Πέμπτη 24 Ιουλίου 2014

Bajraku i Lurës !Malet e Dibrës,Oxhaqet,vulat e Doçit(zabitit të Lurës)!

Bajraku i Lurës !Malet e Dibrës,Oxhaqet,vulat e Doçit(zabitit të Lurës)!
Bajrak Dibra nuk Ka pasur ,ajo kishte mbi nëntë malet,shtatë teqet ,dhe katër oxhaqet Bajrakun e Lurës !Bajraku i Lures eshte Fisi Mena në Lurë(vijon për bajrakun në shkrimet e tjera)!
Vjedhja nga Oxhaku i Hoxhollit të dekretit që e bëri Pashallëk të parë ,kjo ndodhi kur LLesh Doçi nga Lura i cili e kishte luftuar turkun tmerrësisht dhe thirret nga Sulltani për ta zbutur dhe që e gradoi duke i dhënë tre dekrete të cilat Doçi i Lurës i pranoi dhe në kthim iku në shtëpinë e Hoxhollit ku ja vodhën njërin dekret ,dhe i fshinë emrin duke vënë emrin e vet Hoxholli dekret qe u pranua nga Sulltani dhe Hoxholli u bë Pasha!Pra Hoxhollit duhet thirrur :PASHË LURA!!
Lura nuk u vodh vetëm nga Dibra,ajo u vodh edhe nga Mirdita ,Doçi kishte nusen e djalit bijë nga Oroshi i Mirditës ,e cila i vodhi dekretin e Kapedanllëkut të vjehrrit Llesh Doçit ,dhe ja dha të vëllait të vet në Orosh të Mirditës ,gjë që e bëri shtëpi të Kapedanit në Mirditë,e që doli mbi dymbëdhjetë Bajraqet e krenohet Mirdita sot,kur e din se e ka vjedhur, vodhi pabesisht tek miku ,gjë që ishte jashtë kanunit pasi gruaja që vidhte dëbohej nga shtëpia ishte njëlloj si një grua e pandershme!Pra Kapedan Mirdita kot quhet,duhet ti thërrasin :KAPEDAN LURA!thoni po ,e thoni jo e vërteta kjo është !!
Dekreti i tretë që ishte burim të ardhurash nga tatimet dhe që i mbeti Doçit thuhet se ju shit Oxhakut të Hysen Agollit ,por kjo u tha për të mos u turpëruar Llesh Doçi ,pasi edhe ky dekret ju vodh në një darke të shtruar për të dhe pabesisht se miku nuk vidhet ,pasi i kishte treguar Hoxholli ,kolegut të vet Hysen Agollit për vjedhjen e dekretit që i beri Doçit ,e pra i thurën kurth prapë Doçit dhe ja arritën qëllimit!!pra Hysen Agollit duhet ti thërritet:
TAKSAMBLEDHËS LURA!!
_________________________________
Tre dekretet e dhëna Doçit nga Sulltani për ta zbutur ndaj turkut gjë që nuk ndodhi kurrë ishin:
1-Dekreti i Pashallëkut!
2-Dekreti i Kapedanllëkut!
3- Dekreti i mylqeve (tatimeve)!
Doçi duhej zbutur nga turku se po i sillte telashe ,kujtoni historinë e 300 Duvakëve,që Lura shpëtoi Dibrën nga Treqind nuset që ju kerkuan e Lura ja dërgoi djem e u bë betejë aq e madhe sa gjaku arriti në gjunjë të kalit thonë të vjetrit!!
________________________________________________
Malet e Dibrës!!
1- Korabi!
2-Grança!
3-Skërteçi!
4-Hinoska!
5-Kërçini!
6-Jabllanica!
7- Pllau!
8- Xhaxhishti!
9- Vargjet e Lurës!(Kunora)!
Këta nuk përmenden në nëntë malet Dibrane !!
____________________________
Nënte malet e Dibrës janë:
1-Reçi!
2- Dardha!
3-Çidhna!
4-Katër grykët!
5-Luznia!
6-Muhurri!
7-Gryka e vogël!
8-Gryka e madhe!
9- Bulqiza e Golloborda!
___________________________________
Oxhaqet e Dibrës!
1- Hoxholli (ishte dhe oxhak i parë)! kishte influence në Dibër të madhe e Peshkopi!!
2- Hysen Agolli (zotëronte Çidhnat)!
3-Karahasani (zotëronte Muhurr e Luzni)!
4- Xhilaga (zotëronte Reç e Dardhë)!
_________________________
Shtatë teqet ,në fakt pesë ishin të mëdha por influenca osmane sa vinte dhe asimilonte Dibren dhe i kaluan Shtatë e shkuan në nëntë teqe pasi Dibra u islamizua komplet ishte i madh ndikimi osman në Dibër përjashtuar Lurën ku perveç islamizimit ,patëm qëndresë të fortë kundër osmanëve turk dhe ruajtën edhe fene e vet atë të Krishtere si dhe Mbiemrat nuk i ndërruan siç u bë në Dibër , por vlen të theksohet Lura u bë shembulli më i mirë në Dibër për bashkëjetesën midis dy besimeve fetare komplet të ndryshem ,madje edhe sot Lura feston të gjitha festat si katolike ashtu dhe ato muslimane!!Beja që bënte Dibrani ishte ,në shtatë teqet ,por pesë ishin të dëgjuara!!
Teqet Janë:
1-Teqja e Haxhi Osmanit ne Peshkopi!
2- Teqja e Brezhdanit!
3- Teqja e Vleshes se eperme!
4-Teqja e Vleshes se poshtme!
5-Teqja e Tuminit!
6- Teqja e Vranjit!
7-Teqja e Shorokanit!
8-Teqja e Reçit!
9-Teqja e Mura Dedës!!
Kemi dhe Bulqizën ,me teqet e veta të sektit bektashian,shkurt e butë e thenë me dy fjalë turku bëri fole të mirë islamizimi ne Dibrën trime që i themi e të pergjakur fole e Skenderbeut.

Lanë-Lura ,lapidar i 28 Tetorit 1921,luftës kundër Serbëve!!

Lanë-Lura ,lapidar i 28 Tetorit 1921,luftës kundër serbëve!!
Betejën e fundit me ushtrinë pushtuese serbe, dibranët e zhvilluan me heroizëm të rrallë, në Lanë-Lurë, në vendin e quajtur Qafa e Gëlqeres, në vitin 1921.
Më 28 tetor 1921 shpërtheu lufta frontale.
Beteja u zhvillua shumë e ashpër.
Lurjanët, Reçjanët dhe Dardha luftuan me heroizëm e trimëri të rrallë.
Lufta u bë edhe trup me trup.
Forcat Dibrane dhe ato qeveritare e ndalën përparimin e ushtrisë serbe te Qafa e Gëlqeres.
Lurjanët në këtë luftë komandoheshin nga:
1)-Selman Mena!
2)-Ibrahim Gjoçi!
3)-Gjon Doçi!
4)-Hakik Mena!
Vetëm nga Lura, në këtë betejë morën pjesë 34 veta si:
1-Gjon B. Doçi (i cili dhe u plagos)!
2-Kolë Mark Rajta,
3-Ibrahim Gjoçi,
4-Ahmet Gjoçi,
5-Hasem Haldeda,
6-Ali Vladi,
7-Xhemë Vladi,
8-Dullë Vladi,
9-Osman Vladi,
10-Liman Buci,
11-Mehmet Ajazi,
12-Islam Peka,
13-Han Hoti,
14-Demë Leka,
15-Sulë Buci,
16-Dan Kaçorri
17-Kolë Rajta,
18-Liman Haldeda,
19-Xhemë Haldeda,
20-Riza Vladi,
21-Musë Vladi,
22-Xhafer Haldeda,
23-Selman Haldeda,
24-Bajram Haldeda,
25-Ramadan Markola,
26-Dan Haldeda,
27-Rexhep Haldeda,
28-Sulë Mena,
29-Demë Mena,
30-Bajram Vladi.

Lura Vështrim historik i shkurtër!!

Lura
Vështrim historik i shkurtër!!
********************************
Është vënë re nga studiuesit që një pjesë e madhe e territorit të banuar nga fisi ilir Penestëve (midis Matit të sotëm e drinit të zi)nga historianët se në periudhën e lashtësisë emërtohej Iliri (Yllyri) .Siç dihet brenda këtyre territoreve përfshihet edhe zona e Lurës.Emërtimi I përgjigjet natyrës së ashpër të kesaj zone me male të lartë dhe dimër të gjatë me zona të zhveshura e klimë alpine.Nga të gjitha makrotoponimet e gjalla të vendit tonë,emri I Lurës është më pranë emrit të lashtë të ilirisë. Lidhjet e fonetikës historike të shqipes shpjegojnë bindshëm ndryshimet tingëllore që kanë ndodhur gjatë kalimit nga emri etnik Iliri në toponimin Lurë.Iliria- Yllyria- Hilluria- Luri- Lurja- Lura!! Muret e trasha, si në Muret në Koldoçe, në Përrnaje(Pregjë-Lurë) në Livadh të xhare (Borie-Lurë), në Qafë Qytezë (Fushë-Lurë) Në Troje (Krej-Lurë)Kisha në Fusha të Pelave, shenjat e rrugës së kalldramuar të karrocës që kalon nga Pllau I Gurë- Lurës ne Borie-Lurë-Qafë-Qytezë-Përrnaje-Përbate (Arrëmallë) gati 35 km e gjatë;Tjetra në Livadh të xhare-Troje 15 km e gjatë!! Megjithëse Lura është e vetë fortifikuar nga natyra dhe terreni i saj malor , në të gjenden vende të fortifikuara si: Karakolli në Xhaxhaj (Gurë-Lurë), Qafëqyteza, Karakolli I Skënderbeut ne Pllajë te Gurë-Lurës, apo toponiomet : trojet, Përrojtë, Maja Rohese(runja), Qafa e Ladiskaut, Kepi që luan, Kujraku, etj, vërtetojnë më së miri që Lura është banuar që në lashtesi nga Ilirët.Në Lurën e sotme kanë banuar fisi I ilirëve Penestët!! Lurasit kanë dhënë ndihmese të veçantë për konsolidimin e shtetit Shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut. Gjatë kësaj periudhe, Lura për vetë pozitën gjeografike të pafavorshme për pushtuesit ka shërbyer si barrierë e pakapërcyeshme nga armiqtë dhe si vendstrehimi I sigurtë për ushtrinë e Skënderbeut.Kjo del në dukje sidomos në ndihmën që ka dhënë Lura gjatë rrethimit të kalasë së Çidhnës më 1452, ku të gjithë ata që shpëtuan nga masakrat u strehuan në Lurë . Gjithashtu Skënderbeu për të maskuar ushtrinë zgjodhi si vendstrehim Lurën, kur sulmoi ushtrinë turke në Albulenë ku u zu rob Hamza Kastrioti!! Në kohën e pashallëqeve në shek.17 krahas dibranëve, matjanëve edhe lurasit morën pjesë në mbrojtjen e principatës së Ali Pashë Tepelenës.Lurasit u dalluan edhe në luftë kundër Tanzimatit ku u shqua Staf Ajazi. Kontributi I Lurasve qe I madh edhe në lidhjen shqipetare të prizerenit, ku morën pjesë shumë përfaqesues të saj si:Kole Bibë Doçi,Hasan Kaci, Halil Mena, Ali Mena, Ali Han Vladi etj. Edhe hyrrjetin Lurianët e pritën me pushkë (1908-1909) Krahas të tjerëve me Ramadan Zaskoçinu u dalluan edhe lurasit me Hasan Kacin në krye kundër Xhavit Pashës, Edhe ne Betejën e Qafëprushit kanë qenë mbi 70 luras (Bush Vladi, Mud Vladi, Bib Vladi, Kol Bib Doçi, Ali Sinan Murati)!! Më 1910 në drejtimin e Isuf Karahasanit. Rezistenca e lurasve qe e madhe kundër ekspeditave ndëshkimore të Dërgut Pashës më 1910-1911!! Shumë Luras që nuk shkuan ushtar në Turqi dhe nuk paguan të dhjetëtat e gjelepit dolën malit edhe ndër ta:Hasan Kaci, Suf Islam Kaci, Bush Vladi, Mud Ded Vladi, Isen Het Murati etj. Ndaj hyrrjeti u dogji kullat.Këto që dolën malit I vunë pushkën hyrrjetit në Krajs (krajs çuajmë një vend shkëmbor i vështirë për të kaluar) të Shkekes dhe në Majë të Gjeme. Për të ju kundërvënë aneksimit të shteteve ballkanike lurasit rrokën armët dhe morën pjesë në luftë kundër serbo-malazeze në kakarriç të Lezhës më 17 nëntor të 1912.Në këtë luftë të përgjakshme krahas matianëve e qafëmurrasve, u vranë për mbrojtjen e kufinjeve lurjanët:Ali Mena, Sul Buci, Suf Mena, Dem Perleka!!
*********************************
Lura pati perfaqësuesit e vet dhe në ngritjen e flamurit në Vlorë në shpalljen e Pavarësisë ku Nikoll Kaçorri u zgjodh nën/ kryetar I qeverisë dhe që ishte pishtar i pavarësisë shqiptare ,megjithëse sistemi pak e përmendi!!.Me fillimin e luftës së parë botërore shtetet ndër luftuese pushtuan Shqipërine. Rezistenca e lurasve kundër pushtuesve Austriakë qe ndër më të përgjakshmet. Ushtarët Austro-Hungarez për tu hakmarrë vranë 108 luras dhe rreth 60 të tjerë I interrnuan në kampet e Kotorrit si dhe në vende të tjera.Në vitet 1920-1921 Serbët djegin Dibrën, Lura u bë vendqëndrim I muhagjerrëve dibranë ku të bashkuar luftojnë heroikisht dhe e nxjerrin serbin jashtë Dibrës. Nën udhëheqjen e Elez Isufit dhe të Ibrahim Gjoçit rreth 30 luras morën pjese në kryengritjen e marsit në krah të Fan Nolit(e cila deshtoi) kundra Zogut.Me ardhjen e Zogut në fuqi prapë lurasit u inkuadruan në shërbim të qeverisë se tij totalisht, pjesa dërrmuese e tyre marrin pjesë në gardën mbretërore. Shumë luras ishin me grada në ushtrinë e Zogut si:Bajraktari Doçi etj,.Më 7 prill 1939 pati dhe luras në Durrës si Sali Çupi që ndodhej në burg,I cili u rreshtua krahas Mujo Ulqinakut. Në rradhët e ushtrisë nacional clirimtare u vranë Gjoke Doçi, Dylejman Skana, Ali Çupi.Por nga Lura në rradhët e nacionanalistëve duke mos u pajtuar me idetë komuniste gjatë luftës dhe pas saj u vranë 34 vetë martirë të demokracisë Tahir Selman Mena, Selman Ali Mena, Hasan Selman Mena, Bajram Selman Mena, Lam Selman Mena, Man Selman Mena, Qazim Selman Mena, Ali Hakik Mena, Isa Hakik Mena, Prenge Gjergj Rajta, Gjon Mark Rajta, Gjergj Keq Rajta, Llesh Bibe Doçi, Hasan Haziz Doçi, Ali Ibrahim Gjoçi, Deme Nezir Gjoçi, Gani Liman Bruçi, Isuf Han Buci, Baftiar Hasan Koçeku, Abaz Dulle Kaci, Misim Dulle Vladi, Sule Dulle Vladi, Osman Gjetan Ajazi, Hajredin Sule Buci, Sule Hajredin Buci, Bajram Hajredin Buci, Vesel Abaz Buci, Mete Rrem Hoti, Sali Hakik Hoti , Hebib Ahmet Gjogjegja, Qazim Ahmet Gjogjegja, Ibrahim Ahmet Nezha, Xheladin Ali Murati, Deme Dali Murati!!
U interrnuan në Berat
Familja Mena, Familja Preng Gjergj Rajta, Familja Sule Gjoçi, Familja Hasan Ali Koçeku, Familja Haziz Koçeku, Familja Man Haziz Tollja, Familja Mete Hoti!!
Reprezaljet vazhduan. Nga Lura janë dënuar me burg politik 28 vetë:
Ali Hakik Mena ,Isa Hakik Mena, Rramiz Mena, , Mexhit Mena, Sule Gjoçi, Xhetan Gjoçi, Ali Ibrahim Gjoçi, Ibrahim Hebib Koçeku, Halim Hoti, Baftiar Hoti, Sabri Gjogjegja, Dalip Ali Murati, Ramadan Zog Nezha, Elez Osman Nezha, Ndue Rajta, Gjergj Keq Rajta, Mark Gjergj Rajta, Nezir Selman Gjoçi, Gjon Mark Rajta, Bush Llesh Rajta, Can Ahmet Gjoçi, Selman Kaçorri, Hajredin Sule Buci, Bajram Hajredin Buci, Vesel Abaz Buci, Osman Murat Ajazi, Stafe Sule Ajazi, Sule Stafe Ajazi!!
Të cilësuar Kulakë:
Familja Mena, Familja Gani Bruçi, Familja Sule Gjoçi!!
U dogjën shtëpitë e ;
Tahir Menes,Prenge Gjergj Rajtes,Ibrahim Gjoçit,Sule Gjoçit etj
U konfiskuan :4 kuaj, 6 mushka, 70 lopë, dhe 1290 kokë bagëti të imëta!!
Më 10 Shkurt 1991 u krijua pluralizmi Politik me ketë rast u krijua dhe partia demokratike me kryetar Ali Dodgjini!!