të flasësh me Bajrakun e Lurës dhe të Dibrës mbarë urdhëro se po dëgjoj,në qofte se jo  ,une iki nga kam ardhur,e kështu bëri ,iku me flamur në dorë e pa e ulur,kjo tregon,trimërinë,atdhedashurinë dhe patriotizmin që kishte Mena i Lurës ,Bajraku i Dibrës!
Bajraku i Lurës dhe Dibrës pra Mena i Lurës ,ka marrë pjesë dhe në Lidhjen e Prizerenit më 10 Qershor 1878,ku kanë lidhur besën me mbrojtur vatanin nga kthetrat e turkut  ;Këtu morën pjesë ; 1)Ali Mena,2)Sali Mena ,3)Suf Mena,4)Halil Mena,5)Kolë Bibë Doçi,6)Hasan Kaci  ,7)Ali Han Vladi etj..
Luftë ban Lura nat maj kepi!!
Në karadak luen tërmeti

luftë ban Lura nat maj kepi

si trem topi as sulltani

tuj ba hof si arush mali

tabe ntabe po shkojnë te krali!



Sali Mena del ne ate lak

 si t'ia bajmë or Murat

or Murat Mutati i gjurit

shkul bajrakun venja murit

 në prizeren lidhet besa e burrit!



digjet huta si flaka e pishës

 fishkëllejnë plumat në mangë të kmishës

 në istikam e shkrep e në shkrep

po u faru fmija në djep

trojet tona sdurojn as kral as mbret!



bini burra te derdhim gjakun

def ta bajmë sot karadakun

Lurës ton nalt tia mbajmë Bajrakun!

 Jo i pakët ishte kontributi i Menës ,Bajrakut Lurjan e Dibran edhe në luftë kundër Austro-Hungarezëve dhe Serbëve!
Në korrik të vitit 1916 austriakët kryen masakra çnjerëzore në Lurë.Vetëm në degën e qershisë te kisha e Lurës u vranë 108 njerëz, krejtësisht të pafajshëm por me gjithë atë personalitetet e larta ushtarake ecivile kanë qënë të detyruara të japin konsideratat e tyre maksimale.
 Ushtarët Austro-Hungarez për tu hakmarrë vranë 108 Luras ne mes tyre edhe gra ,dhe rreth 60 të tjerë I interrnuan në kampet e Kotorrit si dhe në vende të tjera.Në vitet 1920-1921 Serbët djegin Dibrën, Lura u bë vendqëndrim I muhagjerrëve dibranë ku të bashkuar luftojnë heroikisht dhe e nxjerrin Serbin jashtë Dibrës. Nën udhëheqjen e Elez Isufit dhe të Ibrahim Gjoçit rreth 30 luras morën pjese në kryengritjen e marsit në krah të Fan Nolit(e cila deshtoi) kundra Zogut.Me ushtrinë e zogut u inkuadrua edhe Mena!
-"Ahmet Zogu në at të zi,
nga e ke nisun këtë ushtri?
-N'karadak kismet me hi,
bajraktari na u ka pri
Bajraktari në gjys t'motit,
hic s'po i tutet gjyles topit.
Po vjen gjylja varra-varra,
bajraktari i del perpara.
Po vjen gjylja vija-vija,
Dem Përleka çejfalia.
Po vjen gjylja rrema-rrema,
po i del para Isuf Mena
Isuf Mena i mirë në të pa,
në Kakarriq trimi asht vra.
Ali Mena paska thanë:
"Tane parise falëmeshnet,
falmeshnet e me ju thanë,
me kta burra që kam qanë,
marre Flamurit s'i kam lanë."


Krahas kësaj në vijim të luftës Antifashiste nacional-çlirimtare po prapë ishte i pranishëm Mena i Lurës,por me një ndryshim kësaj radhe Bajraku i Lurës dhe Dibrës do të ishte kundër ideve komuniste të cilat jo pak i pagoi,u vranë nga fisi i Menës : Tahir Selman Mena, Selman Ali Mena, Hasan Selman Mena, Bajram Selman Mena, Lam Selman Mena, Man Selman Mena, Qazim Selman Mena, Ali Hakik Mena, Isa Hakik Mena,si dhe u interrnuan në Berat Familja Mena!Reprezaljet vazhduan. Nga Lura janë dënuar me burg politik 28 vetë,e nder fisin Mena jane:
Ali Hakik Mena ,Isa Hakik Mena, Rramiz Mena, , Mexhit Mena,!
ISA MENES!!!
Ish ditë Maji, n'Korab bora nuk ka shkri,
Mjegull e borë ndajnë Isanë nga shok't e tij.
Ktë trim Lure shpejt e dikton sigurimi,
Pushkë e gjamë i vihen prapa këtij trimi.

Rrallë po qet, por s'don me vra ky rrem bajraku,
Të pafajshmit s'don ti derdhet një pikë gjaku,
N'dorë i gjallë Isa Mena s'don me ra,
Si luan po vrapon bjeshkës pa ia da.

Një plumb n'zemër jetën trimit iam ka prerë,
Si nje lis që vret rrufeja ra n'humnerë,
Plagën e nxehtë c'po ia ftoh ujët e borës,
Gryke e pushkës ç'po i nxeh pellambat e dorës.

Dhe pse vdiq, si hijenat i rrinë përmbi,
Ta poshtërojnë më shumë duan, se s'janë të ngi,
Nëpër shkrepat e Korabit duan me e lanë,
Që ta hanë egersirat ktë vigan.

Radomira seç u mblodh burr për shpi,
Fort nalt 'zanin po e ngre në Qeveri:
-Ketij burri që na u vra n'sinorin tonë,
T'gjitha nderet do t'ia bëjmë si asht zakon.

Ndofta mortin e ktij burri s'mund ta hapim,
Por, ta marrin nëpër këmbë, kujt s'ia japim,
-Mos harroni, një meritë të madhe ka,
Pushkës grykën lart ia mbante, mos me vra.

-Se një ditë,  ndofta, vijnë dhe e marrin,
Kush ka goje t'i thotë Lurës:S'ia dimë varrin?"
Me u dalë para, besa, ne nuk kemi ftyrë,
Jo, ktë marre s'e pranon Radomira!

Tash Korabi mjekërbardhë e ngriti kryet,
-Paçi nder, o more djem, se ma shpërblyet,
Nuk e latë ktë trim mali ta hane sorrat,
Damkë të zezë deshën me na vu horrat.

Ecin vitet, ndërrohen brezat rena-rena,
Se harron Korabi trimin Isa Mena,
50 vite kanë kaluar, po vepra s'shuhet,
Ajo kodër me emër të tij dhe sot quhet.

Familja Mena në Lurë u cilësua si një familje Kulakësh,Tahir Menës i dogjën shtëpinë,pra Bajraku vuajti ,por kurrë su mposht ,me ardhjen e demokracisë fituan lirinë,të drejtën e fjalës që për gjysmë shekulli komunizmi jua preu,megjithëse nuk e meritonte Mena diçka të tillë pasi ai luftoi gjithmonë për atdhe e Flamur ,ishte Bajrak për Lurën,Bajrak për Dibrën,nderi i Lurës e Dibrës,e Dibra e them me keqardhje nuk duhet ta kalojë me një fjalë të vetme Bajrak ,por duhet të ja qëndisë me penë luftën e sakrificat e shtëpisë së Menës për liri e për Flamur ,madje edhe për demokraci se i takon nuk po ja bëjmë nder!
 Në Lurë shtëpi e parë është çdo derë, ndërsa prinjësa kemi patur
si shtëpia e Doçit (Zabit), Bajraktari Mena , prijësa si Hasan Doçi, Ali Mena..... duhet theksuar se Mena me Doçin krahas problemeve që mund të kishin mes tyre,gjithmonë për luftë kundër pushtuesit ishin bashkë,unë nuk jam ndalur me gjatë por kjo është një e vertetë historike në Lurë!(D.B)
***************************************************************************