Τρίτη 24 Ιουνίου 2025

Borxhi.

 

Po si je si t'kam me shnet?

Du me t'thanë m'duhen ca lek!

Po mi dhe punët mi n'dreç,

se fëmijën e kam keq.

Mos mor burr çfarë je t'u thanë?
Patjetër kam me ti dhanë,
vetëm prit t'arrij në bankë!
Kam pak rrugë mos ki merak!
A don kaq apo janë pak?

Mori lekët e i kullufiti,
harroi se jane krediti!?
Me ti kthy n'mendje si shkon,
t'bleu mendjen prapë t'kërkon.

Po i the mi k'the lekët,
vetëm n'pordhë i mbush brekët,
flet bërtet kapadai,
harron gjak e harron borxhli.

Kur të sheh t'u ec për udhe,
M'doli para thotë ky bir kurve!
Shumë e lehtë borgj për me dhënë,
Jep me dorë e kërko me këmbë,
prandaj ju që lexoni,
dorën kurrë mos e lëshoni,
thujuni të ndihmoftë Zoti,
shpresë tek ai e jo tek robi,
Askujt pra mos jepni lek,
edhe t'jenë duke vdek,
se të gjithë të shajnë nënën,
duhen lënë t'shkërpurdhin këmbën.
Latë atdhe, shtëpi e gjak,
rrugëve të t'botës e latë jetën,
e këta lloj se kanë hak,
të ju shajnë e tallin djersën.

Σάββατο 25 Ιανουαρίου 2025

DIBRA, pak nga historia Dibrane.

 

Zanafilla e qytetit është e panjohur. Historia e vjetër e Dibrës, ashtu si edhe ajo e shumë zonave të tjera, ka qenë dhe vazhdon të mbetet e mbështjellë nën mjergullën e fshehtësisë.
Nga një afishë perandorake e vitit 1019 e Vasilit II merret vesh se Dibra në shekullin XI i përkiste arqipeshkopatës së Peshkopisë ( nga kjo edhe Peshkopia ka marrë emrin). E gjjitha po atë vit nga sundimi bizantin bie në duart e Bohemondit, prijësit të normanëve.
Më 1257 Dibra për herë të parë përmendet si qytet. Gjatë mesjetës e në shekujt e mëvonshëm emri Dibër ( për Dibrën e madhe) përdoret jo vetëm për qytetin por për gjithë krahinën. Për këtë dëshmon akti i aleancës, i nënshkruar nga Karl Valuai dhe mbreti i serbëve, Miljutini (27 mars 1305). Feliks Petani, më 1502, e quan «Dibri dhe e përmend si qytet me popullsi të madhe. Baroni Bozhur e ndan qytetin në dy pjesë dhe, ndër të tjera, thotë se banorët e Dibrës janë njerëz trima e luftëtarë. Edhe i mirënjohuri Pukëvil na jep këtë dallim: Dibër e Poshtme dhe Dibër e Sipërme. Doktor Myleri e paraqet me 500 shtëpi, ndërsa konsulli Hans me 2000. Në periudhën e artë të Skënderbeut, sipas gojëdhënave, qyteti i Dibrës mbante emrin Uranik, krahina përreth quhej Principata e Dibrës dhe kishte për kryezot princin Moisi Golem Komnen Topia.
Sfetigradi, Torviolli, Uraniku, Livadia, Valkali, Mokra e Otoneta janë kujtime të pashlyeshme të bëmave heroike të Skënderbeut. Nëse çdo shqiptar, në kohën e mbretit të pathyeshëm, ishte një ushtar i gatshëm të flijohej për madhështinë e atdheut, çdo dibran ishte një luftëtar i lavdishëm. Dibra ishte altari i pavarësisë shqiptare dhe bëmat e dibranëve janë rrëfyer brez pas brezi e dëshmojnë për heroizmin e këtyre luftëtarëve trima. Dhe nëse me vekjen e Skënderbeut perëndoi ylli i pavarësisë dhe Shqipëria u pushtua, vetëdija e popullit nuk u trazua fare; ajo mbeti e paprekur dhe kohë pas kohësh ndizej flakë kundër armikut. Dhe për këtë një meritë e veçantë i takon Dibrës, e cila, me një vendosmëri të paepur mbajti gjallë shpresën, duke ushqyer zemrat me atë dashuri për atdheun, që nuk u shua kurrë në shpirtin e popullit.
Revoltat dhe kryengritjet që shpërthyen në Dibër gjatë shekujve kundër zgjedhës së huaj, janë shenja më e vetëvetishme e dashurisë për atdheun dhe e urrejtjes për armikun.
Pas luftërave dibranët vazhduan kryengritjet për të fituar lirinë, ose së paku për të siguruar ndonjë privilegj e të drejtë për vendin e tyre. Përpjekjet e pashallarëve të mëdhenj turq, si Vezir Hysni pasha, Abdi pasha, Sulejman pasha Kozaku, përkatësisht në vitet 1855, 1860, 1897 dhe Hysni beu më 1906, dështuan përballë heroizmit të Dibranëve, bëmat epike të të cilëve përmenden e ngrihen lart në këngët popullore dhe që populli i kujton edhe sot e kësaj dite, sepse në to jeton një epope e tërë e plot lavdi.
Dibra mori pjesë gjallërisht edhe në Lidhjen e Prizerenit me anë të përfaqësuesit të saj Iljaz pashë Çokut, të njohur me emnin Iljaz pashë Dibra, i cili qe krahu i djathtë i Abdyl Frashërit.
Në Dibër u mbajt nji Kuvend i rlndësishëm (1878 ferra e Pashës Fushë-Çidhën ose Fushë-Alie siç thirrin shpesh banorët e zonës përreth), ku morën pjesë pesë mijë delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Kuvendi i Ferrës së Pashës i Dibrës kishte për qëllim pavarësinë e Shqipërisë. Dhe në të vërtetë, u mor vendim t'u transmetoheshin qarqeve përkatëse me dëshirat e pjesëmarrësve të Kuvendit, ose me fjalë të tjera, të sigurohej administrimi i vendit nga nëpunës shqiptarë, të njihej si gjuhë zyrtare gjuha shqipe, të shpallej si kryeqytet i Shqipërisë qyteti i Ohrit. Xhemal beu, biri i Iljaz pashë Dibrës, u caktua të shkonte në Stamboll, për t'i paraqitur sulltanit
kërkesat e popullsisë shqiptare, por, kur arriti në Manastir, u mbajt i arrestuar nga autoritetet turke.
Më 1900, me nismë të Hoxhë Vokrrit, këtij biri të lavdishëm të Dibrës, të shquar për ndjenjat e larta të atdhedashurisë dhe për shërbimet e tij të mëdha, u hap fshehurazi në Dibër shkolla e parë shqipe. Por ajo u zbulua dhe u mbyll shpejt nga turqit.
Më 1901 u vra sekretari e këshilltari i sulltanit Abdyl Hamiti, majori Nuri beu, sepse qe ngarkuar me përndjekjen e patriotëve shqiptarë. Në dhjetor të 1908 në Dibër u hap klubi «Bashkimi».
Më 1909 në Dibër u mbajt një Kuvend tjetër.
Më 1910 pesë mijë dibranë e kosovarë zhvillojnë nji betejë të përgjakshme kundër pushtuesve turq. Më 1912 dibranët luftojnë në Shkodër e në viset përreth Manastirit, duke arritur të ndalin përparimin e ushtrive sllave që orvateshin të depërtonin në Shqipni.
Por dhe në 1912-ën në Kuvendin historik të Vlorës, që ngriti më 28 Nëntor, për herë të parë pas shekujsh, flamurin e Shqipërisë së lirë, Dibra merr pjesë nëpërmjet delegatëve të vet, Nokollë Kaçorri,  Myfti Vehbi Agolli etj. Edhe Ohri e Struga kishin përfaqësuesit e vet, Hamdi bej Çokun, Mustafa Barutin etj.
Nga Lufta Ballkanike e deri në ditët tona Dibra kalon një periudhë të hidhur të historisë së saj. Pas padrejtësisë së Kongresit të Berlinit të 1873-ishit, erdhi vendimi i Konferencës së Londrës së 1913-ës, i cili la jashtë territoreve të atdheut dhjetëra qytete, ndër të cilët, Dibrën e madhe etj. Më 17 janar 1913 shpërtheu kryengritja e Dibrës së Madhe kundër Serbëve; në vijim të kryengritjes u zhvillua një betejë veçanërisht e përgjakshme, e cila mbaroi vetëm me tradhtinë e serbëve që kërkuan armëpushim, duke u zotuar e premtuar se do t'i njihnin Dibrës pavarësinë.
Por ato qenë vetëm fjalë boshe. Në të vërtetë, pati përsëri masakra të vazhdueshme, të cilat i detyruan krerët shqiptarë të mblidheshin si gjithnjë e të përgatiteshin për një kryengritje të përgjithshme. Më 14 shtator 1913 plasi një kryengritje tjetër në gjithë Dibrën. Të gjitha zonat dibrane, të lidhura mes tyre, arritën (për fat të keq kjo zgjati vetëm tri javë) të fitonin pavarësinë, e cila u arrit me gjak e sakrifica të mëdha. Pas kësaj, për shkak të epërsisë numerike të armikut, i cili hodhi në fushën e betejës edhe 60 mijë trupa të tjera, Dibra u shtrëngua të jepej. Serbët u hakmorën duke shkatërruar e duke djegur shtëpi, zona e fshatra të tëra, duke masakruar njerëz, gra e fëmijë e duke iu grabitur pasurinë.
Edhe sot e kësaj dite vihen re gjurmët e pashlyeshme të barbarizmave Serbë.
Aty nga fundi i vitit 1915 ushtria serbe pësoi një disfatë të madhe ushtarake nga ushtria austro-hungareze, përpara sulmeve të së cilës ajo qe e shtrënguar të tërhiqej nga territoret e huaja. Njëra prej rrugëdaljeve ishte edhe zona e Dibrës, por këtu banorët, që nuk i kishin harruar aktet ç'njerëzore e barbare të Serbëve, i kthyen armët kundër armikut shekullor. Në betejat e shumta të zhvilluara në Trojak serbët lanë mbi dy mijë ushtarë e oficerë në fushë të betejës dhe shumë material luftarak.
Përpjekja e fundit për liri e pavarësi nga ana e dibranëve ishte ajo e 18 gushtit 1920, zhvilluar në Lanë-Lurë pikërisht në qafë të gëlqeres ku Serbët u thyen dhe ikën me turp edhe pse  kishin paguar për dalje në Adriatik një shumë prej njëqind mijë librash turke nga arka e Beogradit të vjedhura po në Dibër në betejat e mëparshme për të cilat më shumë material në postimet e mëvon'shme.
Ja, kjo është shkurtimisht historia e Dibrës dhe e krahinës dibrane, që nga zanafilla e deri më 1920, histori e një populli të lavdishëm atdhetar, që i ka falur atdheut bijtë e tij më të mirë e ka derdhur për të gjakun duke u hedhur në luftëra të ashpra me armikun.
Për ngjarjet e mëvonshme të Dibrës do të bëhet fjalë në shkrime të tjera, duke ilustruar në të njëjtën kohë gjithë dibranët e shquar që i kanë kushtuar përgjithmonë mendje e zemër atdheut.

Përgatiti : Dritan Brunga.

Τετάρτη 23 Αυγούστου 2017

Fshati që Kalia i dha jetë.


Gurë-Lura ,fshat malor tepër i izoluar ,nga të gjitha anët,njeh vetëm një rrugë të ngushtë nga koha e sistemit komunist që lamë pas,fshat modest,i bukur,me një reliev malor e shkëmbor të copëtuar,me rrugë të holla këmbësorie,vend i bukur për vizitorë,por i lodh'shëm për vendasit në ritualin e përditshëm për jetesë normale.
Ky fshat padyshim ka gjithë resurset që bëjnë emrin Lurë të dëgjuar në Shqipëri e më gjerë,por që rrallë e njohin,rrallë e kanë vizituar,rrallë ja përmendin emrin,e kjo ka veç dy arsye,rruga automobilistike që kurrë se ka pasur,nga Fushë-Lura,si dhe relievi shkëmbor që nuk ka rrugë dhe e bën të pa lidhur në krahun e lindjes pra me qytetin e rrethit Dibër ,me Peshkopinë.




Banorë të vuajtur,banorë hallegjij,por punëtorë,e kryelartë,të odës e kuvendit,hijeshisë e lezetit,mikpritës,natyrë bujare,ndonëse me pak të ardhura,e shkak është vetëm izolimi total i fshatit,ku i gjen të gjitha si nga medicionalet filluar me ,Trumzën,Kêlkazën,Shtarën e zezë e të bardhë,Shpatoren,Manushaqen,Lulegjelin,Lulen e zojes,Lule Delen,Thundër Mushkën,Boronicat ose qershiglën e egër në gjuhën vendase,çajin e malit,Njetrat,Manaferrë,Thana,Lajthi,etc,,,e vazhduar me një shumllojshmëri drurësh ku spikat Pisha,Bredhi,Arrni i bardhë e i zi,Mëlleza,Frashëri i bardhë e i zi,Dushk,Shkozë,Palnje,si dhe Blini i egër që ndodhet në Qafë-Kala afër Kalasë së Skënderbeut që i përket këtij fshati e as është mbrojtur por vjedhur,aq sa kanë dalur në Top-Chanel me materialin e Kalasë duke quajtur Shtëpitë e veta Muze,në Dibër,ka Ahishtë e shumë të tjera që spo i përmend,gjarpërohet nga një lumë që quhet Seta,në të cilën derdhe shumë Përrenj,që vijnë nga Liqenet që ndodhe në Kunorën e këtij fshati,ku duhen përmendur dhe Livadhet e tij siç janë Pllaja ,Qesat,Livadhet e Dedës,Lugu i Gjolekës,Fusha e Thatë,Livadhi Kalisë (Liqeni me Lule),Livadhi i Kallabës (Liqeni i Kallabës),Fusha e Pelave mjaft e dëgjuar kjo ,etc,,,pra një fshat me të gjitha,por pa infrastrukturë e i harruar totalisht.
Vendimi i qeverisë Berisha për ndërtim HEC-esh mbi lumin Setë solli për Gurë-Lurën shkëndijë,ndezje motorrësh jete,solli jo gjithë sa don,por nisjen e një drite shprese për një jetë më të mirë për banorët e atij fshati,për kush don ta vizitojë,e kjo është meritë e bijve të Kullës së Hamit Kalisë (ndjesë pastë),kryesisht e të palodhurit Ramazan Kalia,i cili me marrjen e tenderit për ndërtimin e Hidrocentralit Lura,hapi një rrugë automobilistike nga Fushë-Lura e deri matanë Gropës së Madhe,ndonëse pa fond asfaltimi,hapi super rrugë,një rrugë të rruluar e shtruar me çakull sa ndër rrugët pa asfalt është më e mira në Shqipëri.
Qarkullojnë zëra për prishje diversiteti,e ku ta dij unë,por për Gurë-Lurën kjo është gjëja më e mirë që u bë,as degradim lumi nuk ka,se ka përrejtë që e mbushin,e as prish asgjë,një studimn i përkryer i z.Ramazan,që e bëri këtë fshat me rrugë makine super mes për mes,bëri që banorët e fshatit,të mos ecin me këmbë,madje nxiti në blerje makinash,punësoi të gjithë banorët që kishin nevojë për punë.
Unë dëgjoj shumë por rrallë foli,injoranca bën të vetën ajo është sëmundje kronike në viset tona,por një vepër që është e dobishme e sjell jetë nuk don koment,atë që bëri Ramazani me Vëllezërit e tij ,Musain dhe Aliun,për Gurë-Lurën,është madhështore,jetë,çlodhje për banorët,emancipim e dëshirë për të ju rikthyer fshatit banorët e larguar,kryesisht për një jetë më të lehtë drejt zonave të tjera të vendit.
Gurë-Lura që deri dje kishte kafshët shtëpiake për transport,ose ngarkesën në shpinë,për në krahun që lidhet me Fushë-Lurën,sot ka rrugë super por pa asfalt.
Kjo meritë që shumëkush thotë me një fjalë jashtë logjikës:Ec more se për biznes e bëri,,,,,,nuk duhet ti humbë kurrë z.Ramazan Kalia,ky është i pari që i solli fshatit rrugën,dhe punësoi banorët që nuk kanë se ku punojnë,përveç se si çobanë se punë tjetër në këtë fshat nuk ka.
Unë si banor i fshatit,e përgëzoj Ramazan Kalinë me vëllezër,e përgëzoj për këtë vepër madhore,i uroj gjithë të mirat familiarisht me vëllezër e çka për zemër,e kush nga bashkëfshatarët e mi,të mos thotë se shkruaj për interes,se unë punësim nuk du e kërkoj,thjeshtë gëzohem kur dëgjoj mirë për ju,kënaqem shpirtërisht kur shikoj se gjithë Lura ec,kënaqem kur gjithë Lura kërkon më të mirën,do kënaqesha sikur Lura e shkatërruar të kishte lidhje me asfalt me Mirditë,Dibër e Burrel,se asfalti është jetë,zhvillim,emancipim,kulturë,moderrnitet,jetë e qetë e pa lodhje.
Mbarësi e shëndet zotit Ramazan,Musës dhe Aliut familiarisht.
Shkruar nga Dritan Brunga.

Κυριακή 4 Ιουνίου 2017

Kushtuar Lurës,asaj që gjithçka i kemi për ti ushtuar.


Gurë-Lurës, Vend'lindjes,Teksti:Dritan Brunga,Muzia & orestrimi Fation Laçi,Këndon:Bledar Kaca!

Autorësia ruhet,nuk merret e ti shitet autorit.




Këto ditë më ra në dorë libri i Lura kështjellë lavdie i Ramadan Sulë Ajazit,nuk e njoh autorin,nuk di se si e çfarë ka botuar këtë libër,atë që shikoj është se janë kopjuar të gjitha poezitë e mia për Lurën,madje të kënduara nga Ibrahim Loka,kuptohet me lejën dhe dëshirën time,e që janë akoma pa u orkestruar.
Autori jo vetëm që s’më ka pyetur,por ka marrë,madje edhe ka ndryshuar,e as ka vënë autorësinë e tyre,madje e dërgon aq larg sa ia shet Librin dhe babait tim,unë nuk po i bie gjatë e gjatë,por do ta kërkoj autorësinë deri në fund se nuk jam pyetur.