Κυριακή 31 Ιανουαρίου 2016

Gurë-Lura,një fshat i vogël,por me të gjitha!
























Gurë-Lura!
41°45'29" N
20°13'27" E
~918m asl
(CET - UTC/GMT+1)
Gurë-Lura është një fshat i Lurës që kufizohet në verilindje me Borie-Lurën,në lindje me Qidhnën,për perëndim ka Kunorën e Lurës,dhe jug ka Fushën e Gjurit.

Një fshat i vogël,ku në vitet tetëdhjetë numëroheshin rreth njëqind e dyzet shtëpi ,bashkë me Arthin që gjendet rrëzë Runjës,një majë e lartë që shërben dhe si pikë informuese sidomos për blegtorët,në mbledhjen e bagëtive nëpër vathë darkave!
Ky fshat ka një bukuri të theksuar ,një terren malor tepër të vështirë sidomos për ata që nuk e njohin terrenin e tij,ka perlën e Lurës si pjesë ,pra Parkun Nacional të Lurës,ku bëjnë pjesë ajka e liqeneve të Lurës më me zë si në Shqipëri ashtu dhe në diasporë përtej kufijve të republikës,ka një mori livadhesh plot gjelbërim në këte park që i takojnë këtij fshati,pikërisht nga këta ka marrë dhe famën Lura jonë,pa çka se ky fshat është ndër më të harruarit në Dibër sidomos nga turizmi malor i cili zanafillën duhet ta kishte më parë nga ky fshat,ndoshta dikush do më qortojë,e do thotë që jam gabim se Fushë Lura duhet,jam në një zë me ta,por Gurë-Lura është ajka e Lurës e që duhet të mos anashkalohet,pasi jo se jam unë nga ai fshat,por se ky fshat është qendra e vështrimit si për turizëm ashtu dhe për merita historike të veçanta!
Nga bujqësia aty prodhohen kultura bujqësore siç janë misri,jonxha,gruri,(në qoftë se kujtohet dikush,grurë mbillte kooperativa bujqësore,një fakt që nuk mohohet,po të kujtoni mbjelljet,korrjet e shirjet e grurit),patatja sidomos në Pllajën e këtij fshati,ndërsa për nga pemët,bëhen të gjithë kulturat që njihen në Dibër,si qershitë,mollët,dardhat,gorricat,arrat,kumbullat,kajsitë,manat,karakteristikë në malet përret është luleshtrydhja(frut jo pemë)etj...ka diçka të veçantë se bëhen shumë edhe thanat,madje një lagje e këtij fshati mban emrin Thanë!
Po ta shikosh nga një vend i lartë ,dallon qartazi rrjedhjen e shumë përrenjëve,si dhe minilumin e dëgjuar nga të gjithë SETA,me peshkun troftë që nuk e gjen kaq të freskët me atë ujë të kulluar e të pa ndotur askund në Shqipëri.
Në Gurë-Lurë,kemi pyje madhështorë,me kryesisht,pisha,arrni të bardhë e të zi,kemi bredhin nga i cili me lëndën e tij banorët bëjnë çatiat e shtëpiave,kemi mëllezën,shtogun,fendosën,lajthinë,e një dendësi ahishteje,shkoze,palnjën në Pllajë si dhe dushkun,trëndafilin e egër,murrizin,shelgun e shumë të tjera,veçori ka dhe Blinin e eger,i cili gjendet në Qafë-Kala!
Në këtë fshat ka shumë bimë medicionale kuruese siç janë trumza,qershigla,sherebela(me pakice,pasi Qidhna ka shumë nga kjo bimë),këlkaza,thundër mushka,shtara e zeze dhe e bardhë,shpatoreja,lule delja,lulëkuqeja ose siç i themi lule gjeli,tërfili, lule e zojës,njetrat e shumë të tjera që banorët i mbledhin për shitje,kemi çajin e malit një bio i pakrahasueshëm pothuajse nga shumë vende!Kemi dhe Purresët që i përdorim për peta dhe llëqetat!
Ndër kafshët e egra kemi Ariun e kuq,Ujkun,Dhelprën,Lepurin,Dhinë e egër,Derrin e egër etc..
Në shumllojshmërinë e faunës shfaqet shumë Thëllëza ,Gjeli i egër,Shqiponja,Kukuvajka etc..
Një fshat pa një sipërfaqe kushedi ,por me një shumllojshmëri nga të gjitha,me një klimë të butë mesatare Dimërore,dhe një Verë të freskët,ku dominon gjithmonë ajri 100% i pastër,sot është me pak banorë ,për arsye të shpërnguljes masive të viteve nëntëdhjetë ,kryesisht nga kushtet e jetesës tepër të vështira pasi ,rrugë ska,e nuk mjafton vetëm kjo as dorë të shtetit nuk ka që të lehtësojë sado pak vuajtjet e banorëve në këtë Perlë Lurjane që nuk duhet braktisur!
Gurë-Lura është e veçantë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës,ajo me Relievin e saj malor e shkëmbor është mahnitëse,e pakrahasueshme,një vend i paparë,ndonëse këta epitete nuk i përbën për banorët e saj,pasi siç dihet jeta e fshatit është e vështirë e për rrjedhojë nga lodhja e tepërt nuk ia dinë rëndësinë natyrës së bukur të këtij fshati,ndërsa për vizitorët në qoftë se do ju krijoheshin kushte sidomos në infrastrukturë do të ishte një zbulim i ri turistik i pa vizituar,vetëm një imagjinatë e vogël mjafton e të merr vetë në brendësi pamja e këtij fshati.
Sikur të hapej në Runjë një pikë turistike ,e pse jo dhe me një kamp të vogël me shtëpia pushimi ,do ishte e bukura ,do të ishte gjithçka që do të dëshironte një pushues,vëzhgues,e pse jo dhe vetë Lurjanët do të ishin të parët që do qëndronin në Runjë,e çka do ju fuste edhe më tepër dëshirën për të mos e braktisur këtë vlerë të paditur e imagjinuar ndonjëherë,një pikë kjo nga ku mund të shikohet qartazi Dibra ,e shumë zona përreth,ku vetëm pamjet do çlodhnin çdo njeri,e do bënin për vete shumë vizitorët që do ishin jo të paktë në numër,vijojmë me të tjera pika ku përmendim Xharxhishtin,këtu do kishim një tjetër turizëm të fuqishëm pasi këta pika njihen vetëm nga çobanët,askush nuk ka marrë mundimin ti vizitoje,ja kalojnë të bukurës,ja kalojnë asaj që quhet RELAX,e do ishte mirë dhe për Qidhnën kjo!
Një pikë tjetër do ishte Qafë-Kalaja ,aty ku është qetësia,ajri në këta pika ,pothuajse ja kalon çdo vendi në Europe për nga pastërtia,me aq sa di unë,ndoshta ka dhe vende të tjera,por nuk jam kaq i sigurtë,një gjë di të sigurtë që :"Lurjanët shkelin përditë mbi Flori,por nuk e dinë se jo nga padituria,por nga neglizhenca e infrastrukturës,dhe pafuqia për të ngritur një biznes sado të vogël në këta pika që do ishin kulminante si për Verë ashtu dhe për Dimër".
Ashtu siç po flas për këta vende piktoreske të Gurë-Lurës ,do i shtoja edhe në Gropë të madhe,siç quhet një tjetër pikë turistike,e duke vijuar me Buzën e Shkëmbit,Buzat e Dede,e pastaj vijon Parku Nacional ,ku me një rrugë të asfaltuar edhe pse është kthyer në katastrofë nga dëmtimet e pyjeve,prapë se prapë do të ishte një pikë turistike e pa imagjinueshme!
Që të flas dhe për pika të tjera tani për tani është lodhje,madje jam i sigurtë që disa edhe do të më përfolin e ironizojnë ,dhe kanë të drejtë ,pasi faktikisht është e pa arritshme ,e pa realizueshme sot për sot,por që unë i them si ide të lexohen mbase dikush kujtohet për ata Pllaja,ata vende kuruese,mbase kujtohet dikush për Lurjanët e vuajtur,për Lurën të cilës edhe në mos i paçin asnjë borxh,të paktën rrugën e asfaltuar ja kanë borxh,se nuk është vënë dorë qysh se është krijuar Kombi yne i shtrenjtë!
Vlen për tu përmendur dhe ana Arkeologjike e fshatit,që është e pa prekur,pa u kërkuar e zbuluar,kemi historik tepër të lashtë,rrugët me kalldrëm të kohës Ilire që zbresin nga Pllaja e fshatit e arrijnë deri në Borie-Lurë,kemi Kalanë e Legjendës së kombit Gjergj Kastriotit (Skënderbeu),dibekun e kafes se Skënderbeut siç e quajnë e për fat të keq e kanë dëmtuar plotësisht ,për arsye që nuk dihen,kemi varret Ilire,Kishen në Fushë të Pelave,varret Katolike në fshat,si dhe karakteristikë e veçantë ku ndonëse fshati i përket besimit Musliman sot ,ai feston edhe festat pagane të të parëve ,pra festat katolike,gjë që rrallë dallohet në vendin tonë pothuajse ose fare ,e Lura e ka veçori në përgjithësi për ta radhitur në Gines në planet!
Dikur me rreth 600 banorë,ky fshat kishte ,depo ushtarake,çerdhe fëmijësh,kopësht fëmijësh,furrë-buke,farmaci e mjek (ndjese paste z.Halit Murati ,mjek i pa arritshëm e i buzëqeshur gjithmonë,i palodhur e punëtor fisnik),shtëpi kulture me drejtues Murat Muratin,shkollë fillore,e tetë vjeçare (flas vetëm për periudhën që mbaj mend unë),me drejtor z.Dervish Murati,një profesor i kualifikuar e me nivel të përgjithshëm,pas tij unë në këtë shkollë mbaj mend si drejtor edhe Profesor Ahmet Muratin,nje njeri shumë i përgatitur,edhe ky profesional e madhor ,sot nuk kanë mësuesit këtë lloj niveli,mos më qortoni ju lutem them çka besoj unë,ndoshta e qofsha gabim,,një vend të veçantë në kujtesën time padyshim ka profesori i paharruar z.Halit Nezha nga i cili mësova alfabetin,aritmetikën,etc....për herë të parë në ato banka,një njeri i qeshur,e i palodhur,një njeri i cili të bënte të duash shkollën,respekt për ju profesor Haliti i paharruar!
Unë nuk përdori fjalën mësues për këto se për nivelin e tyre krahasuar me të sotmit ishin Pedagogë.
Kjo shkollë krahas nivelit arsimor të kualifikuar ka patur laboratorë të kompletuar Kimie,Fizike,Biologjie,ka patur vegla muzikore të ndryshme,ka patur edhe tv në atë kohë,sot jo që nuk i ka,por vetë shkolla është gërmadhë,një fatkeqësi e madhe kjo për këtë fshat!
Profesorë në këte shkollë të paharruar ishin: Muhamet Zaimi,Petrit Zili,Zeqir Elezi,Neki Hysa,Astrit Loka,Abaz Hoti,Halit Hoti,Dashnor Xhaka,Hajri Hasa,Lindita Riza Murati,Lindita (Vladi)Murati,Luftime Murati,Shpresa Nezha,Gani Nezha,Hamit Nezha, (kuptohet këta që unë mbaj mend),profesorë që janë me të vërtetë për tu admiruar me respekt maksimal,pasi në ata vite me ata profesorë shkolla e Gurë-Lurës ishte më e dalluara në rrethin e Dibrës,e ku nga kjo shkollë kanë dalë njerëz me potencial,njerëz që janë të rrallë e të kualifikuar,që gjenden në instanca të larta të shtetit,biznesmenë,doktorë etc..,për tu përmendur janë: Abaz Deda,Besim Murati,Ramazan Kalia ,Selman Kalia,Halim Nezha,Isuf Murati,Beqir Deda,Veli Deda,Luan Gjogjegja e shumë të tjerë të cilët do i përmend më vonë!
Dyqani i fshatit kishte shitëse Sulltane Muratin,e Furra e Bukës kishte Lazime Muratin,këta dy zonja ishin Humanet e fshatit,nuk linin familje pa ndihmuar,ndonëse arka ishte e shtetit,prapë ndihmonin gjithmonë familjet që ishin në gjendje të rënduar ekonomike,respekt e pleqëri të mbarë ju uroj unë përzemërsisht këtyre dy zonjave humane të fshatit e tepër të veçanta në buzeqeshjen e bujarinë që kishin me të gjithë!
Si elektriçistë të fshatit kanë punuar babai im Tahir Brunga,Jashar Hoti,Arif Deda etc!
Në fshat ka patur postë telefonike,Korrier,dhe shtyp javor të kohës së atëhershme (socializëm),mbaj mend Ramadan Dedën këtu.
Ndër aktivitetet kulturore të rinisë së atëhershme kujtojmë koncertet ,si dhe marrshimet ,në Kunorën madhështore me pikat kyqe të saj ,siç ishin Qesat,Fusha e thatë,Fusha e Pelave,Liqeni i Luleve etc,vlejnë të përmendet aktiviteti sportiv i Futbollit që mbahej ne 10 Korrik të çdo viti e ku luante Rinia e fshatit tonë ,me Rininë e Matit,e ku nuk mund të harrohen Misim Murati ,Agron Murati,Latif Murati e shumë të tjerë që i jepnin gjallëri asaj kohe që nuk vjen më në këtë fshat e kjo është keqardhje!
Gurë-Lura ka patur tre gatërra ,(Sharra të ujit) për përpunimin e lëndës drusore,dy prej të cilëve janë lëshuar nga Gjyshi im Sulejman Abaz Brunga i cili ka qenë dhe Imam i këtij fshati,dhe një tjetër në burimin e Setës që është lëshuar nga xhaxhai im Veli Brunga,gjithashtu ky fshat kishte zdrukthëtari,mbaj mend në fillim njëra ishte në qendër të fshatit dhe punonte aty Riza Murati,pastaj e rindërtuan zdrukthëtarinë afër gabinës elektrike në fshat,e aty ka punuar Islam Murati,ndërsa më vonë hapën dhe zdrukthëtari private!
Për Gurë-Lurën nuk është shkruar fare,as për bukuri,e as për banorët fisnikë të saj,ajo ja kalon,një fjale të vetme fshat,ajo hyn kudo që të mendosh,ne besë,mikpritje,bujari,thjeshtësi,kulturë,mençuri,ajo është e bukura e asaj që quhet Lurë,e që i ka dhënë famën turistike e jo pak dhe anën historike,të virgjër,të pashkruar,nuk e di se pse,arsyet,apo thjeshtë është harruar!!
Banorë të Gurë-Lurës janë këta fise: Nezha,Kalia,Kallaba,Brunga,Deda,Murati,Hoti,Gjogjegja,ku secili prej tyre ka një karakteristikë e histori më vete,e që unë do flas pak me aq sa di e që më kanë treguar për to.
Në Gurë-Lurë fise Autoktonë nuk ka,të gjithë fiset janë të ardhur nga Hoti,e Malësia e Shkodrës,nga Gucia etc,,,të shkruar dokument nuk ka,nuk ekziston një dorëshkrim për këtë,por edhe unë që shkrova ,kam pyetur,njerëz me peshë në Lurë siç ishin:Ahmet Përleka,Xheladin Tollja,Hilmi Kolgjegja ,me këtë të fundit kam qëndruar e biseduar shumë e për shumë gjëra,sot këta nuk jetojnë,i lehtë u qoftë dheu,por për Lurën ata nuk kanë vdekur,janë të gjallë se kanë punuar e kanë lënë vepra Monumentale Lurës sonë që e deshën me gjithë shpirt e që Lura nuk do ti harrojë kurrë.
Fiset Autoktonë të fshatit janë shpërngulur,e ikur me forcë nga pushtuesit Osmanllij Turqë,kryesisht në fundin e viteve të shekullit të katërmbëdhjetë,pra pas vdekjes së Gjergj Kastriotit,legjendës së kombit tonë,ata ikën e u vendosën në jug të Shqipërisë,e Greqi,kam lexuar e pyetur,saktësisht detaje nuk mund të jap.
Banorët e Gurë-Lurës që erdhën si të rinj e u vendosën në këtë fshat,u lidhën ngushtë mes tyre,deri në kohën e sotme kanë qenë një grosh siç themi në fshatarçen tonë,ata u bënë në një,ku me Kumbarllik,e Famuj,as nuk merrnin e as nuk jepnin vajza mes njëri-tjetrit,(kjo sot ka ndryshuar pak,dhe ska gjë të keqe ,pasi lidhjet nga ana e gjakut kanë bërë breza tani e janë larguar sadopak,por sidoqoftë akoma jemi të lidhur),ata ishin unikë,tokat i punonin së bashku,mbjelljet,prashitjet,korrjet,gjithmonë së bashku,kositjet e barit për bagëti,ndërtimin e shtëpiave,kullave siç mund ti quajmë ,gjithmonë së bashku,vlen të dallojmë një karakteristikë të veçantë te këta banorë,ishin mjeshtra në punimin e gurit,gdhendjen e tij,ishin mjeshtra në punimin e drurit,Gurë -Lura kishte banorë fisnikë e punëtorë dhe ka,kishte njerëz që për çdo gjë ,ngatërresa apo ndarje kufijsh ,mblidheshin parësia e fshatit e kryesuar nga pleqë të mençur,pleqë me taban,që ju shkonte fjala e besa,dhe e zgjidhnin çdo problem!
Në Gurë-Lurë nuk ka ekzistuar fjala vjedhje kurrë,në këtë fshat kishte vetëm buzëqeshje e afërsi mes banorëve,në të mirë e në të keqe ,ata ishin bashkë,duke qenë një fshat i vogël,dhe banorë pak,nuk ka pasur,ose nuk ekzistonin ,mosmarrëveshje,kuptohet të llojit agresiv,pleqësia e fshatit mblidhej kryesisht netëve të Dimrit e bisedonte gjatë problemet e fshatit,mbledhja bëhej me radhë e nëpër shtëpia që i caktonin bashkarisht se ku,atje flitej me radhë,gjithmonë citoj ato gjëra që i di ,ose dëgjuar disa herë,asgjë më shumë,për tu përmendur për kohën time që mbaj mend ,kanë qenë: Mudë Nezha,Baftiar Kalia,Sali Kalia,Osman Kalia,Hamit Kalia,Rrem Hoti,Sabri Gjogjegja,me lalën Sabri siç e thirrja unë dhe një pjesë e mirë e fshatit kam folur shumë herë,nuk jetojnë,qofshin të paqes e të pa harruar ,këta unë i mbaj mend vetë,të dëgjuar kam shumë Xhepë Muratin,Rrem Muratin,Sulë Muratin e shumë të tjerë,që du ti përmend por kujtesa e bën të vetën,rëndësi ka që ky fshat kishte njerëz të mëdhenj e krenarë,nga ky fshat ka patur edhe pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare,unë dy sjell në kujtesë,por ka dhe të tjerë e sigurtë,e kërkoj ndihmën nga ata që dinë,këta të dy janë: Han Deda dhe Dalip Nezha.
Të flasësh për Gurë-Lurën dhe banorët e saj,nuk mbaron se çdo minutë të vjen dikush në mendje,ajo çka është e rëndësishme për këtë fshat ndodhet brenda tij,në shpirtin e banorëve të tij,vuajtjet e sakrificat e tyre ,në shpirtin e tyre fisnik e bujar,në besën e fjalën që mbajnë këta banorë!
Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër sa për ti dhënë një kuptim lexuesit për këtë fshat të harruar,që nuk ka shkruar dikush për të,por që në vetvete është Gurë-Lura ,e Lurës,ku i gjen të gjitha,të bashkuara nën hijen e të bukurës Gjeografike,dhe krenarisë Historike!
Shkruar nga Dritan Brunga!
Paris më 24/01/2016

1 σχόλιο:

  1. Nuk mund të harroj sesi (magjia e bardhë) më ndihmoi të rikuperoja martesën pas 6 muajsh ndarje me gruan time për shkak të grindjes dhe ajo u largua dhe nuk u kthye më tek unë, bëra aq shumë për ta kthyer atë, por asgjë nuk funksionoi. deri sa pashë një koment në internet kur dikush po dëshmonte se si (magjia e bardhë) e ndihmoi atë të rivendoste burrin e saj dhe kështu e kontaktova përmes emailit të tij dhe pasi shkrova çështjen time ai më siguroi se do të më ndihmonte të kthehesha me gruan time pas 3 ditësh pasi bëri magjinë e dashurisë, dhe pasi ai bëri magjinë, gruaja ime u kthye në shtëpi dhe u lut që i vinte shumë keq sot jam kthyer me gruan time dhe jemi të dy të lumtur dhe jetojmë sërish bashkë. Unë e di se ka shumë njerëz atje që duan të rikthejnë të dashuruarit e tyre dhe shumë që duan të mbeten shtatzënë ose të kurojnë sëmundje. ju lutemi kontaktoni (magjinë e bardhë) Për shkak se ai është përgjigjja e përsosur për problemin tuaj, detajet e kontaktit të tij në emailin { findritualforlife@gmail.com }
    Whatsapp: +3550685677099
    +2349046229159

    ΑπάντησηΔιαγραφή