Κυριακή 4 Ιανουαρίου 2015

Gojëdhëna nga Lura për Skënderbeun!



Rrethimi i Skënderbeut në Kala të Varoshit!

Treguar nga Zenel Buci kur ishte 80 vjeç,e mbledhur e botuar në Folklor nga Dibra 7,me Autor z.Hilmi Kolgjegja!

Përshtatur në Letrare nga D.Brunga!

Skënderbeu ishte i rrethuar nga turqit në Kala të Varoshit.
Atij i kishte mbruar ushqimi për Ushtarët ,dhe i kishte ngelur vetëm një shinik grurë!
Skënderbeu merr grurin dhe ushqen me të një gomar ,të cilin pasi hëngri komplet grurin e hedh nga maja ku ndodhej Kalaja në humnerë,duke qenë lartësi e madhe ,gomari copëtohet dhe i del gruri që sapo kishte ngrëne nga barku!
Turqit çuditen kur shikojnë grurin ,pasi ata ngaqë kujtonin se Skënderbeut i kishte mbaruar ushqimi për ushtrinë ,mendonin që të sulmonin e të mundnin Skënderbeun me ushtarë,kështu që menduan se Skënderbeut nuk i paska mbaruar ushqimi ,pasi paska aq shumë sa ushqenka dhe kafshët dhe ikën nga rrethimi që të prisnin dhe ca kohë e të sulmonin!
Sapo u larguan turqit,Skënderbeu dërgon fjale Lurës që ta ndihmonte,menjëhere Lurjanët u mblodhën dhe shpejt e shpejt m-bushën koshat me grurë dhe armatim e i mbuluan  për sipër me eshkë farke që të mos dukej gruri dhe armët,nxihen nga fytyrat e tyre me thëngjij zjarri të fikur e u banë të duken si xhypç ,ngarkojnë kuajt e nisen për në Varosh ku ndodhej Skënderbeu!
Rrugës ndalohen nga rojet turke,të cilat i pyesin Lurjanët se ku po shkojnë!
Ata u pergjigjën se janë xhypç e po shkojnë në Mat për të bërë pazar,rojet turke u gënjyen e i lanë të kalonin Lurjanët!
Ata sapo u larguan nga rojet turke kthejnë rrugë e nisen për në kala të Varoshit!
Skënderbeu sapo i pa u gëzua fort e i mbajti Lurjanët e bashkë me to nisi sulmin kundër ushtrisë turke të cilën e mundën!
Skënderbeu për këtë të mirë që  i bëri Lura i bekoi Lurjanët e ju tha:"Sa herë shkofshi në luftë,gjithmonë fitofshi o Lurjanë",dhe është e vërtetë,sa herë Lura ka ba luftë asnjëherë nuk është mposhtur,por që nga ajo kohë,Lurjanëve ,për këtë që bënë duke u lyer si xhypç për të ndihmuar Skënderbeun ju ngeli emri:"Xhypçit" e Skënderbeut!
***********************************************************

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου