Shtatë liqejt e Lurës
Janë shtatë
pika loti
Fat ka Lura
që I ka
Mrekulli
prej zotit
Si shtatë
yjet që ndriçojnë
Këto shtatë
bukuri
Dhe Ylberit
ja kalojnë
N’shtatë
ngjyrat e tij
Ka freski e
ujë të kulluar
Kjo Kunorë
përrallore
Me zambakët
e liqenit
Të bardhë si lule bore
Lura jonë e bukura e dheut
Me kto madhështi
Është streha e Skënderbeut
Flamur në histori
Je e bukur ti moj Lurë
N’ato male e kodra
Je si lulet e pranverës
Fllad për zemrat tona.