Κυριακή 31 Ιανουαρίου 2016

Gurë-Lura,një fshat i vogël,por me të gjitha!
























Gurë-Lura!
41°45'29" N
20°13'27" E
~918m asl
(CET - UTC/GMT+1)
Gurë-Lura është një fshat i Lurës që kufizohet në verilindje me Borie-Lurën,në lindje me Qidhnën,për perëndim ka Kunorën e Lurës,dhe jug ka Fushën e Gjurit.

Një fshat i vogël,ku në vitet tetëdhjetë numëroheshin rreth njëqind e dyzet shtëpi ,bashkë me Arthin që gjendet rrëzë Runjës,një majë e lartë që shërben dhe si pikë informuese sidomos për blegtorët,në mbledhjen e bagëtive nëpër vathë darkave!
Ky fshat ka një bukuri të theksuar ,një terren malor tepër të vështirë sidomos për ata që nuk e njohin terrenin e tij,ka perlën e Lurës si pjesë ,pra Parkun Nacional të Lurës,ku bëjnë pjesë ajka e liqeneve të Lurës më me zë si në Shqipëri ashtu dhe në diasporë përtej kufijve të republikës,ka një mori livadhesh plot gjelbërim në këte park që i takojnë këtij fshati,pikërisht nga këta ka marrë dhe famën Lura jonë,pa çka se ky fshat është ndër më të harruarit në Dibër sidomos nga turizmi malor i cili zanafillën duhet ta kishte më parë nga ky fshat,ndoshta dikush do më qortojë,e do thotë që jam gabim se Fushë Lura duhet,jam në një zë me ta,por Gurë-Lura është ajka e Lurës e që duhet të mos anashkalohet,pasi jo se jam unë nga ai fshat,por se ky fshat është qendra e vështrimit si për turizëm ashtu dhe për merita historike të veçanta!
Nga bujqësia aty prodhohen kultura bujqësore siç janë misri,jonxha,gruri,(në qoftë se kujtohet dikush,grurë mbillte kooperativa bujqësore,një fakt që nuk mohohet,po të kujtoni mbjelljet,korrjet e shirjet e grurit),patatja sidomos në Pllajën e këtij fshati,ndërsa për nga pemët,bëhen të gjithë kulturat që njihen në Dibër,si qershitë,mollët,dardhat,gorricat,arrat,kumbullat,kajsitë,manat,karakteristikë në malet përret është luleshtrydhja(frut jo pemë)etj...ka diçka të veçantë se bëhen shumë edhe thanat,madje një lagje e këtij fshati mban emrin Thanë!
Po ta shikosh nga një vend i lartë ,dallon qartazi rrjedhjen e shumë përrenjëve,si dhe minilumin e dëgjuar nga të gjithë SETA,me peshkun troftë që nuk e gjen kaq të freskët me atë ujë të kulluar e të pa ndotur askund në Shqipëri.
Në Gurë-Lurë,kemi pyje madhështorë,me kryesisht,pisha,arrni të bardhë e të zi,kemi bredhin nga i cili me lëndën e tij banorët bëjnë çatiat e shtëpiave,kemi mëllezën,shtogun,fendosën,lajthinë,e një dendësi ahishteje,shkoze,palnjën në Pllajë si dhe dushkun,trëndafilin e egër,murrizin,shelgun e shumë të tjera,veçori ka dhe Blinin e eger,i cili gjendet në Qafë-Kala!
Në këtë fshat ka shumë bimë medicionale kuruese siç janë trumza,qershigla,sherebela(me pakice,pasi Qidhna ka shumë nga kjo bimë),këlkaza,thundër mushka,shtara e zeze dhe e bardhë,shpatoreja,lule delja,lulëkuqeja ose siç i themi lule gjeli,tërfili, lule e zojës,njetrat e shumë të tjera që banorët i mbledhin për shitje,kemi çajin e malit një bio i pakrahasueshëm pothuajse nga shumë vende!Kemi dhe Purresët që i përdorim për peta dhe llëqetat!
Ndër kafshët e egra kemi Ariun e kuq,Ujkun,Dhelprën,Lepurin,Dhinë e egër,Derrin e egër etc..
Në shumllojshmërinë e faunës shfaqet shumë Thëllëza ,Gjeli i egër,Shqiponja,Kukuvajka etc..
Një fshat pa një sipërfaqe kushedi ,por me një shumllojshmëri nga të gjitha,me një klimë të butë mesatare Dimërore,dhe një Verë të freskët,ku dominon gjithmonë ajri 100% i pastër,sot është me pak banorë ,për arsye të shpërnguljes masive të viteve nëntëdhjetë ,kryesisht nga kushtet e jetesës tepër të vështira pasi ,rrugë ska,e nuk mjafton vetëm kjo as dorë të shtetit nuk ka që të lehtësojë sado pak vuajtjet e banorëve në këtë Perlë Lurjane që nuk duhet braktisur!
Gurë-Lura është e veçantë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës,ajo me Relievin e saj malor e shkëmbor është mahnitëse,e pakrahasueshme,një vend i paparë,ndonëse këta epitete nuk i përbën për banorët e saj,pasi siç dihet jeta e fshatit është e vështirë e për rrjedhojë nga lodhja e tepërt nuk ia dinë rëndësinë natyrës së bukur të këtij fshati,ndërsa për vizitorët në qoftë se do ju krijoheshin kushte sidomos në infrastrukturë do të ishte një zbulim i ri turistik i pa vizituar,vetëm një imagjinatë e vogël mjafton e të merr vetë në brendësi pamja e këtij fshati.
Sikur të hapej në Runjë një pikë turistike ,e pse jo dhe me një kamp të vogël me shtëpia pushimi ,do ishte e bukura ,do të ishte gjithçka që do të dëshironte një pushues,vëzhgues,e pse jo dhe vetë Lurjanët do të ishin të parët që do qëndronin në Runjë,e çka do ju fuste edhe më tepër dëshirën për të mos e braktisur këtë vlerë të paditur e imagjinuar ndonjëherë,një pikë kjo nga ku mund të shikohet qartazi Dibra ,e shumë zona përreth,ku vetëm pamjet do çlodhnin çdo njeri,e do bënin për vete shumë vizitorët që do ishin jo të paktë në numër,vijojmë me të tjera pika ku përmendim Xharxhishtin,këtu do kishim një tjetër turizëm të fuqishëm pasi këta pika njihen vetëm nga çobanët,askush nuk ka marrë mundimin ti vizitoje,ja kalojnë të bukurës,ja kalojnë asaj që quhet RELAX,e do ishte mirë dhe për Qidhnën kjo!
Një pikë tjetër do ishte Qafë-Kalaja ,aty ku është qetësia,ajri në këta pika ,pothuajse ja kalon çdo vendi në Europe për nga pastërtia,me aq sa di unë,ndoshta ka dhe vende të tjera,por nuk jam kaq i sigurtë,një gjë di të sigurtë që :"Lurjanët shkelin përditë mbi Flori,por nuk e dinë se jo nga padituria,por nga neglizhenca e infrastrukturës,dhe pafuqia për të ngritur një biznes sado të vogël në këta pika që do ishin kulminante si për Verë ashtu dhe për Dimër".
Ashtu siç po flas për këta vende piktoreske të Gurë-Lurës ,do i shtoja edhe në Gropë të madhe,siç quhet një tjetër pikë turistike,e duke vijuar me Buzën e Shkëmbit,Buzat e Dede,e pastaj vijon Parku Nacional ,ku me një rrugë të asfaltuar edhe pse është kthyer në katastrofë nga dëmtimet e pyjeve,prapë se prapë do të ishte një pikë turistike e pa imagjinueshme!
Që të flas dhe për pika të tjera tani për tani është lodhje,madje jam i sigurtë që disa edhe do të më përfolin e ironizojnë ,dhe kanë të drejtë ,pasi faktikisht është e pa arritshme ,e pa realizueshme sot për sot,por që unë i them si ide të lexohen mbase dikush kujtohet për ata Pllaja,ata vende kuruese,mbase kujtohet dikush për Lurjanët e vuajtur,për Lurën të cilës edhe në mos i paçin asnjë borxh,të paktën rrugën e asfaltuar ja kanë borxh,se nuk është vënë dorë qysh se është krijuar Kombi yne i shtrenjtë!
Vlen për tu përmendur dhe ana Arkeologjike e fshatit,që është e pa prekur,pa u kërkuar e zbuluar,kemi historik tepër të lashtë,rrugët me kalldrëm të kohës Ilire që zbresin nga Pllaja e fshatit e arrijnë deri në Borie-Lurë,kemi Kalanë e Legjendës së kombit Gjergj Kastriotit (Skënderbeu),dibekun e kafes se Skënderbeut siç e quajnë e për fat të keq e kanë dëmtuar plotësisht ,për arsye që nuk dihen,kemi varret Ilire,Kishen në Fushë të Pelave,varret Katolike në fshat,si dhe karakteristikë e veçantë ku ndonëse fshati i përket besimit Musliman sot ,ai feston edhe festat pagane të të parëve ,pra festat katolike,gjë që rrallë dallohet në vendin tonë pothuajse ose fare ,e Lura e ka veçori në përgjithësi për ta radhitur në Gines në planet!
Dikur me rreth 600 banorë,ky fshat kishte ,depo ushtarake,çerdhe fëmijësh,kopësht fëmijësh,furrë-buke,farmaci e mjek (ndjese paste z.Halit Murati ,mjek i pa arritshëm e i buzëqeshur gjithmonë,i palodhur e punëtor fisnik),shtëpi kulture me drejtues Murat Muratin,shkollë fillore,e tetë vjeçare (flas vetëm për periudhën që mbaj mend unë),me drejtor z.Dervish Murati,një profesor i kualifikuar e me nivel të përgjithshëm,pas tij unë në këtë shkollë mbaj mend si drejtor edhe Profesor Ahmet Muratin,nje njeri shumë i përgatitur,edhe ky profesional e madhor ,sot nuk kanë mësuesit këtë lloj niveli,mos më qortoni ju lutem them çka besoj unë,ndoshta e qofsha gabim,,një vend të veçantë në kujtesën time padyshim ka profesori i paharruar z.Halit Nezha nga i cili mësova alfabetin,aritmetikën,etc....për herë të parë në ato banka,një njeri i qeshur,e i palodhur,një njeri i cili të bënte të duash shkollën,respekt për ju profesor Haliti i paharruar!
Unë nuk përdori fjalën mësues për këto se për nivelin e tyre krahasuar me të sotmit ishin Pedagogë.
Kjo shkollë krahas nivelit arsimor të kualifikuar ka patur laboratorë të kompletuar Kimie,Fizike,Biologjie,ka patur vegla muzikore të ndryshme,ka patur edhe tv në atë kohë,sot jo që nuk i ka,por vetë shkolla është gërmadhë,një fatkeqësi e madhe kjo për këtë fshat!
Profesorë në këte shkollë të paharruar ishin: Muhamet Zaimi,Petrit Zili,Zeqir Elezi,Neki Hysa,Astrit Loka,Abaz Hoti,Halit Hoti,Dashnor Xhaka,Hajri Hasa,Lindita Riza Murati,Lindita (Vladi)Murati,Luftime Murati,Shpresa Nezha,Gani Nezha,Hamit Nezha, (kuptohet këta që unë mbaj mend),profesorë që janë me të vërtetë për tu admiruar me respekt maksimal,pasi në ata vite me ata profesorë shkolla e Gurë-Lurës ishte më e dalluara në rrethin e Dibrës,e ku nga kjo shkollë kanë dalë njerëz me potencial,njerëz që janë të rrallë e të kualifikuar,që gjenden në instanca të larta të shtetit,biznesmenë,doktorë etc..,për tu përmendur janë: Abaz Deda,Besim Murati,Ramazan Kalia ,Selman Kalia,Halim Nezha,Isuf Murati,Beqir Deda,Veli Deda,Luan Gjogjegja e shumë të tjerë të cilët do i përmend më vonë!
Dyqani i fshatit kishte shitëse Sulltane Muratin,e Furra e Bukës kishte Lazime Muratin,këta dy zonja ishin Humanet e fshatit,nuk linin familje pa ndihmuar,ndonëse arka ishte e shtetit,prapë ndihmonin gjithmonë familjet që ishin në gjendje të rënduar ekonomike,respekt e pleqëri të mbarë ju uroj unë përzemërsisht këtyre dy zonjave humane të fshatit e tepër të veçanta në buzeqeshjen e bujarinë që kishin me të gjithë!
Si elektriçistë të fshatit kanë punuar babai im Tahir Brunga,Jashar Hoti,Arif Deda etc!
Në fshat ka patur postë telefonike,Korrier,dhe shtyp javor të kohës së atëhershme (socializëm),mbaj mend Ramadan Dedën këtu.
Ndër aktivitetet kulturore të rinisë së atëhershme kujtojmë koncertet ,si dhe marrshimet ,në Kunorën madhështore me pikat kyqe të saj ,siç ishin Qesat,Fusha e thatë,Fusha e Pelave,Liqeni i Luleve etc,vlejnë të përmendet aktiviteti sportiv i Futbollit që mbahej ne 10 Korrik të çdo viti e ku luante Rinia e fshatit tonë ,me Rininë e Matit,e ku nuk mund të harrohen Misim Murati ,Agron Murati,Latif Murati e shumë të tjerë që i jepnin gjallëri asaj kohe që nuk vjen më në këtë fshat e kjo është keqardhje!
Gurë-Lura ka patur tre gatërra ,(Sharra të ujit) për përpunimin e lëndës drusore,dy prej të cilëve janë lëshuar nga Gjyshi im Sulejman Abaz Brunga i cili ka qenë dhe Imam i këtij fshati,dhe një tjetër në burimin e Setës që është lëshuar nga xhaxhai im Veli Brunga,gjithashtu ky fshat kishte zdrukthëtari,mbaj mend në fillim njëra ishte në qendër të fshatit dhe punonte aty Riza Murati,pastaj e rindërtuan zdrukthëtarinë afër gabinës elektrike në fshat,e aty ka punuar Islam Murati,ndërsa më vonë hapën dhe zdrukthëtari private!
Për Gurë-Lurën nuk është shkruar fare,as për bukuri,e as për banorët fisnikë të saj,ajo ja kalon,një fjale të vetme fshat,ajo hyn kudo që të mendosh,ne besë,mikpritje,bujari,thjeshtësi,kulturë,mençuri,ajo është e bukura e asaj që quhet Lurë,e që i ka dhënë famën turistike e jo pak dhe anën historike,të virgjër,të pashkruar,nuk e di se pse,arsyet,apo thjeshtë është harruar!!
Banorë të Gurë-Lurës janë këta fise: Nezha,Kalia,Kallaba,Brunga,Deda,Murati,Hoti,Gjogjegja,ku secili prej tyre ka një karakteristikë e histori më vete,e që unë do flas pak me aq sa di e që më kanë treguar për to.
Në Gurë-Lurë fise Autoktonë nuk ka,të gjithë fiset janë të ardhur nga Hoti,e Malësia e Shkodrës,nga Gucia etc,,,të shkruar dokument nuk ka,nuk ekziston një dorëshkrim për këtë,por edhe unë që shkrova ,kam pyetur,njerëz me peshë në Lurë siç ishin:Ahmet Përleka,Xheladin Tollja,Hilmi Kolgjegja ,me këtë të fundit kam qëndruar e biseduar shumë e për shumë gjëra,sot këta nuk jetojnë,i lehtë u qoftë dheu,por për Lurën ata nuk kanë vdekur,janë të gjallë se kanë punuar e kanë lënë vepra Monumentale Lurës sonë që e deshën me gjithë shpirt e që Lura nuk do ti harrojë kurrë.
Fiset Autoktonë të fshatit janë shpërngulur,e ikur me forcë nga pushtuesit Osmanllij Turqë,kryesisht në fundin e viteve të shekullit të katërmbëdhjetë,pra pas vdekjes së Gjergj Kastriotit,legjendës së kombit tonë,ata ikën e u vendosën në jug të Shqipërisë,e Greqi,kam lexuar e pyetur,saktësisht detaje nuk mund të jap.
Banorët e Gurë-Lurës që erdhën si të rinj e u vendosën në këtë fshat,u lidhën ngushtë mes tyre,deri në kohën e sotme kanë qenë një grosh siç themi në fshatarçen tonë,ata u bënë në një,ku me Kumbarllik,e Famuj,as nuk merrnin e as nuk jepnin vajza mes njëri-tjetrit,(kjo sot ka ndryshuar pak,dhe ska gjë të keqe ,pasi lidhjet nga ana e gjakut kanë bërë breza tani e janë larguar sadopak,por sidoqoftë akoma jemi të lidhur),ata ishin unikë,tokat i punonin së bashku,mbjelljet,prashitjet,korrjet,gjithmonë së bashku,kositjet e barit për bagëti,ndërtimin e shtëpiave,kullave siç mund ti quajmë ,gjithmonë së bashku,vlen të dallojmë një karakteristikë të veçantë te këta banorë,ishin mjeshtra në punimin e gurit,gdhendjen e tij,ishin mjeshtra në punimin e drurit,Gurë -Lura kishte banorë fisnikë e punëtorë dhe ka,kishte njerëz që për çdo gjë ,ngatërresa apo ndarje kufijsh ,mblidheshin parësia e fshatit e kryesuar nga pleqë të mençur,pleqë me taban,që ju shkonte fjala e besa,dhe e zgjidhnin çdo problem!
Në Gurë-Lurë nuk ka ekzistuar fjala vjedhje kurrë,në këtë fshat kishte vetëm buzëqeshje e afërsi mes banorëve,në të mirë e në të keqe ,ata ishin bashkë,duke qenë një fshat i vogël,dhe banorë pak,nuk ka pasur,ose nuk ekzistonin ,mosmarrëveshje,kuptohet të llojit agresiv,pleqësia e fshatit mblidhej kryesisht netëve të Dimrit e bisedonte gjatë problemet e fshatit,mbledhja bëhej me radhë e nëpër shtëpia që i caktonin bashkarisht se ku,atje flitej me radhë,gjithmonë citoj ato gjëra që i di ,ose dëgjuar disa herë,asgjë më shumë,për tu përmendur për kohën time që mbaj mend ,kanë qenë: Mudë Nezha,Baftiar Kalia,Sali Kalia,Osman Kalia,Hamit Kalia,Rrem Hoti,Sabri Gjogjegja,me lalën Sabri siç e thirrja unë dhe një pjesë e mirë e fshatit kam folur shumë herë,nuk jetojnë,qofshin të paqes e të pa harruar ,këta unë i mbaj mend vetë,të dëgjuar kam shumë Xhepë Muratin,Rrem Muratin,Sulë Muratin e shumë të tjerë,që du ti përmend por kujtesa e bën të vetën,rëndësi ka që ky fshat kishte njerëz të mëdhenj e krenarë,nga ky fshat ka patur edhe pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare,unë dy sjell në kujtesë,por ka dhe të tjerë e sigurtë,e kërkoj ndihmën nga ata që dinë,këta të dy janë: Han Deda dhe Dalip Nezha.
Të flasësh për Gurë-Lurën dhe banorët e saj,nuk mbaron se çdo minutë të vjen dikush në mendje,ajo çka është e rëndësishme për këtë fshat ndodhet brenda tij,në shpirtin e banorëve të tij,vuajtjet e sakrificat e tyre ,në shpirtin e tyre fisnik e bujar,në besën e fjalën që mbajnë këta banorë!
Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër sa për ti dhënë një kuptim lexuesit për këtë fshat të harruar,që nuk ka shkruar dikush për të,por që në vetvete është Gurë-Lura ,e Lurës,ku i gjen të gjitha,të bashkuara nën hijen e të bukurës Gjeografike,dhe krenarisë Historike!
Shkruar nga Dritan Brunga!
Paris më 24/01/2016

Τρίτη 19 Ιανουαρίου 2016

Sulejman Abaz Brunga,hedhësi i parë i sharrës me ujë të përpunimit të lëndës drusore në Shqipëri!

Shpesh citoj,verbohem,flas me nerva,është absurde,e pafalshme kur lexon gjëra që nuk janë,gjëra të shkruara kot sa për të mbushur faqet,për volum!
Është e turpshme,jashtë normales ,është një faj,gabim i rëndë të ju transmetohen brezave të rinj histori të trilluara,të sajuara,pavërtetësi,volum bosh .
Dibra ka histori,veçori,kulture,art ,mendje të mprehtë,Dibra ka Alegorinë e veçantë,humorin alegorik,folklor të pasur,Dibra ka çdo fis me nje pike mbi (i) në historinë e saj,të shkruash ,natyrisht që do lësh gjëra pa thëne,se Dibra është e madhe,të tillë ka dhe emrin,por të veshë gjëra të tepërta në historinë Dibrane,kulturën e saj,kjo është fatale,është absurde,ti shkruash fiseve të Dibrës me pagese kjo është në vetvete një krim,dihet që kush punon pa guhet,edhe kush shkruan  duhet të paguhet,por ama nga vlera të paguhet,nga shitja e materialit të tij,nga suksesi i së vërtetës!
Të trillosh,të ngacmosh njerëz të gjallë apo të vdekur,kjo është po prapë një krim,përveç krimit historik ,kemi dhe krimin ngacmim ,njerëzish,fisesh,intelektualë e të thjeshjtë!
Që të dal në temën aktuale,unë nuk do referohem gjatë e në fise,thjeshtë dua të bëj me dije ata që më duan e respektojnë,dua të mbaj dinjitetin e njerëzve të mi,gjakut tim,të ju ruaj traditën e bujarisë e mikpritjes,të ju ruaj krenarinë të paprekur,të ju ruaj vlerat e tyre që ju takojnë ,që Dibranët na i çmojnë,e që ne Dibranëve ju themi përzemërsisht faleminderit!
Referuar Gjyshit tim Hoxhë Brunga (Sulejman Abaz Brunga),kanë shkruar hiç për të historianët e Dibrës,kanë vjedhur shumë nga ai historianët e Dibrës,kanë përvetësuar e njësuar shumë nga ai historianët e Dibrës,tani na e nxorën dhe valltar ahahahahahah,ju them që ishte një Imam i zoti,e njeh kushdo në Dibër e nuk më takon mua të flas për këtë,krahas kësaj ai ishte një mekanik i zoti,i shkolluar e i mprehtë,i bëj me dije Historianëve që Sulejman Abaz Brunga është,projektuesi,arkitekti,ndërtuesi i mullinjëve të ujit dhe i sharrës së parë me ujë në Shqipëri ,për përpunimin e lëndës drusore kryesisht  dërrasë,që as gatërrat elektrik pas viteve shtatëdhjetë ,kur mbaroi elektrifikimi i Shqipërisë,nuk mund ta bënin!
Pa u zgjatur ,se nuk dua të flas për njerëzit e mi,e se kam të udhës në karakter të marr majat,ai ka punuar në të gjithë veriun e Shqipërisë,edhe kur u hap kanali i Setës në Gjalicat e thepisura të Lurës ,ai ishte një ideator,kurajus ,pasi kishin frikë njerezit se do realizohej,fakt ky jo gënjeshtër,unë e kam në video të filmuar nga Televizioni Shqiptar në atë kohë,ai ka punuar pa u lodhur,i luftuar nga sistemi i asaj kohe,për faktin se ishte dhe Imam,unë di kush e pse,unë di shumë,flas pak se nuk preferoj të flas,ajo kohë për atë kohë,sot është për sot,por citoj që nuk ishte valltar,por "kërcente vallen e fundit të jetës" ,këtë të thoni e shkruani,ai ishte inxhinier,me punën e tij deri ne 1,50 metro gjerësi u çanë dërrasat e pishave në Lurë,Pukë,e gjetkë,po këtë zanat ai ja kaloi xhaxhait tim të ndjerë Veliut,icili  po si ai punoi me nder,në shi e borë,pa u lodhur,ndërsa babain tim e dërgoi në shkollë për elektriçist,edhe babai punoi pa u lodhur në elektrifikimin e Shqipërisë por i luftuar nga monstrat komuniste në Dibër që nuk e lanë kurrë rehat,se ishte ndër të kualifikuarit e asaj kohe,të gjithë e dinë ,pak flasin,se e dinë mirë se sot dalin sheshit,shkurt e butë ishim të respektuar nga dashamirët e të rrethuar nga armiqtë komunistë të asaj kohe,po si pëlqej dikujt,une faktoj me emra madje,por siç thashë ajo kohë për atë kohë,e sot për sot,nuk është udhës inati e grindjet,por të thuhen të vërtetat për Dibrën e Dibranët,se eshtë detyrë e është për të mirën e Dibrës e Dibranëve,që shekujt i kanë provuar me të gjitha,besoj se çdokush më kuptoi,i referohem gjithmonë gënjeshtrave,ata luftoj,si për njerëzit e mi ashtu dhe për historikun e Dibrës që e duam të gjithë se aty lindëm e u rritëm,duke përfunduar ju them,/:Mos ngeltë kush pa miq e dashamirë,por dhe pa armiq se kta të fundit na shtojnë kurajon e forcën për të jetuar!

Πέμπτη 21 Μαΐου 2015

Lura jonë e bukura e dheut!

Shtatë liqejt e Lurës
Janë shtatë pika loti
Fat ka Lura që I ka
Mrekulli prej zotit

Si shtatë yjet që ndriçojnë
Këto shtatë bukuri
Dhe Ylberit ja kalojnë
N’shtatë ngjyrat e tij

Ka freski e ujë të kulluar
Kjo Kunorë përrallore
Me zambakët e liqenit
Të bardhë si lule bore

Lura jonë e bukura e dheut
Me kto madhështi
Është streha e Skënderbeut
Flamur në histori

Je e bukur ti moj Lurë
N’ato male e kodra
Je si lulet e pranverës

Fllad për zemrat tona.

Δευτέρα 5 Ιανουαρίου 2015

Treguar nga Sulë Brunga ,Gurë-Lurë në vitin 1965!

Dibeku i kafes së Skënderbeut!

Treguar nga Sulë Brunga në vitin 1965 kur ishte 80 vjeç!

Mbledhur nga z.Hilmi Kolgjegja,e botuar në Folklor nga Dibra7!
Përshtatur në letrare nga D.Brunga!

Në Xhaxhaj të Gurë-Lurës nën Karakollin e Skënderbeut,është një gur i madh i shpuar rreth 40 centimetra të cilit i thonë ;Dibeku i kafes së Skënderbeut!
Në kohën e Skënderbeut kafen e kafërdisur e shtypnin në vrimën e këtij guri që i thonin Dybek,dhe pastaj bënin kafen që e pinte Skënderbeu me ushtarët e tij,që nga ajo kohë këtij guri i ngeli emri :
"Dybeku i kafes së Skënderbeut"
   (shënim)********************
Guri për të cilin bëhet fjalë sot nuk ekziston,pasi kërkuesit e floririt e copëtuan me dinamit në vitin 2012,vendi është por per kultin në fjalë fatkeqësisht as shteti nuk vuri dorë në ruajtjen e mirëmbajtjen e tyre!
---------------------------------------

Skënderbeu merr Xhitetin në Arras etj...!
Skënderbeu para ka marrë prej turqve Xhitetin në Arras,pastaj ka marrë Istikamin e Xhitetit ne Sinjë,Istikamin e Xharxhitetit dhe u fut në Xhaxhaj të Gurë-Lurës!
 --------------------------------------
            Kastrioti!
Kastrioti ka qenë 8000 hane,që në kodër të kullës,në krah të Kishavecit e dalë në Kastriot.
Kalaja e Skënderbeut është sipërë në Kalanë e Volës,përmbi Sohodoll,atje janë themelet me gurë e gëlqere,e plita dheu,me të thëna Skënderbeu kërcej me kalin e tij e hodh në anën e përtejme,ku duken gjurmët e kalit sot e kësaj dite!
---------------------------------------------------------------------------------------
    Mbi vendlindjen e Skënderbeut Sulejman Abas Brunga ka thënë:

Kur isha në shkollë në Stamboll të Turqisë pyeta një mësues historie ,pasi po fliste shumë për Skënderbeun,se nga çvend i Shqipërisë ishte? 
Ai duke më shikuar me inat nuk pati se nga ti ikte pyetjes sime ,por mu përgjigj shkurt:
Skënderbeu është nga një fshat i Dibrës që quhet Çelias,unë menjëherë e kuptova se bëhej fjalë për Çidhnën e Dibrës se aty isha edhe nip!

***********************************************************


Κυριακή 4 Ιανουαρίου 2015

Gojëdhëna nga Lura për Skënderbeun!



Rrethimi i Skënderbeut në Kala të Varoshit!

Treguar nga Zenel Buci kur ishte 80 vjeç,e mbledhur e botuar në Folklor nga Dibra 7,me Autor z.Hilmi Kolgjegja!

Përshtatur në Letrare nga D.Brunga!

Skënderbeu ishte i rrethuar nga turqit në Kala të Varoshit.
Atij i kishte mbruar ushqimi për Ushtarët ,dhe i kishte ngelur vetëm një shinik grurë!
Skënderbeu merr grurin dhe ushqen me të një gomar ,të cilin pasi hëngri komplet grurin e hedh nga maja ku ndodhej Kalaja në humnerë,duke qenë lartësi e madhe ,gomari copëtohet dhe i del gruri që sapo kishte ngrëne nga barku!
Turqit çuditen kur shikojnë grurin ,pasi ata ngaqë kujtonin se Skënderbeut i kishte mbaruar ushqimi për ushtrinë ,mendonin që të sulmonin e të mundnin Skënderbeun me ushtarë,kështu që menduan se Skënderbeut nuk i paska mbaruar ushqimi ,pasi paska aq shumë sa ushqenka dhe kafshët dhe ikën nga rrethimi që të prisnin dhe ca kohë e të sulmonin!
Sapo u larguan turqit,Skënderbeu dërgon fjale Lurës që ta ndihmonte,menjëhere Lurjanët u mblodhën dhe shpejt e shpejt m-bushën koshat me grurë dhe armatim e i mbuluan  për sipër me eshkë farke që të mos dukej gruri dhe armët,nxihen nga fytyrat e tyre me thëngjij zjarri të fikur e u banë të duken si xhypç ,ngarkojnë kuajt e nisen për në Varosh ku ndodhej Skënderbeu!
Rrugës ndalohen nga rojet turke,të cilat i pyesin Lurjanët se ku po shkojnë!
Ata u pergjigjën se janë xhypç e po shkojnë në Mat për të bërë pazar,rojet turke u gënjyen e i lanë të kalonin Lurjanët!
Ata sapo u larguan nga rojet turke kthejnë rrugë e nisen për në kala të Varoshit!
Skënderbeu sapo i pa u gëzua fort e i mbajti Lurjanët e bashkë me to nisi sulmin kundër ushtrisë turke të cilën e mundën!
Skënderbeu për këtë të mirë që  i bëri Lura i bekoi Lurjanët e ju tha:"Sa herë shkofshi në luftë,gjithmonë fitofshi o Lurjanë",dhe është e vërtetë,sa herë Lura ka ba luftë asnjëherë nuk është mposhtur,por që nga ajo kohë,Lurjanëve ,për këtë që bënë duke u lyer si xhypç për të ndihmuar Skënderbeun ju ngeli emri:"Xhypçit" e Skënderbeut!
***********************************************************

Δευτέρα 10 Νοεμβρίου 2014

Mena ,Bajraku i Lurës ,krenari për Lurën,Bajrak i vetëm për Dibrën mbi nëntë malet e saj!Vigan!!

Mena ,Bajraku i Lurës ,krenari për Lurën,Bajrak i vetëm dhe për Dibrën!
Siç kemi shkruar herët e tjera për Lurën dhe fise në Lurë ,kësaj radhe do ti referohemi Bajrakut të Lurës e pikërisht Fisit Mena në Lurë,një fis jo i vogël,nje fis qe vitet komuniste jo pak ka hequr ,me internime,djegie shtëpishë ,duke u quajtur kulakë e internuar,duke u përbuzur disi,ndonëse Lura nuk është kaq e madhe ,e njerezit njihen me njëri-tjetrin dhe mbajnë njëri -tjetrin ,traditë kjo e Lurjanit në shekuj!
Ndonëse një fis Musliman pasi siç e dimë rreth viteve të fundit te shekullit XVII ,dhe fillimin e shekullit të XX patem një depërtim të muslimanizimit në Dibër e Lurë ,por në veçanti për Lurën ,ndonëse unë jam vetë shtëpi fetare e quaj një shartim të fesë Krishtere ,pasi Lura feston Bajram e Pashkë ,dhe nuk ka dallime religjionesh fetare,
Mena i Lurës ishte i respektuar me të gjithë,Mena në Lurë e Dibër ishte pjesëmarrës në çdo kuvend e luftë që bënte Dibra!
Në vitin 1757 filluan konvertimet nga katolik, në musliman. Dhe në këtë kohë numëroheshin 23 shtëpi katolike krahas 90 muslimane.
Lura është bajraku kryesor i grupit të tmerrshëm të Dibrës “Tigrat e Dibrës” - ka shkruar Edith Durham.
Mena i Lurës kishte marrë titullin Bajrak nga Sulltani,Titull ky që sipas mendjes së Sulltanit Turk ,do e bënte Menën të kthehej në shërbim të interesave turke,por që kjo nuk ndodhi kurrë ,pasi Mena jo vetëm që nuk ndihmoi turqit,por ishte dhe organizues kryesor në betejat që bëheshin kundra turqëve!
Lura nuk i paguante asnjë farë takse Turqisë, “përveçse kur i nevojitej si aleate kundër  skllavëve në veçanti. Kjo pa tjetër që ishte meritë e Menës dhe e Doçit (zabit) të Lurës,ku nuk duhet te harrojme kurre meritat dhe lidhjet e Menes me Doçin,pasi i lidhte i njejti ideal,lufta kunder turkut!
Në vitin 1771 Mehmet Pasha mori urdhërin e Vezirit të Shkodrës dhe  biri i tij, Mahmudi, zotëroi sanxhakun e Shkodrës dhe titullin Mirimiran, ndërsa djali tjetër kishte  sanxhakun e Elbasanit”. Grada e vezirit kishte shtrirjen e kontrollit të vezirit Shkodran edhe në sanxhakun e Ohrit,e në Dibër. Për këtë ngjarje, konsulli venedikas i Durrësit njoftonte qeverinë e vet në fillim të vitit 1772, se Mehmet Pasha u bë aq i fuqishëm, sa “prej kufijve venedikas gjer nën Manastir komandon absolutisht dhe e druajnë të gjithë”.
Po ne kete Vit Mehmet Pasha(Veziri i Shkodrës) që kishte influencën në Ohër e Dibër mbarë dhe që ja kishin frikën,thërret ,Bajraqet e Ohrit,dhe të Lurës që ti bindë e ti nënshtronte,sidomos Menën e Lurës që asnjëherë nuk i ishte përgjigjur urdhërave të turkut.
Sipas zakonit Bajraku shkonte me tre pjesëtarë, djem të zgjedhur dhe me Flamur,kur shkuan në Shkodër ,Bajraqet e tjerë ,për të hyrë tek Veziri ulnin Flamurin e hynin në portën e hyrjes ku qëllimisht për këtë punë me qëllim të uljes së flamurit,vetë Veziri kishte dhënë urdhër që në rrethimin e tij ,porta të kishte sipër një tra ,që do bënte pa ju thënë çdo Bajraku që shkonte të takonte Mehmet Pashën ,të ulte Flamurin që mbante,por ndodhi e kundërta me djemtë e Lurës,pra me Menën e Lurës ku,njëri mbajti Flamurin ,e dy djemtë e tjerë hoqën traun e portës ,e hynë tek Veziri.Të pyetur nga Veziri se perse prishën portën,Mena i tha :Unë kam ardhur të takohem se më keni thirrur,nuk kam ardhur të ul Flamurin,se kurrë këtë nuk do ta bëja,në don të flasësh me Bajrakun e Lurës dhe të Dibrës mbarë urdhëro se po dëgjoj,në qofte se jo  ,une iki nga kam ardhur,e kështu bëri ,iku me flamur në dorë e pa e ulur,kjo tregon,trimërinë,atdhedashurinë dhe patriotizmin që kishte Mena i Lurës ,Bajraku i Dibrës!
Bajraku i Lurës dhe Dibrës pra Mena i Lurës ,ka marrë pjesë dhe në Lidhjen e Prizerenit më 10 Qershor 1878,ku kanë lidhur besën me mbrojtur vatanin nga kthetrat e turkut  ;Këtu morën pjesë ; 1)Ali Mena,2)Sali Mena ,3)Suf Mena,4)Halil Mena,5)Kolë Bibë Doçi,6)Hasan Kaci  ,7)Ali Han Vladi etj..
Luftë ban Lura nat maj kepi!!
Në karadak luen tërmeti

luftë ban Lura nat maj kepi

si trem topi as sulltani

tuj ba hof si arush mali

tabe ntabe po shkojnë te krali!



Sali Mena del ne ate lak

 si t'ia bajmë or Murat

or Murat Mutati i gjurit

shkul bajrakun venja murit

 në prizeren lidhet besa e burrit!



digjet huta si flaka e pishës

 fishkëllejnë plumat në mangë të kmishës

 në istikam e shkrep e në shkrep

po u faru fmija në djep

trojet tona sdurojn as kral as mbret!



bini burra te derdhim gjakun

def ta bajmë sot karadakun

Lurës ton nalt tia mbajmë Bajrakun!

 Jo i pakët ishte kontributi i Menës ,Bajrakut Lurjan e Dibran edhe në luftë kundër Austro-Hungarezëve dhe Serbëve!
Në korrik të vitit 1916 austriakët kryen masakra çnjerëzore në Lurë.Vetëm në degën e qershisë te kisha e Lurës u vranë 108 njerëz, krejtësisht të pafajshëm por me gjithë atë personalitetet e larta ushtarake ecivile kanë qënë të detyruara të japin konsideratat e tyre maksimale.
 Ushtarët Austro-Hungarez për tu hakmarrë vranë 108 Luras ne mes tyre edhe gra ,dhe rreth 60 të tjerë I interrnuan në kampet e Kotorrit si dhe në vende të tjera.Në vitet 1920-1921 Serbët djegin Dibrën, Lura u bë vendqëndrim I muhagjerrëve dibranë ku të bashkuar luftojnë heroikisht dhe e nxjerrin Serbin jashtë Dibrës. Nën udhëheqjen e Elez Isufit dhe të Ibrahim Gjoçit rreth 30 luras morën pjese në kryengritjen e marsit në krah të Fan Nolit(e cila deshtoi) kundra Zogut.Me ushtrinë e zogut u inkuadrua edhe Mena!
-"Ahmet Zogu në at të zi,
nga e ke nisun këtë ushtri?
-N'karadak kismet me hi,
bajraktari na u ka pri
Bajraktari në gjys t'motit,
hic s'po i tutet gjyles topit.
Po vjen gjylja varra-varra,
bajraktari i del perpara.
Po vjen gjylja vija-vija,
Dem Përleka çejfalia.
Po vjen gjylja rrema-rrema,
po i del para Isuf Mena
Isuf Mena i mirë në të pa,
në Kakarriq trimi asht vra.
Ali Mena paska thanë:
"Tane parise falëmeshnet,
falmeshnet e me ju thanë,
me kta burra që kam qanë,
marre Flamurit s'i kam lanë."


Krahas kësaj në vijim të luftës Antifashiste nacional-çlirimtare po prapë ishte i pranishëm Mena i Lurës,por me një ndryshim kësaj radhe Bajraku i Lurës dhe Dibrës do të ishte kundër ideve komuniste të cilat jo pak i pagoi,u vranë nga fisi i Menës : Tahir Selman Mena, Selman Ali Mena, Hasan Selman Mena, Bajram Selman Mena, Lam Selman Mena, Man Selman Mena, Qazim Selman Mena, Ali Hakik Mena, Isa Hakik Mena,si dhe u interrnuan në Berat Familja Mena!Reprezaljet vazhduan. Nga Lura janë dënuar me burg politik 28 vetë,e nder fisin Mena jane:
Ali Hakik Mena ,Isa Hakik Mena, Rramiz Mena, , Mexhit Mena,!
ISA MENES!!!
Ish ditë Maji, n'Korab bora nuk ka shkri,
Mjegull e borë ndajnë Isanë nga shok't e tij.
Ktë trim Lure shpejt e dikton sigurimi,
Pushkë e gjamë i vihen prapa këtij trimi.

Rrallë po qet, por s'don me vra ky rrem bajraku,
Të pafajshmit s'don ti derdhet një pikë gjaku,
N'dorë i gjallë Isa Mena s'don me ra,
Si luan po vrapon bjeshkës pa ia da.

Një plumb n'zemër jetën trimit iam ka prerë,
Si nje lis që vret rrufeja ra n'humnerë,
Plagën e nxehtë c'po ia ftoh ujët e borës,
Gryke e pushkës ç'po i nxeh pellambat e dorës.

Dhe pse vdiq, si hijenat i rrinë përmbi,
Ta poshtërojnë më shumë duan, se s'janë të ngi,
Nëpër shkrepat e Korabit duan me e lanë,
Që ta hanë egersirat ktë vigan.

Radomira seç u mblodh burr për shpi,
Fort nalt 'zanin po e ngre në Qeveri:
-Ketij burri që na u vra n'sinorin tonë,
T'gjitha nderet do t'ia bëjmë si asht zakon.

Ndofta mortin e ktij burri s'mund ta hapim,
Por, ta marrin nëpër këmbë, kujt s'ia japim,
-Mos harroni, një meritë të madhe ka,
Pushkës grykën lart ia mbante, mos me vra.

-Se një ditë,  ndofta, vijnë dhe e marrin,
Kush ka goje t'i thotë Lurës:S'ia dimë varrin?"
Me u dalë para, besa, ne nuk kemi ftyrë,
Jo, ktë marre s'e pranon Radomira!

Tash Korabi mjekërbardhë e ngriti kryet,
-Paçi nder, o more djem, se ma shpërblyet,
Nuk e latë ktë trim mali ta hane sorrat,
Damkë të zezë deshën me na vu horrat.

Ecin vitet, ndërrohen brezat rena-rena,
Se harron Korabi trimin Isa Mena,
50 vite kanë kaluar, po vepra s'shuhet,
Ajo kodër me emër të tij dhe sot quhet.

Familja Mena në Lurë u cilësua si një familje Kulakësh,Tahir Menës i dogjën shtëpinë,pra Bajraku vuajti ,por kurrë su mposht ,me ardhjen e demokracisë fituan lirinë,të drejtën e fjalës që për gjysmë shekulli komunizmi jua preu,megjithëse nuk e meritonte Mena diçka të tillë pasi ai luftoi gjithmonë për atdhe e Flamur ,ishte Bajrak për Lurën,Bajrak për Dibrën,nderi i Lurës e Dibrës,e Dibra e them me keqardhje nuk duhet ta kalojë me një fjalë të vetme Bajrak ,por duhet të ja qëndisë me penë luftën e sakrificat e shtëpisë së Menës për liri e për Flamur ,madje edhe për demokraci se i takon nuk po ja bëjmë nder!
 Në Lurë shtëpi e parë është çdo derë, ndërsa prinjësa kemi patur
si shtëpia e Doçit (Zabit), Bajraktari Mena , prijësa si Hasan Doçi, Ali Mena..... duhet theksuar se Mena me Doçin krahas problemeve që mund të kishin mes tyre,gjithmonë për luftë kundër pushtuesit ishin bashkë,unë nuk jam ndalur me gjatë por kjo është një e vertetë historike në Lurë!(D.B)
***************************************************************************
















Τρίτη 29 Ιουλίου 2014

GJËRAT NUK PËRVETESOHEN,AS NUK NDRYSHOHEN,REALET JANË ME VLERË DHE RESPEKT!

Duke marrë shkas nga disa komente ,ose nënvlerësime ndoshta te njerëzve qe nuk njohin mirë për fisin Brunga në Gurë-Lurë,dua të them ,se ne jemi nje fis Bamirës ,bujarë e mikpritës ,ne Lurë  ,gjithmone kemi respektuar e dashur njerëzit ,asnjëherë  konflikt me  dikë nuk kemi pasur dhe as kemi për të pasur kurrë ,pasi nuk është në traditën tonë,në thelbin e asaj që quhet bamirësi dhe besim në zot!
Brunga në Lurë është një shtëpi fetare ,e dashur dhe e respektuar në të gjithë Lurën,Dibër e më gjërë,jemi një fis i lidhur me të gjithë,kemi nderin që me shumicën e fiseve jemi kumari dhe kjo ka bërë që të respektojmë e duam njëri-tjetrin gjithmonë ,kështu që jo i pakët ka qenë dhe kontributi i Hoxhë Brungës në Lurë,Dibër dhe kudo,jo e pakët ka qenë puna e tij si fetar dhe si mekanik.
Hoxha është hedhësi i parë i sharrës që punonte me ujë (Gatërri) për përpunimin e lëndës drusore në Shqipëri,gjë të cilën deri sot nuk ja ka njohur asnjë,ndonëse janë punësuar krahina të tëra nga puna e tij ,ndonëse edhe shteti në ato kohë ka përfituar nga ai,asgjë nuk është thënë,asgjë nuk është shkruar,qoftë edhe një minutë të ju kushtonin këtij dijetari,këtij inxhinieri të asaj periudhe të errët,periudhe ku përveç se punonte edhe e ndiçnin për ta internuar ,apo pse jo edhe vrarë,i tillë ishte ai sistem ,një sistem i cili i la jashtë kufijve gruan dhe një fëmijë në Ohër të Maqedonisë sot Fyrum,e që akoma nuk kemi të dhëna për ta se ku ndodhen.
Jo të paktë janë edhe Shkrimtarët njerëzit me famë që vinin ta pyesnin mbi njohuritë që kishte marrë në Stamboll të Turqisë ,sidomos mbi vendlindjen e Skënderbeut dhe që Hoxhë Brunga ju tregonte gjithçka,këta mirë që e pyesnin ,por shkruanin një roman të tërë për historitë dhe luftërat  që ju tregonte,por as që e përmendënin askund,ose një frazë të vetme të shkurtuar në menyrë ironike dhe të ndryshuar si për shembull :  
_________________________________________________________
 --Skënderbeu ka le në Çelias të Kastriotit, aty ku është dhe kulla e Gjonit: “ Emrin Çeliase, tregonte në vitin 1973, 84 vjeçari Sulë Brunga nga Gurë-Lura e kam dëgjuar për herë të parë në vitin 1906 në Stamboll, nga goja e mësuesit të historisë, kur unë isha nxënës në shkollën mekanike. Kur e pyetshin nxanësit e kombësive të ndryshme se ku ka le Skënderbeu, ai gjegjej shkurt: “Skënderbeu ka le në nji vend që quhet Çelias” . “Unë-thoshte Sula, -jo atëherë, por edhe sot e asaj dite nuk e di se në ç’vend janë Çeliasit”. ----- 
________________________________________
__Po vetëm se kanë harruar të argumentojnë diçka ,dhe pyes Unë tani që e kam të shtëpisë  e për më tepër jam nipi i tij:
_______Po si të mos e dinte Hoxhë Brunga se ku ndodhej Çeliasi ,kur ai ishte Nip e Stërnip në Çelias Çidhën sot?
__Po a vetëm këta fjalë biseduat me Gjyshin tim ,dhe qëndruat me orë të tëra e ditë???
__Hallall mikpritja që ju ka bërë Gjyshi ,hallall të gjitha se zoti fal gjithmonë,po si more të nderuar gjithë ata kujtime që ju ka thënë Gjyshi i fusni në dy rrjeshta???,
__Po si more të nderuar përvetësoni (vjedhje quhet) një histori me orë të tëra që jua ka rrëfyer Gjyshi??
__Pak respekt a do duhej,a nuk ju duket ofendim që i keni bërë Gjyshit tim kur thoni se nuk  dinte ku ishte Nip e Stërnip se kështu i bie logjike kur thoni se nuk e dinte Çeliasin?
__Po sikur Unë vallë të ju nxjerr kujtime të Gjyshit ku do përgënjeshtroja gjithçka ju i keni vënë për Gjyshin,dhe ku thoni vetëm të vërtetën e madhe se është vendlindja e Skënderbeut  Çelias ,ku do shkojë vallë botimi juaj se mos harroni në vitet e datat e luftave që keni vënë ,Gjyshi jua ka thënë,se Unë disponoj kujtime të tij të ruajtura fort mirë e të pabotuara nga një njeri tepër i njohur dhe nga ju e me të cilim kemi lidhje gjaku??
E di se nuk do marr pergjigje ,po ndonëse kopjuat,bëtë emer nga kujtimet e tij ,a nuk ndjetë respekt pak për të shkruar diçka të bukur nga pena juaj,diçka reale të Gjyshit se i takonte qoftë edhe si shpërblim për atë që i përvetësuat e ndryshuat në kujtimet e tij????
Për Hoxhë Brungën flet çdokush;ka respekt gjithkush,çuditërisht pena juaj nuk i shkruan gërmat Shqipe ,siç duket i ka mbaruar boja ,po shyqyr që erdhi demokracia se kam blerë  Unë bojë ,nëse  thoni që ec more se ti ke shkruar për veten tënde,ju them mirë bëj dhe do bëj  se nuk mund të lë që nga diçka e thënë nga shtëpia ime,të ndryshohet,shkurtohet,përvetesohet,e të përdoret për emer e famë,Unë po shkruaj diçka të vërtetë,që askush nuk mund të me thotë :Pse??!
Unë të nderuar Historianë me vlerë për Dibër e Komb,ndjej respekt për ju ,për lodhjen tuaj në pasqyrimin e Historisë Dibrane dhe ju lumtë,por nuk mund të hesht,mbi atë që është reale,mbi atë që është thënë nga njeriu i dashur e  i paharruar i imi Hoxhë Brunga!