Këto ditë më ra në dorë libri i Lura kështjellë lavdie i Ramadan Sulë Ajazit,nuk e njoh autorin,nuk di se si e çfarë ka botuar këtë libër,atë që shikoj është se janë kopjuar të gjitha poezitë e mia për Lurën,madje të kënduara nga
Ibrahim Loka,kuptohet me lejën dhe dëshirën time,e që janë akoma pa u orkestruar.
Autori jo vetëm që s’më ka pyetur,por ka marrë,madje edhe ka ndryshuar,e as ka vënë autorësinë e tyre,madje e dërgon aq larg sa ia shet Librin dhe babait tim,unë nuk po i bie gjatë e gjatë,por do ta kërkoj autorësinë deri në fund se nuk jam pyetur.