Τρίτη 29 Ιουλίου 2014

GJËRAT NUK PËRVETESOHEN,AS NUK NDRYSHOHEN,REALET JANË ME VLERË DHE RESPEKT!

Duke marrë shkas nga disa komente ,ose nënvlerësime ndoshta te njerëzve qe nuk njohin mirë për fisin Brunga në Gurë-Lurë,dua të them ,se ne jemi nje fis Bamirës ,bujarë e mikpritës ,ne Lurë  ,gjithmone kemi respektuar e dashur njerëzit ,asnjëherë  konflikt me  dikë nuk kemi pasur dhe as kemi për të pasur kurrë ,pasi nuk është në traditën tonë,në thelbin e asaj që quhet bamirësi dhe besim në zot!
Brunga në Lurë është një shtëpi fetare ,e dashur dhe e respektuar në të gjithë Lurën,Dibër e më gjërë,jemi një fis i lidhur me të gjithë,kemi nderin që me shumicën e fiseve jemi kumari dhe kjo ka bërë që të respektojmë e duam njëri-tjetrin gjithmonë ,kështu që jo i pakët ka qenë dhe kontributi i Hoxhë Brungës në Lurë,Dibër dhe kudo,jo e pakët ka qenë puna e tij si fetar dhe si mekanik.
Hoxha është hedhësi i parë i sharrës që punonte me ujë (Gatërri) për përpunimin e lëndës drusore në Shqipëri,gjë të cilën deri sot nuk ja ka njohur asnjë,ndonëse janë punësuar krahina të tëra nga puna e tij ,ndonëse edhe shteti në ato kohë ka përfituar nga ai,asgjë nuk është thënë,asgjë nuk është shkruar,qoftë edhe një minutë të ju kushtonin këtij dijetari,këtij inxhinieri të asaj periudhe të errët,periudhe ku përveç se punonte edhe e ndiçnin për ta internuar ,apo pse jo edhe vrarë,i tillë ishte ai sistem ,një sistem i cili i la jashtë kufijve gruan dhe një fëmijë në Ohër të Maqedonisë sot Fyrum,e që akoma nuk kemi të dhëna për ta se ku ndodhen.
Jo të paktë janë edhe Shkrimtarët njerëzit me famë që vinin ta pyesnin mbi njohuritë që kishte marrë në Stamboll të Turqisë ,sidomos mbi vendlindjen e Skënderbeut dhe që Hoxhë Brunga ju tregonte gjithçka,këta mirë që e pyesnin ,por shkruanin një roman të tërë për historitë dhe luftërat  që ju tregonte,por as që e përmendënin askund,ose një frazë të vetme të shkurtuar në menyrë ironike dhe të ndryshuar si për shembull :  
_________________________________________________________
 --Skënderbeu ka le në Çelias të Kastriotit, aty ku është dhe kulla e Gjonit: “ Emrin Çeliase, tregonte në vitin 1973, 84 vjeçari Sulë Brunga nga Gurë-Lura e kam dëgjuar për herë të parë në vitin 1906 në Stamboll, nga goja e mësuesit të historisë, kur unë isha nxënës në shkollën mekanike. Kur e pyetshin nxanësit e kombësive të ndryshme se ku ka le Skënderbeu, ai gjegjej shkurt: “Skënderbeu ka le në nji vend që quhet Çelias” . “Unë-thoshte Sula, -jo atëherë, por edhe sot e asaj dite nuk e di se në ç’vend janë Çeliasit”. ----- 
________________________________________
__Po vetëm se kanë harruar të argumentojnë diçka ,dhe pyes Unë tani që e kam të shtëpisë  e për më tepër jam nipi i tij:
_______Po si të mos e dinte Hoxhë Brunga se ku ndodhej Çeliasi ,kur ai ishte Nip e Stërnip në Çelias Çidhën sot?
__Po a vetëm këta fjalë biseduat me Gjyshin tim ,dhe qëndruat me orë të tëra e ditë???
__Hallall mikpritja që ju ka bërë Gjyshi ,hallall të gjitha se zoti fal gjithmonë,po si more të nderuar gjithë ata kujtime që ju ka thënë Gjyshi i fusni në dy rrjeshta???,
__Po si more të nderuar përvetësoni (vjedhje quhet) një histori me orë të tëra që jua ka rrëfyer Gjyshi??
__Pak respekt a do duhej,a nuk ju duket ofendim që i keni bërë Gjyshit tim kur thoni se nuk  dinte ku ishte Nip e Stërnip se kështu i bie logjike kur thoni se nuk e dinte Çeliasin?
__Po sikur Unë vallë të ju nxjerr kujtime të Gjyshit ku do përgënjeshtroja gjithçka ju i keni vënë për Gjyshin,dhe ku thoni vetëm të vërtetën e madhe se është vendlindja e Skënderbeut  Çelias ,ku do shkojë vallë botimi juaj se mos harroni në vitet e datat e luftave që keni vënë ,Gjyshi jua ka thënë,se Unë disponoj kujtime të tij të ruajtura fort mirë e të pabotuara nga një njeri tepër i njohur dhe nga ju e me të cilim kemi lidhje gjaku??
E di se nuk do marr pergjigje ,po ndonëse kopjuat,bëtë emer nga kujtimet e tij ,a nuk ndjetë respekt pak për të shkruar diçka të bukur nga pena juaj,diçka reale të Gjyshit se i takonte qoftë edhe si shpërblim për atë që i përvetësuat e ndryshuat në kujtimet e tij????
Për Hoxhë Brungën flet çdokush;ka respekt gjithkush,çuditërisht pena juaj nuk i shkruan gërmat Shqipe ,siç duket i ka mbaruar boja ,po shyqyr që erdhi demokracia se kam blerë  Unë bojë ,nëse  thoni që ec more se ti ke shkruar për veten tënde,ju them mirë bëj dhe do bëj  se nuk mund të lë që nga diçka e thënë nga shtëpia ime,të ndryshohet,shkurtohet,përvetesohet,e të përdoret për emer e famë,Unë po shkruaj diçka të vërtetë,që askush nuk mund të me thotë :Pse??!
Unë të nderuar Historianë me vlerë për Dibër e Komb,ndjej respekt për ju ,për lodhjen tuaj në pasqyrimin e Historisë Dibrane dhe ju lumtë,por nuk mund të hesht,mbi atë që është reale,mbi atë që është thënë nga njeriu i dashur e  i paharruar i imi Hoxhë Brunga!


Παρασκευή 25 Ιουλίου 2014

Nga Kalaja e Kastriotit,përshëndet Dibrën bukuria e zotit!

Nga Kalaja e Kastriotit,përshëndet Dibrën bukuria e zotit!


Nga Kunora hedh shikimin!
Nga Ku merr Lura shkëlqimin!
Ku merr Lura bukurinë!
Ku ka Lura mrekullinë!


Maja e Runjës i thotë Qiellit!
Lëshomi mua rrezet e Diellit!
Të më shtohet krenaria!
Të mbushet syri nga hijeshia!


Guri i kuq kur rrezaton!
Gjithë vendin e mbulon!
Të merr sytë vezullimi!
Fushën e Krejës po ta shihni!

Në pllajat tona kur pushon!
Bakullena vezullon!
Në ballë Xhaxhishtin kur e shikojmë!
Zogjtë e malit nisin këndojnë!


Kjo Lan Lura me histori!
Mbushur lule e krenari!
Nga Kalaja e Kastriotit!
Përshëndet Dibrën bukuria e zotit!


Lurës sonë prej diamanti!
Bukuri e falë prej zotit!
Si Mbretëreshë është qëndis!
Në flamur të pavarësisë!

(Teksti Brunga.D)

Lura ,një Lakmi,një deshirë,një çmim,një vlerë e lënë në harresë!


Lura ,një Lakmi,një deshirë,një çmim,një vlerë e lënë në harresë!
Kohëve të fundit shqyrtohet ndarja territoriale e re e Republikës sonë ,kjo është diçka e mirë ,si për shtetin si për individin,kuptohet ka pakënaqësi ,dhe verejtje ,ka dhe të kënaqur,unë e ndjek me interes të madh,dua apo nuk dua unë apo çdokush kjo gjë duhet bërë ,po a kërkon studim të thellë kjo punë,natyrisht se kërkon!
Nisur nga kjo gjithkush mendon për vendin e tij ,për të mirën e tij,por kuptohet jo të gjithë janë njëlloj,dikush lakmohet në vetvete,dikush është aq i sëmurë që edhe shpenzon një shume të konsiderueshme ,të marrë ate çka ai lakmon dhe që nuk është e tij nëpërmjet metodave korruptive të cilat sado ti luftosh ,ekzistojnë jo vetëm tek ne që duken sheshit,por kudo në botë ,madje dhe atje ku ligjit i thonë ligj e jo Maliq si tek ne!
E me të drejtë fillojnë lepirjet e atyre që nuk dinë histori,nuk ja dinë vlerën historisë, e që duan përvetësime gjë që su takon,gjë të cilën kurrë në histori nuk e kanë pasur,një diçka që nuk ju mbështetet as nga votuesit e vet,e as nga populli i thjeshtë e fukara!
Në rastin konkret mua si Lurjan më jepet rasti të flas për Lurën ,pasi Lura është vendlindja ime,Lura është rinia ime,ajo është kujtesa me të mira e të këqia ,por që kanë të bukurën e vet në brendësi dhe që i thonë Jetesë mes njerëzish që më donin ose jo ,që më hidhnin e më mbanin ,por siç thotë fjala e vjetër:"Njeriu yt,mishin ta han e kockën ta ruan",pra për mua ashtu si për çdo Lurjan ,Lura është e shtrejtë ,është gjëja më me vlerë që kam ,aty kam pjesën time,aty kam eshtrat e gjyshërve brez pas brezi,aty është historia e tyre !
Historikisht Lura që nga zanafilla ,emërtimi ,marrëdheniet sociale-ekonomike,Luftën e saj në shekuj ,fitoret e saj i ka të lidhura gjithmonë me Dibrën ,dhe gjithmonë ka qenë e Dibrës,marr shkas të shkruaj këta fjalë shkurt e të kuptueshme ,pasi shikoj që disa njerëz lëpihen duke e kërkuar për Mirditën,dhe po ja nisim:Në një shkrim që lexova para ca ditësh na dilte sikur sistemi i urryer komunist ja mori Lurën ,rrethit të Mirditës dhe pikërisht pa hezituar japin edhe vit ,pra në vitin 1949!
Kjo gjë mua më bëri nder të madh pasi po të thonin më përpara do duhej të shkruaja një roman të madh e sdo mbaroja se Lura ka Histori,ka lavdi,ka heroizëm,ka gjëra që rrallë zona i kanë apo nuk i kanë,Lura ka një histori shumë pak të shkruar,pothuajse të gërvishtur ,po të shkruash historinë e Lurës ,libri do ishte i madh,do peshonte pothuajse aq sa peshon HISTORIA E SHQIPERISE,pasi çdo gjë e Lurës ,është e lidhur ngushtë me çështjen kombëtare e lirinë e atdheut!
Pra po i futem rrethanave që nga pushtuesit Osmanë e deri në ditët e sotme shumë shkurt sa për ti bere të qartë lakmuesve ,dhampirëve që mohojnë një histori të një krahine Shqiptare,që KURRE LURA E LAVDISHME,nuk ka qenë pjesë e një rrethi tjetër në SHqipëri,përveç se e Dibrës.Në luftë kundër Turkut Lura ka qenë gjithmonë në front,në ballë të luftës,ajo ka patur dhe një fat, terrenin gjeografik të vështirë për pushtuesit dhe si e tillë ka qenë fortesë mbrojtëse e Skënderbeut,një  fat të tillë e ka edhe Mirdita ,pasi edhe Mirdita ashtu si çdo krahinë e Shqipërisë ka meritat e veta,heroizmin e vet,luftërat e veta kundra pushtuesve ,duke qenë se ka Lurën në kufi edhe Mirdita ka pas të mirat e veta nga Lura e cila nuk e ka lejuar kurrë  pushtuesit që të kalonin nëpër Lurë e të okuponin Mirditën heroike se duhet thënë edhe Mirdita ka treguar se kush është në luftën për lirinë e trojeve tona.
Se a është Lura e Dibrës kjo del në dukje sidomos në ndihmën që ka dhënë Lura gjatë rrethimit të kalasë së Çidhnës më  1452 pra shikoni vitin dhe krahasojeni me lakmiqarët që thonë se në 1949 i mori Lurën rrethit të Mirditës sistemi komunist, ku të gjithë  ata që  shpëtuan nga masakrat u strehuan në  Lurë . Skënderbeu për të maskuar ushtrinë  zgjodhi si vendëstrehim Lurën, kur sulmoi ushtrinë  turke në  Albulenë e  ku u zu rob Hamza Kastrioti!!

Lura ka qenë me zë jo në Dibër që po e po,por në Shqipëri,Kosovë e kudo në viset Shqiptare,siç thashë vetëm shkurt jo me u zgjatur,kujtojmë Duvakët e Lurës që nuk kanë lidhje me Mirditën por me Dibrën se me Dibrën e bëri luftën në Fushë-Gjakovë e u derdh gjaku ,deri në gjunjë të kalit thonë dhe sot,kujtojmë përfaqësimin e Lurës në Lidhjen e Prizerenit  ku morën pjesë shumë përfaqësues të saj si:Kole Bibë Doçi,Hasan Kaci, Halil Mena, Ali Mena, Ali Han Vladi etj ku Lura shkoi me Dibrën,jo me Mirditën,,kujtojmë Kongresin Dibrës (23-29 korrik 1909),ku Lura shkoi se ishte e Dibrës. Edhe hyrrjetin Lurianët e pritën me pushkë (1908-1909) . Krahas të tjerëve  me Ramadan Zaskoçinu u dalluan edhe Lurjanët me Hasan Kacin në krye kundër Xhavit Pashës, Edhe në Betejën e Qafëprushit kanë qenë mbi 70 Lurjanë (Bush Vladi, Mud Vladi, Bib  Vladi, Kol Bib Doçi, Ali Sinan Murati)!! Më 1910 në drejtimin e Isuf Karahasanit. Rezistenca e Lurjanëve qe e madhe kundër ekspeditave ndëshkimore të Dërgut Pashës më 1910-1911!! Shumë Lurjanë që nuk shkuan ushtar në Turqi dhe nuk paguan të dhjetëtat e gjelepit dolën malit edhe ndër ta:Hasan Kaci, Suf Islam Kaci, Bush Vladi, Mud Ded Vladi, Isen Het Murati etj. Ndaj hyrrjeti u dogji kullat.Këto që dolën malit I vunë pushkën hyrrjetit në Krajs (krajs quajmë një vend shkëmbor i vështirë për të kaluar) të Shkekes dhe në Majë të Gjeme. Për të ju kundërvënë aneksimit të shteteve ballkanike Lurjanët rrokën armët dhe morën pjesë në luftë kundër serbo-malazeze në kakarriç të Lezhës më 17 Nëntor të 1912.Në këtë luftë të përgjakshme krahas matianëve e Qafëmurrasve, u vranë për mbrojtjen e kufinjëve Lurjanët:Ali Mena, Sul Buci, Suf Mena, Dem Përleka,pra të gjitha këta vetëm në emër të Dibrës!
Kujtojmë 15 Gusht 1920, kur tek vendi i quajtur Ferra e Pashës u mbajt Kuvendi i Arrasit, një kuvend i madh burrash që nuk ishte mbajtur herë tjetër,e ku Lura u perfaqësua Denjësisht si krahinë e Dibrës,dhe këtë e dinë të gjithë se aty në këtë kuvend ka pasur burra nga e gjithë Shqipëria,që vinin të lidhnin besën e që i madhi Frashëri i bashkoi të gjithë si një trup i vetëm besa-besë.Lura e Dibrës pati përfaqësuesit e vet dhe në ngritjen e flamurit në Vlorë në shpalljen e Pavarësisë ku Nikoll Kaçorri u zgjodh nën/ kryetar I qeverisë dhe që ishte pishtar i pavarësisë shqiptare ,megjithëse sistemi pak e përmendi,dhe po ti biem hollë  ishte njëkohësisht edhe Kryeministër i Shqipërisë pasi z.Ismail Qemali qëndronte më shumë jashtë atdheut në shërbim të interesave kombëtare.
Me fillimin e luftës së parë botërore shtetet ndër luftuese pushtuan Shqipërinë,Lura e Dibrës rezistoi ndaj Austro-Hungarezëve dhe që ju vranë e ju internuan shume bijë e bija.Në vitet 1920-1921 Serbët djegin Dibrën, Lura u bë vendqëndrim I muhagjerrëve Dibranë ku të bashkuar luftojnë heroikisht dhe e nxjerrin Serbin jashtë Dibrës. Nën udhëheqjen e Elez Isufit dhe të Ibrahim Gjoçit rreth 30 Lurjanë morën pjesë në kryengritjen e Marsit në krah të Fan Nolit(e cila dështoi) kundra Zogut.Me ardhjen e Zogut në fuqi prapë Lurjanët u inkuadruan në shërbim të qeverisë se tij totalisht, pjesa dërrmuese e tyre marrin pjesë në gardën mbretërore. Shumë Lurjanë ishin me grada në ushtrinë e Zogut si:Bajraktari Mena dhe Doçi (Zabit) i Lurës etj,.Më 7 prill 1939 pati dhe nga Lura në Durrës si Sali Çupi që ndodhej në burg,I cili u rreshtua krahas Mujo Ulqinakut.
Në rradhët e ushtrisë nacional clirimtare u vranë Gjokë Doçi, Dylejman Skana, Ali Çupi.Por nga Lura e Dibrës në rradhët e nacionanalistëve  duke mos u pajtuar me idetë komuniste gjatë luftës dhe pas saj u vranë 34 vetë martirë të demokracisë ,pra Unë faktova shkurt Lurën në 600 vjet që është krahinë e Dibrës!!!!
A mund të dalë pra një dashakeq i Lurës të faktojë vetëm gjashtë minuta Lurën si krahinë Mirditore??????????
Unë e dua Mirditën,nder e kam të më thonë Dibran se jam i lindur në Dibër,por turp se kam të më thonë Mirditor,Shkodran,Lezhjan ........Sarandiot,se jam Shqiptar mbi të gjitha dhe Mirdita është një krenari më vete,ajo kurrë nuk ju nënshtrua pushtuesve të ndryshëm,nisur nga pikëpamja fetare religjionale që e kishin përmendur,Unë desha të them se Mirdita e ruajti fenë e vet të paprekur,të pa asimiluar,çka nuk ndodhi në Dibër ,e që sot kemi fe muslimane të dhënë me forcë në Dibër nga pushtuesit Osmanë (fukaralliku i bën të gjitha) e unë spo hyj në detaje se si u dha,por kemi dhe fenë katolike që u ruajt më së miri nga disa e kryesisht në Lurë ku siç e dini festojmë Pashkë dhe Bajram ,si dhe të gjitha festat e të dy riteve fetare,vetë unë jam musliman,por rakinë dhe bërxollën e derrit bashkë me Mirditorin e shkoj për bukuri dhe i ngrej mirë shëndetet,ata që më njohin e dinë që jam shtëpi fetare,me rite muslimane,por jam Shqiptar dhe dua Shqiptarinë shembull në botë siç jemi deri tani,dua të ju them atyre që nuk janë dashamirë të Lurës ,në qoftë se Lura jonë shkon me Mirditën nuk është turp,por historinë e Lurës si do ta thonë se ajo është e lidhur ngushtë në detaje me historinë e Dibrës ,apo do ti thoni;Na ishte një herë dikur Lura me histori.......,pra të mos jetë Lura  ,një Lakmi,një dëshirë,një çmim,një vlerë e lënë,në  harresë!
Gjithsesi respekt Mirditës e Mirditoreve trima e bujarë,respekt Lurës së Dibrës e njerëzve të mirë jo lakmues,jo hileqar,jo shtrembërues të Historisë së larë me gjak!!!!

Πέμπτη 24 Ιουλίου 2014

Vulë i vuri Kaçorr Lura,!

Tuj shkrepëti mbi male e shkrepa,
Si rrufeja prej Tomorrit,
Shpejt kanë ardhur trimat nga Lura          
Janë Skifterat e Dom Kaçorrit.

Gjëmoj Deti e ushtoj toka,
U tund fusha e u dridh Mali,
vesh e mori gjithë Europa,
Kur foli Ismail Qemali.

Flamur tjetër, jo nuk ka,
s'do të valëvitet në tokë Shqiptare,
Veç Flamurit të Kastriotit ,
Me shqiponjë dy krenare.

Vulë i vuri Kaçorr Lura,
me pak fjalë që sot kanë mbetë,
Te jetë për të vdekur,po vdesim sot,
njërën duam,Flamur o dekë!

Emri yt në histori,Legjendë luftrash për liri!

Emri yt në histori,Legjendë luftrash për liri!

Kjo krahinë me bukuri të rrallë!
Ka rritur trima e Bajraktarë!
Ka bërë faqe në histori!
Si për vete dhe për Shqipëri!

 Sikur bjeshkët kur çelin lulet!
Vlera Lurës kurrë si ulet!
Si shqiponjat qe ngrejnë folenë!
Në shekuj Lura kështu ka qenë!

Ti moj Lura e barotit!
Ke qenë strehë e Kastriotit!
Ty gjithkush ta din Lezetin!
Si për kafen dhe muhabetin!

Lurë ti mos vdeksh kurrë!
Ke shkrujt emrin në Flamur!
Ke lan nam në histori!
Gjithkush sot të ka zili!

Lurë je besë, je dhe Fe!
Je Flamur për Atdhe!
Emri yt në histori!
Legjendë luftrash për liri!

(Teksti D.Brunga!)

Lurjan lind nuk bëhesh kurrë!!

Lurjan lind nuk bëhesh kurrë!!


Lura  ime moj vigane!
E qëndis kudo me male!
Plot me lule e ujë të kulluar!
Me Lurjanë trima e të zgjuar!

Nëpër shekuj në histori!
Ti gjithmonë ke qenë lavdi!
Ngado shkoj unë nëpër botë!
Emrin tënd gjithkush e thotë!


Ti gjithmonë ke qenë e para!
Asnjëherë moj Lurë su mposhte!
Rreze dielli gjithmonë shkëlqeje!
për lirinë e kësaj toke!


Lurë pra emri tu ndriçoftë!
Bukurinë zoti ta shtofë!
Lura e shqipes në flamur!
Lurjan lind nuk bëhesh kurrë!!


(Teksti Brunga.D)

Fe Shqiptari,çdo Lurjan! Feston Pashkë,feston Bajram!

Fe Shqiptari,çdo Lurjan! Feston Pashkë,feston Bajram!


Lura jonë,Lura e merakut!
Hijeshisë dhe e zambakut!
Ku nga malet dëgjon këmbonën!
Mali-malit i përcjell jehonën!


Bujaria këtu s'njeh çmim!
Fjala e dhënë është betim!
Si Lurjani gjen shumë rrallë!
Besën ka në plan të parë!


Si Lurjanët në botë nuk ka!
Kudo i gjen krah për krah!
Fe Shqiptari,çdo Lurjan!
Feston Pashkë,feston Bajram!


Musliman edhe Krishterë!
Asnjëherë në Lurë s'janë ndarë!
Në shekuj bashkë kanë luftuar!
Sup më sup si vëllau me vëllanë!

Lurë moj Lurë e traditës!
Je e penës dhe e dritës!
E veçantë je Lura jonë!
Qofsh bekuar ti përgjithmonë!

    (Teksti Brunga.D)