Δευτέρα 5 Ιανουαρίου 2015

Treguar nga Sulë Brunga ,Gurë-Lurë në vitin 1965!

Dibeku i kafes së Skënderbeut!

Treguar nga Sulë Brunga në vitin 1965 kur ishte 80 vjeç!

Mbledhur nga z.Hilmi Kolgjegja,e botuar në Folklor nga Dibra7!
Përshtatur në letrare nga D.Brunga!

Në Xhaxhaj të Gurë-Lurës nën Karakollin e Skënderbeut,është një gur i madh i shpuar rreth 40 centimetra të cilit i thonë ;Dibeku i kafes së Skënderbeut!
Në kohën e Skënderbeut kafen e kafërdisur e shtypnin në vrimën e këtij guri që i thonin Dybek,dhe pastaj bënin kafen që e pinte Skënderbeu me ushtarët e tij,që nga ajo kohë këtij guri i ngeli emri :
"Dybeku i kafes së Skënderbeut"
   (shënim)********************
Guri për të cilin bëhet fjalë sot nuk ekziston,pasi kërkuesit e floririt e copëtuan me dinamit në vitin 2012,vendi është por per kultin në fjalë fatkeqësisht as shteti nuk vuri dorë në ruajtjen e mirëmbajtjen e tyre!
---------------------------------------

Skënderbeu merr Xhitetin në Arras etj...!
Skënderbeu para ka marrë prej turqve Xhitetin në Arras,pastaj ka marrë Istikamin e Xhitetit ne Sinjë,Istikamin e Xharxhitetit dhe u fut në Xhaxhaj të Gurë-Lurës!
 --------------------------------------
            Kastrioti!
Kastrioti ka qenë 8000 hane,që në kodër të kullës,në krah të Kishavecit e dalë në Kastriot.
Kalaja e Skënderbeut është sipërë në Kalanë e Volës,përmbi Sohodoll,atje janë themelet me gurë e gëlqere,e plita dheu,me të thëna Skënderbeu kërcej me kalin e tij e hodh në anën e përtejme,ku duken gjurmët e kalit sot e kësaj dite!
---------------------------------------------------------------------------------------
    Mbi vendlindjen e Skënderbeut Sulejman Abas Brunga ka thënë:

Kur isha në shkollë në Stamboll të Turqisë pyeta një mësues historie ,pasi po fliste shumë për Skënderbeun,se nga çvend i Shqipërisë ishte? 
Ai duke më shikuar me inat nuk pati se nga ti ikte pyetjes sime ,por mu përgjigj shkurt:
Skënderbeu është nga një fshat i Dibrës që quhet Çelias,unë menjëherë e kuptova se bëhej fjalë për Çidhnën e Dibrës se aty isha edhe nip!

***********************************************************


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου