Τρίτη 29 Ιουλίου 2014

GJËRAT NUK PËRVETESOHEN,AS NUK NDRYSHOHEN,REALET JANË ME VLERË DHE RESPEKT!

Duke marrë shkas nga disa komente ,ose nënvlerësime ndoshta te njerëzve qe nuk njohin mirë për fisin Brunga në Gurë-Lurë,dua të them ,se ne jemi nje fis Bamirës ,bujarë e mikpritës ,ne Lurë  ,gjithmone kemi respektuar e dashur njerëzit ,asnjëherë  konflikt me  dikë nuk kemi pasur dhe as kemi për të pasur kurrë ,pasi nuk është në traditën tonë,në thelbin e asaj që quhet bamirësi dhe besim në zot!
Brunga në Lurë është një shtëpi fetare ,e dashur dhe e respektuar në të gjithë Lurën,Dibër e më gjërë,jemi një fis i lidhur me të gjithë,kemi nderin që me shumicën e fiseve jemi kumari dhe kjo ka bërë që të respektojmë e duam njëri-tjetrin gjithmonë ,kështu që jo i pakët ka qenë dhe kontributi i Hoxhë Brungës në Lurë,Dibër dhe kudo,jo e pakët ka qenë puna e tij si fetar dhe si mekanik.
Hoxha është hedhësi i parë i sharrës që punonte me ujë (Gatërri) për përpunimin e lëndës drusore në Shqipëri,gjë të cilën deri sot nuk ja ka njohur asnjë,ndonëse janë punësuar krahina të tëra nga puna e tij ,ndonëse edhe shteti në ato kohë ka përfituar nga ai,asgjë nuk është thënë,asgjë nuk është shkruar,qoftë edhe një minutë të ju kushtonin këtij dijetari,këtij inxhinieri të asaj periudhe të errët,periudhe ku përveç se punonte edhe e ndiçnin për ta internuar ,apo pse jo edhe vrarë,i tillë ishte ai sistem ,një sistem i cili i la jashtë kufijve gruan dhe një fëmijë në Ohër të Maqedonisë sot Fyrum,e që akoma nuk kemi të dhëna për ta se ku ndodhen.
Jo të paktë janë edhe Shkrimtarët njerëzit me famë që vinin ta pyesnin mbi njohuritë që kishte marrë në Stamboll të Turqisë ,sidomos mbi vendlindjen e Skënderbeut dhe që Hoxhë Brunga ju tregonte gjithçka,këta mirë që e pyesnin ,por shkruanin një roman të tërë për historitë dhe luftërat  që ju tregonte,por as që e përmendënin askund,ose një frazë të vetme të shkurtuar në menyrë ironike dhe të ndryshuar si për shembull :  
_________________________________________________________
 --Skënderbeu ka le në Çelias të Kastriotit, aty ku është dhe kulla e Gjonit: “ Emrin Çeliase, tregonte në vitin 1973, 84 vjeçari Sulë Brunga nga Gurë-Lura e kam dëgjuar për herë të parë në vitin 1906 në Stamboll, nga goja e mësuesit të historisë, kur unë isha nxënës në shkollën mekanike. Kur e pyetshin nxanësit e kombësive të ndryshme se ku ka le Skënderbeu, ai gjegjej shkurt: “Skënderbeu ka le në nji vend që quhet Çelias” . “Unë-thoshte Sula, -jo atëherë, por edhe sot e asaj dite nuk e di se në ç’vend janë Çeliasit”. ----- 
________________________________________
__Po vetëm se kanë harruar të argumentojnë diçka ,dhe pyes Unë tani që e kam të shtëpisë  e për më tepër jam nipi i tij:
_______Po si të mos e dinte Hoxhë Brunga se ku ndodhej Çeliasi ,kur ai ishte Nip e Stërnip në Çelias Çidhën sot?
__Po a vetëm këta fjalë biseduat me Gjyshin tim ,dhe qëndruat me orë të tëra e ditë???
__Hallall mikpritja që ju ka bërë Gjyshi ,hallall të gjitha se zoti fal gjithmonë,po si more të nderuar gjithë ata kujtime që ju ka thënë Gjyshi i fusni në dy rrjeshta???,
__Po si more të nderuar përvetësoni (vjedhje quhet) një histori me orë të tëra që jua ka rrëfyer Gjyshi??
__Pak respekt a do duhej,a nuk ju duket ofendim që i keni bërë Gjyshit tim kur thoni se nuk  dinte ku ishte Nip e Stërnip se kështu i bie logjike kur thoni se nuk e dinte Çeliasin?
__Po sikur Unë vallë të ju nxjerr kujtime të Gjyshit ku do përgënjeshtroja gjithçka ju i keni vënë për Gjyshin,dhe ku thoni vetëm të vërtetën e madhe se është vendlindja e Skënderbeut  Çelias ,ku do shkojë vallë botimi juaj se mos harroni në vitet e datat e luftave që keni vënë ,Gjyshi jua ka thënë,se Unë disponoj kujtime të tij të ruajtura fort mirë e të pabotuara nga një njeri tepër i njohur dhe nga ju e me të cilim kemi lidhje gjaku??
E di se nuk do marr pergjigje ,po ndonëse kopjuat,bëtë emer nga kujtimet e tij ,a nuk ndjetë respekt pak për të shkruar diçka të bukur nga pena juaj,diçka reale të Gjyshit se i takonte qoftë edhe si shpërblim për atë që i përvetësuat e ndryshuat në kujtimet e tij????
Për Hoxhë Brungën flet çdokush;ka respekt gjithkush,çuditërisht pena juaj nuk i shkruan gërmat Shqipe ,siç duket i ka mbaruar boja ,po shyqyr që erdhi demokracia se kam blerë  Unë bojë ,nëse  thoni që ec more se ti ke shkruar për veten tënde,ju them mirë bëj dhe do bëj  se nuk mund të lë që nga diçka e thënë nga shtëpia ime,të ndryshohet,shkurtohet,përvetesohet,e të përdoret për emer e famë,Unë po shkruaj diçka të vërtetë,që askush nuk mund të me thotë :Pse??!
Unë të nderuar Historianë me vlerë për Dibër e Komb,ndjej respekt për ju ,për lodhjen tuaj në pasqyrimin e Historisë Dibrane dhe ju lumtë,por nuk mund të hesht,mbi atë që është reale,mbi atë që është thënë nga njeriu i dashur e  i paharruar i imi Hoxhë Brunga!


Παρασκευή 25 Ιουλίου 2014

Nga Kalaja e Kastriotit,përshëndet Dibrën bukuria e zotit!

Nga Kalaja e Kastriotit,përshëndet Dibrën bukuria e zotit!


Nga Kunora hedh shikimin!
Nga Ku merr Lura shkëlqimin!
Ku merr Lura bukurinë!
Ku ka Lura mrekullinë!


Maja e Runjës i thotë Qiellit!
Lëshomi mua rrezet e Diellit!
Të më shtohet krenaria!
Të mbushet syri nga hijeshia!


Guri i kuq kur rrezaton!
Gjithë vendin e mbulon!
Të merr sytë vezullimi!
Fushën e Krejës po ta shihni!

Në pllajat tona kur pushon!
Bakullena vezullon!
Në ballë Xhaxhishtin kur e shikojmë!
Zogjtë e malit nisin këndojnë!


Kjo Lan Lura me histori!
Mbushur lule e krenari!
Nga Kalaja e Kastriotit!
Përshëndet Dibrën bukuria e zotit!


Lurës sonë prej diamanti!
Bukuri e falë prej zotit!
Si Mbretëreshë është qëndis!
Në flamur të pavarësisë!

(Teksti Brunga.D)

Lura ,një Lakmi,një deshirë,një çmim,një vlerë e lënë në harresë!


Lura ,një Lakmi,një deshirë,një çmim,një vlerë e lënë në harresë!
Kohëve të fundit shqyrtohet ndarja territoriale e re e Republikës sonë ,kjo është diçka e mirë ,si për shtetin si për individin,kuptohet ka pakënaqësi ,dhe verejtje ,ka dhe të kënaqur,unë e ndjek me interes të madh,dua apo nuk dua unë apo çdokush kjo gjë duhet bërë ,po a kërkon studim të thellë kjo punë,natyrisht se kërkon!
Nisur nga kjo gjithkush mendon për vendin e tij ,për të mirën e tij,por kuptohet jo të gjithë janë njëlloj,dikush lakmohet në vetvete,dikush është aq i sëmurë që edhe shpenzon një shume të konsiderueshme ,të marrë ate çka ai lakmon dhe që nuk është e tij nëpërmjet metodave korruptive të cilat sado ti luftosh ,ekzistojnë jo vetëm tek ne që duken sheshit,por kudo në botë ,madje dhe atje ku ligjit i thonë ligj e jo Maliq si tek ne!
E me të drejtë fillojnë lepirjet e atyre që nuk dinë histori,nuk ja dinë vlerën historisë, e që duan përvetësime gjë që su takon,gjë të cilën kurrë në histori nuk e kanë pasur,një diçka që nuk ju mbështetet as nga votuesit e vet,e as nga populli i thjeshtë e fukara!
Në rastin konkret mua si Lurjan më jepet rasti të flas për Lurën ,pasi Lura është vendlindja ime,Lura është rinia ime,ajo është kujtesa me të mira e të këqia ,por që kanë të bukurën e vet në brendësi dhe që i thonë Jetesë mes njerëzish që më donin ose jo ,që më hidhnin e më mbanin ,por siç thotë fjala e vjetër:"Njeriu yt,mishin ta han e kockën ta ruan",pra për mua ashtu si për çdo Lurjan ,Lura është e shtrejtë ,është gjëja më me vlerë që kam ,aty kam pjesën time,aty kam eshtrat e gjyshërve brez pas brezi,aty është historia e tyre !
Historikisht Lura që nga zanafilla ,emërtimi ,marrëdheniet sociale-ekonomike,Luftën e saj në shekuj ,fitoret e saj i ka të lidhura gjithmonë me Dibrën ,dhe gjithmonë ka qenë e Dibrës,marr shkas të shkruaj këta fjalë shkurt e të kuptueshme ,pasi shikoj që disa njerëz lëpihen duke e kërkuar për Mirditën,dhe po ja nisim:Në një shkrim që lexova para ca ditësh na dilte sikur sistemi i urryer komunist ja mori Lurën ,rrethit të Mirditës dhe pikërisht pa hezituar japin edhe vit ,pra në vitin 1949!
Kjo gjë mua më bëri nder të madh pasi po të thonin më përpara do duhej të shkruaja një roman të madh e sdo mbaroja se Lura ka Histori,ka lavdi,ka heroizëm,ka gjëra që rrallë zona i kanë apo nuk i kanë,Lura ka një histori shumë pak të shkruar,pothuajse të gërvishtur ,po të shkruash historinë e Lurës ,libri do ishte i madh,do peshonte pothuajse aq sa peshon HISTORIA E SHQIPERISE,pasi çdo gjë e Lurës ,është e lidhur ngushtë me çështjen kombëtare e lirinë e atdheut!
Pra po i futem rrethanave që nga pushtuesit Osmanë e deri në ditët e sotme shumë shkurt sa për ti bere të qartë lakmuesve ,dhampirëve që mohojnë një histori të një krahine Shqiptare,që KURRE LURA E LAVDISHME,nuk ka qenë pjesë e një rrethi tjetër në SHqipëri,përveç se e Dibrës.Në luftë kundër Turkut Lura ka qenë gjithmonë në front,në ballë të luftës,ajo ka patur dhe një fat, terrenin gjeografik të vështirë për pushtuesit dhe si e tillë ka qenë fortesë mbrojtëse e Skënderbeut,një  fat të tillë e ka edhe Mirdita ,pasi edhe Mirdita ashtu si çdo krahinë e Shqipërisë ka meritat e veta,heroizmin e vet,luftërat e veta kundra pushtuesve ,duke qenë se ka Lurën në kufi edhe Mirdita ka pas të mirat e veta nga Lura e cila nuk e ka lejuar kurrë  pushtuesit që të kalonin nëpër Lurë e të okuponin Mirditën heroike se duhet thënë edhe Mirdita ka treguar se kush është në luftën për lirinë e trojeve tona.
Se a është Lura e Dibrës kjo del në dukje sidomos në ndihmën që ka dhënë Lura gjatë rrethimit të kalasë së Çidhnës më  1452 pra shikoni vitin dhe krahasojeni me lakmiqarët që thonë se në 1949 i mori Lurën rrethit të Mirditës sistemi komunist, ku të gjithë  ata që  shpëtuan nga masakrat u strehuan në  Lurë . Skënderbeu për të maskuar ushtrinë  zgjodhi si vendëstrehim Lurën, kur sulmoi ushtrinë  turke në  Albulenë e  ku u zu rob Hamza Kastrioti!!

Lura ka qenë me zë jo në Dibër që po e po,por në Shqipëri,Kosovë e kudo në viset Shqiptare,siç thashë vetëm shkurt jo me u zgjatur,kujtojmë Duvakët e Lurës që nuk kanë lidhje me Mirditën por me Dibrën se me Dibrën e bëri luftën në Fushë-Gjakovë e u derdh gjaku ,deri në gjunjë të kalit thonë dhe sot,kujtojmë përfaqësimin e Lurës në Lidhjen e Prizerenit  ku morën pjesë shumë përfaqësues të saj si:Kole Bibë Doçi,Hasan Kaci, Halil Mena, Ali Mena, Ali Han Vladi etj ku Lura shkoi me Dibrën,jo me Mirditën,,kujtojmë Kongresin Dibrës (23-29 korrik 1909),ku Lura shkoi se ishte e Dibrës. Edhe hyrrjetin Lurianët e pritën me pushkë (1908-1909) . Krahas të tjerëve  me Ramadan Zaskoçinu u dalluan edhe Lurjanët me Hasan Kacin në krye kundër Xhavit Pashës, Edhe në Betejën e Qafëprushit kanë qenë mbi 70 Lurjanë (Bush Vladi, Mud Vladi, Bib  Vladi, Kol Bib Doçi, Ali Sinan Murati)!! Më 1910 në drejtimin e Isuf Karahasanit. Rezistenca e Lurjanëve qe e madhe kundër ekspeditave ndëshkimore të Dërgut Pashës më 1910-1911!! Shumë Lurjanë që nuk shkuan ushtar në Turqi dhe nuk paguan të dhjetëtat e gjelepit dolën malit edhe ndër ta:Hasan Kaci, Suf Islam Kaci, Bush Vladi, Mud Ded Vladi, Isen Het Murati etj. Ndaj hyrrjeti u dogji kullat.Këto që dolën malit I vunë pushkën hyrrjetit në Krajs (krajs quajmë një vend shkëmbor i vështirë për të kaluar) të Shkekes dhe në Majë të Gjeme. Për të ju kundërvënë aneksimit të shteteve ballkanike Lurjanët rrokën armët dhe morën pjesë në luftë kundër serbo-malazeze në kakarriç të Lezhës më 17 Nëntor të 1912.Në këtë luftë të përgjakshme krahas matianëve e Qafëmurrasve, u vranë për mbrojtjen e kufinjëve Lurjanët:Ali Mena, Sul Buci, Suf Mena, Dem Përleka,pra të gjitha këta vetëm në emër të Dibrës!
Kujtojmë 15 Gusht 1920, kur tek vendi i quajtur Ferra e Pashës u mbajt Kuvendi i Arrasit, një kuvend i madh burrash që nuk ishte mbajtur herë tjetër,e ku Lura u perfaqësua Denjësisht si krahinë e Dibrës,dhe këtë e dinë të gjithë se aty në këtë kuvend ka pasur burra nga e gjithë Shqipëria,që vinin të lidhnin besën e që i madhi Frashëri i bashkoi të gjithë si një trup i vetëm besa-besë.Lura e Dibrës pati përfaqësuesit e vet dhe në ngritjen e flamurit në Vlorë në shpalljen e Pavarësisë ku Nikoll Kaçorri u zgjodh nën/ kryetar I qeverisë dhe që ishte pishtar i pavarësisë shqiptare ,megjithëse sistemi pak e përmendi,dhe po ti biem hollë  ishte njëkohësisht edhe Kryeministër i Shqipërisë pasi z.Ismail Qemali qëndronte më shumë jashtë atdheut në shërbim të interesave kombëtare.
Me fillimin e luftës së parë botërore shtetet ndër luftuese pushtuan Shqipërinë,Lura e Dibrës rezistoi ndaj Austro-Hungarezëve dhe që ju vranë e ju internuan shume bijë e bija.Në vitet 1920-1921 Serbët djegin Dibrën, Lura u bë vendqëndrim I muhagjerrëve Dibranë ku të bashkuar luftojnë heroikisht dhe e nxjerrin Serbin jashtë Dibrës. Nën udhëheqjen e Elez Isufit dhe të Ibrahim Gjoçit rreth 30 Lurjanë morën pjesë në kryengritjen e Marsit në krah të Fan Nolit(e cila dështoi) kundra Zogut.Me ardhjen e Zogut në fuqi prapë Lurjanët u inkuadruan në shërbim të qeverisë se tij totalisht, pjesa dërrmuese e tyre marrin pjesë në gardën mbretërore. Shumë Lurjanë ishin me grada në ushtrinë e Zogut si:Bajraktari Mena dhe Doçi (Zabit) i Lurës etj,.Më 7 prill 1939 pati dhe nga Lura në Durrës si Sali Çupi që ndodhej në burg,I cili u rreshtua krahas Mujo Ulqinakut.
Në rradhët e ushtrisë nacional clirimtare u vranë Gjokë Doçi, Dylejman Skana, Ali Çupi.Por nga Lura e Dibrës në rradhët e nacionanalistëve  duke mos u pajtuar me idetë komuniste gjatë luftës dhe pas saj u vranë 34 vetë martirë të demokracisë ,pra Unë faktova shkurt Lurën në 600 vjet që është krahinë e Dibrës!!!!
A mund të dalë pra një dashakeq i Lurës të faktojë vetëm gjashtë minuta Lurën si krahinë Mirditore??????????
Unë e dua Mirditën,nder e kam të më thonë Dibran se jam i lindur në Dibër,por turp se kam të më thonë Mirditor,Shkodran,Lezhjan ........Sarandiot,se jam Shqiptar mbi të gjitha dhe Mirdita është një krenari më vete,ajo kurrë nuk ju nënshtrua pushtuesve të ndryshëm,nisur nga pikëpamja fetare religjionale që e kishin përmendur,Unë desha të them se Mirdita e ruajti fenë e vet të paprekur,të pa asimiluar,çka nuk ndodhi në Dibër ,e që sot kemi fe muslimane të dhënë me forcë në Dibër nga pushtuesit Osmanë (fukaralliku i bën të gjitha) e unë spo hyj në detaje se si u dha,por kemi dhe fenë katolike që u ruajt më së miri nga disa e kryesisht në Lurë ku siç e dini festojmë Pashkë dhe Bajram ,si dhe të gjitha festat e të dy riteve fetare,vetë unë jam musliman,por rakinë dhe bërxollën e derrit bashkë me Mirditorin e shkoj për bukuri dhe i ngrej mirë shëndetet,ata që më njohin e dinë që jam shtëpi fetare,me rite muslimane,por jam Shqiptar dhe dua Shqiptarinë shembull në botë siç jemi deri tani,dua të ju them atyre që nuk janë dashamirë të Lurës ,në qoftë se Lura jonë shkon me Mirditën nuk është turp,por historinë e Lurës si do ta thonë se ajo është e lidhur ngushtë në detaje me historinë e Dibrës ,apo do ti thoni;Na ishte një herë dikur Lura me histori.......,pra të mos jetë Lura  ,një Lakmi,një dëshirë,një çmim,një vlerë e lënë,në  harresë!
Gjithsesi respekt Mirditës e Mirditoreve trima e bujarë,respekt Lurës së Dibrës e njerëzve të mirë jo lakmues,jo hileqar,jo shtrembërues të Historisë së larë me gjak!!!!

Πέμπτη 24 Ιουλίου 2014

Vulë i vuri Kaçorr Lura,!

Tuj shkrepëti mbi male e shkrepa,
Si rrufeja prej Tomorrit,
Shpejt kanë ardhur trimat nga Lura          
Janë Skifterat e Dom Kaçorrit.

Gjëmoj Deti e ushtoj toka,
U tund fusha e u dridh Mali,
vesh e mori gjithë Europa,
Kur foli Ismail Qemali.

Flamur tjetër, jo nuk ka,
s'do të valëvitet në tokë Shqiptare,
Veç Flamurit të Kastriotit ,
Me shqiponjë dy krenare.

Vulë i vuri Kaçorr Lura,
me pak fjalë që sot kanë mbetë,
Te jetë për të vdekur,po vdesim sot,
njërën duam,Flamur o dekë!

Emri yt në histori,Legjendë luftrash për liri!

Emri yt në histori,Legjendë luftrash për liri!

Kjo krahinë me bukuri të rrallë!
Ka rritur trima e Bajraktarë!
Ka bërë faqe në histori!
Si për vete dhe për Shqipëri!

 Sikur bjeshkët kur çelin lulet!
Vlera Lurës kurrë si ulet!
Si shqiponjat qe ngrejnë folenë!
Në shekuj Lura kështu ka qenë!

Ti moj Lura e barotit!
Ke qenë strehë e Kastriotit!
Ty gjithkush ta din Lezetin!
Si për kafen dhe muhabetin!

Lurë ti mos vdeksh kurrë!
Ke shkrujt emrin në Flamur!
Ke lan nam në histori!
Gjithkush sot të ka zili!

Lurë je besë, je dhe Fe!
Je Flamur për Atdhe!
Emri yt në histori!
Legjendë luftrash për liri!

(Teksti D.Brunga!)

Lurjan lind nuk bëhesh kurrë!!

Lurjan lind nuk bëhesh kurrë!!


Lura  ime moj vigane!
E qëndis kudo me male!
Plot me lule e ujë të kulluar!
Me Lurjanë trima e të zgjuar!

Nëpër shekuj në histori!
Ti gjithmonë ke qenë lavdi!
Ngado shkoj unë nëpër botë!
Emrin tënd gjithkush e thotë!


Ti gjithmonë ke qenë e para!
Asnjëherë moj Lurë su mposhte!
Rreze dielli gjithmonë shkëlqeje!
për lirinë e kësaj toke!


Lurë pra emri tu ndriçoftë!
Bukurinë zoti ta shtofë!
Lura e shqipes në flamur!
Lurjan lind nuk bëhesh kurrë!!


(Teksti Brunga.D)

Fe Shqiptari,çdo Lurjan! Feston Pashkë,feston Bajram!

Fe Shqiptari,çdo Lurjan! Feston Pashkë,feston Bajram!


Lura jonë,Lura e merakut!
Hijeshisë dhe e zambakut!
Ku nga malet dëgjon këmbonën!
Mali-malit i përcjell jehonën!


Bujaria këtu s'njeh çmim!
Fjala e dhënë është betim!
Si Lurjani gjen shumë rrallë!
Besën ka në plan të parë!


Si Lurjanët në botë nuk ka!
Kudo i gjen krah për krah!
Fe Shqiptari,çdo Lurjan!
Feston Pashkë,feston Bajram!


Musliman edhe Krishterë!
Asnjëherë në Lurë s'janë ndarë!
Në shekuj bashkë kanë luftuar!
Sup më sup si vëllau me vëllanë!

Lurë moj Lurë e traditës!
Je e penës dhe e dritës!
E veçantë je Lura jonë!
Qofsh bekuar ti përgjithmonë!

    (Teksti Brunga.D)

Lura është vendi Flori!!

Lura është vendi Flori!!


Në do penë,në do artista!
Në do besë e trimëri!
Bujari dhe mençurinë!
Ik në Lurë pra pse rri!

Në do njerëz me taban!
Që su trembet syri kurrë!
Të buzëqeshësh të jesh krenarë!
Këta i ke veç në Lurë!

Po kërkove punëtore!
Mjeshtra në artizanat!
Gdhendje punimet me dorë!
Lura i ka për marak!

Po të duash ndihmë te vogël!
Po kërkove shok për jetë!
Ske pse lodhesh kodër më kodër!
Gjej Lurjanin dhe je Mbret!

E në daçi zgjuarsi!
Fllad dhe ajër për mushkëri!
Mos kërko në Shqipëri!
Lura është vendi Flori!
(Teksti D. Brunga)

“Kryeqyteti” i Lurës!!

“Kryeqyteti” i Lurës !    Nga Ramiz Lushaj 

Malet e luginat alpine i ngjasojnë njana-tjetrës 
Lura në etno-histori i përnget vetëm vetëvetes. 
Miq e udhëtarë i presin sikur të ishin mbretër 
Po për mbret ata njofin t’vetin e askënd tjetër.

Lura – Illuri, emer i lashte, burimor nga iliret 
Mendja lurase ndritë në Alpe e nëpër vitet. 
Aty gjen Platon, Aristotel, Ciceron, Sokratët… 
Lulojnë e thinjen në Amfiteatrin e Fjalës. 

Lura -herë Mal, herë Dheu, herë Bajrak. 
Njerëz e male i rrijnë kryelartë. 
Lurasit në vetëqeverisje janë aristokratë.
 Pleqtë si Parlament, Dhetarët si Senat. 

Lura nën një kulm kulle pati edhe dy fe…
Në zemrën e vet gjithmonë vetëm një Atdhe 
Nuk i them kujt se është më e bukura në botë 
Po Lura është ndër vendet më të rralla mbi tokë.

Si “Amerikë e Vogël” kjo Lura me vrri e bjeshkë 
T’ardhunit nga gjithato vise aty hodhën rrënjë e degë.
Çdo fis i Lurës hyjnore e ka “Itakën” e vet.
Ata, në shekuj, e banë kit’ Lurë “Kryeqytet”.


Shqipëri Etnike, 29 maj 2014

Hoxhë Brunga (Sulejman Abas Brunga) nga Gurë-Lura ,imam i zoti,hedhësi i parë i gatërrit(sharrës së ujit) në Shqipëri!

Hoxhë Brunga (Sulejman Abas Brunga)!
Lindi në fshatin Gurë-Lurë të Rrethit të Dibrës në vitin 1885!
Studimet i mbaroi në Stamboll Turqisë për rreth 24 vjet!
20 Vjet studioi për mekanik dhe katër vite për Hoxhë!
Ai ishte një student mjaft i Zgjuar dhe mbaroi shkëlqyshëm me rezultate shumë të mira!
Kthehet në Atdhe në vitin 1925 ku filloi si imam i fshatit në Gurë-Lurë!
Ishte Hoxhë i zoti,mjaft i përgatitur por mbi të gjitha,ai ishte dhe një mekanik i zoti,
një inxhinier për kohën e atëhershme!
Hoxhë Brunga punoi pa u lodhur gjatë gjithë jetës së tij!
Ai merrte pjesë në çdo ndërtim që bëhej,ishte i respektuar,jo vetëm në
Dibër e Lurë por dhe më gjerë në Shqipëri!
Hoxhë Brunga nga Gurë-Lura e Dibrës është arkitekti,njeriu i parë në Shqipëri,
që ndërtoi e montoi Gatërrin(sharrën që punonte me ujë)për prodhimin
 e dërrasës nga lënda drusore!
Hoxha i nderuar diti ti rezistojë sistemit komunist diktatorial,
i cili nuk e lejonte predikimin e fesë në Shqipëri!
Vetëm e vetëm të mos ndiqej nga komunistët e mallkuar,punoi pa u lodhur edhe pse ishte i plakur,në shi ,borë e të ftohtë kudo që ndërtoheshin Gatërrat (sharrat)e ujit!
Doç Doçi nga Arrëni i Kukësit tregon një histori për Hoxhë Brungën se si i shpëtoi ndjekjes
nga komunistët edhe pse kishte shkuar të punojë prapë se linin te qetë!
Vijon rrëfimi i zotit Doç Doçi nga Arrëni i Kukësit ,të cilin e falënderoj përzemërsisht për këtë kujtesë të bukur për Gjyshin tim Hoxhë Brungën!
Hoxhë Brunga ishte një personalitet i rëndësishëm i jetës fetare dhe civile, jo vetëm për Lurën por edhe për krahinat tona.
 Hoxha ishte një intelektual i lindur e i ardhur nga shkolla fetare dhe ajo civile mekanike. Pas luftës së dytë botërore dhe sidomos pas vitit 1967-të ku feja mori goditjen përfundimtare nga sistemi komunist, Hoxhë Brunga ju dha edhe specialitetit të dytë të tijë, që kishte mbrojtur në Stamboll si mjeshtër i ndërtimit të gatërrve (sharrave)që punonin me ujë.
Hoxha ka ndërtuar shumë gatërra uji por ai ka ndërtuar(montuar)dhe gatërrin e Arrënit ne Kukës. Në përurimin e këtijë gatërri u bë një festë shumë e madhe në të gjithë Arrënin.
Për të inaguruar gatërrin kishte ardhur dhe Tahir Minxhozi ish sekretar i parë i rrethit Kukës, gjithashtu ai ishte dhe anëtarë i komitetit qëndror të PPSH-së.
Meqë Tahiri ishte nga Mati kishte dëgjuar dhe e njifte Hoxhën, dhe aktivitetitn e tijë.
 Folë o Hoxhë thotë Tahiri...po Hoxha nuk fliste...folë o Hoxhë thotë prapë Tahiri...po hoxha kishte vendosur të mos flasë.
(Hoxha mendonte shumë e shumë burra Me zë që ishin mashtruar apo prerë në besë nga klika komuniste.)
Si të fliste Hoxha ku pas sekretarit ishte mbushur plot e përplot me ish sigurimsa të shtetit,me spiunë,me keqbërës,që i kishin vënë syrin Hoxhës për një arrestim të mundshëm.)
Pas pak thërret përsëri Sekretari folë o Hoxhë se pa folë nuk shpëton dot sot...prandaj fol.
Hoxha duke parë këmbënguljen e sekretarit u zu ngushtë dhe tha ;
Po Tahir po flas.
Kurë mbarova shkollën preva një biletë për traget në Stamboll për Selanik të Greqisë  dhe po prisja në breg të detit që të vinte trageti.
Un kisha në dorë një valigje të mbyllur me çelës ku çelësin e mbaja në dorë të lidhur me një zinxhir,dhe rrija duke pritur tragetin i cili nuk dukej asgjëkundi në horizont...vazhdoja të ecja bregut të detit me valigjen në njërën dorë,dhe çelësin në dorën tjetër, duke e dredhur.
Gjatë dredhjes se zinxhirit me çelës në të....Zinxhiri këputet dhe çelësi fluturon e bie në thellsi të detit.
E pastaj cfarë u ba thotë Tahiri..?
Kurgja thotë Hoxha por valixhia ime ka ngelur e mbyllur atë ditë e sot në mungesë te çelësit. Tahiri ishte Matjan dhe i kuptonte alegoritë shumë mirë, tundi kokën dhe në heshtje kaloi në një bisedë tjetër.
Valixhia e Hoxhës kishte ngelur e mbyllur, se po të hapej kishte aq shumë matrial sa  Hoxha  do kalbej nëpër burgjet e sistemit të urryer komunist.

FOLKLORI NË LURË.

FOLKLORI NË LURË.


Lura paraqitet një krahinë etnofolklorike e veçantë dhe me interes në planin etnologjik dhe folklorik. E shtrirë në pjesën veriperërndimore të rrethit të Dibrës, kjo krahinë përfshin fshatrat:Fushë-Lurë, Pregj-Lurë, Krej-Lurë, Borie-Lurë, Gur-Lurë ,Lure e vjeter, Sumej, Vlashe, Arth dhe Armollë. Pavarë-sisht nga lidhjet, marrëdhëniet me krahina të tjera të afërta, si të Dibrës, Matit,Mirditës, Lura ruan në thelb një mëvehtësi relative në krijimtarinë folklorike. Ky pohim mbështetet edhe në analizën e përgjithshme të krijimtarisë popullore gojore të mbledhur në Lurë. Përgjithë-sisht në këtë krijimtari kemi të bëjmë me një simbiozë të natyrës, përfaqësuar nga mjedisi piktoresk, me pyjet tërheqës, me liqejte aq të përmendur, me lëndinat gjelbëruese, dhe krijimtarisë folklorike, që shpreh shpirtin poetik, elegancën e brishtësinë, monumentalitetin dhe bukurinë,jonet e ëmbla dhe melodioze, lëvizjet elegante, estetikisht të arrira e funksionale. Folklori në Lurë, nga regjistrimet ekryera në kohë të ndryshme, përgjithë-sisht, rezulton të jetë i pasur në gjini,lloje e zhanre të ndryshme. Por në të nuk mungojnë apo  janë praktikuar edhe lloje a zhanre të njohura në krahina tëtjera. Kujtesa kolektive ka përcjellë derinë ditët tona një pjesë të asaj krijimtarie gojore të realizuar dhe të transmetuar në shekuj. Ato që kanë arritur deri më sot,si një pjesë e trashëgimesisë gojore popullore të Lurës, krijojnë mundësinë e dhënies së një tabloje të jetës së folklorit në Lurë.Realisht duhet pranuar se kërkimet folklorike në këtë krahinë etnofolklorike janë relativisht të vena ne tekstet e këngëve, të lejojnë të trajtosh pasuritë folklorike të Lurës, se si paraqitet kjo krahinë edhe përsa i përket kujtesës dhe trashëgimesisë kolektive.Folklori në Lurë e ka bërë jetën e vet si art sinkretik në forma të tilla, si: proza e poezia popullore, folklori muzikor dhe ai koreografik. Krijimet e ndryshme praktikohen si me shoqërim, ashtu dhe pashoqërim instrumentor. Instrumentet më përfaqësues në Lurë janë fyelli, kavalli,lauria, pipzat, çiftelia, curlja, lodra etj.Si tipare karakteristike të formave kryesore të jetës së folklorit në Lurë mundtë veçojmë: a) Për poezinë popullore nënvizojmë gjallërinë, kuptohet, në intensitete të ndryshme, të disa llojeve të lirikës. Përmendim këtu këngë pune, rituale, këngë djepi, dashurie, vajtime dheveçanërisht këngët e ceremonialit të dasmës. Nga baladat shqiptare nëpërgjithësi në Lurë janë të pranishm e vetëm disa motive të kufizuara. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për këngët historike. Kjo situatë e teksteve për krijimet folklorike e përcakton Lurë ne më së tepërmi si një krahinë me krijimtari të natyrës lirike.Për folklorin muzikor theksojmë praktikimin e krijimeve të pasura për nga pikpamja melodike, e repertoreve me ritmetë ndryshme, ku mbizotërojnë ritmet 7/8dhe 2/4, veçanërisht në këngët e dasmës.Nga pikpamja muzikore interes paraqesin krijimet rituale, që sjellin elemente të kulturës së hershme muzikore, si dhevajtimet e grave, me strukturë interesante. Me mjaft domethënie janë dhe emërtimet popullore në Lurë për ato që vajtojnë. Për zërin e parë thuhet ajo që ia ze, për ato që e pasojnë, ndihmëset,si dhe grupi i grave që ia pret 3.Për folklorin koreografik duhet thënë se bazën e sistemit të kërcimeve të burrave e përbëjnë “vallet dyshe”. Praktikohen edhe “vallet”. Me këtë emërtim njihen ato që luhen në grup, të shoqëruara me këngë. Edhe në Lurë specifikohen me termin “hora”. Forma më e hershmee valleve të grave në Lurë është “hora”,që luhet në dy forma: në rreth të mbyllur dhe në dy grupe, në formacion gjysmërrethi. Nga gratë në Lurë praktikohen edhe“kcimet”. Ato luhen nga dy valltare  dhe shoqërohen me instrumenta.Duhet theksuar se horat në rreth tëmbyllur praktikohen në Lurë edhe nëformë të përzier, burra dhe gra, dhe në këto raste zakonisht, përveç shoqërimit me këngë, përdoret edhe lodra 4.Si një krahinë malore, e izoluar, përshkak të pozicionit gjeografik, Lura paraqitet, përsa i takon artit folklorik, si një konservuese e traditave gojore, duke ruajtur, në një masë të vlerësueshme, autenticitetin, mirëfilltësinë folklorike. Atje,siç e cekëm më lart, bashkëjetojnë llojetë ndryshme folklorike, me zanafillë në kohë e me shtrirje vertikale, nga periudhat më të hershme, deri në ditët tona. Këtu e kanë shpjegimin e bashkëekzistencës së tyre, me intensitete të caktuara, llojee praktika tepër të hershme, si p.sh., ritualet, deri te këngët e krijuara e të përfshira në qarkullim folklorik gjatë bashkëkohësisë sonë. Ndofta, edhe dukuria karakteristike për këtë krahinë, që edhe sot krijimtaria folklorike ruhet e praktikohet, si i vetmi lloj arti, i mundshëm për t’u praktikuar dhe për të plotësuar mësë miri nevojat artistike shpirtërore të lurasve, ka ndikuar dhe ndikon në këtë bashkëjetesë.Krijimtaria folklorike në Lurë e ka përvijuar shtratin e vet, si dhe është zhvilluar apo është pasuruar më tej, duke na dhënë sot një tablo të përgjithshme meburime të tilla: 1. Krijimtaria folklorike qëka një shtrat ndërkrahinor a mbarë shqiptar; 2. Krijimtaria folklorike vendase e ardhur nga e kaluara; 3. Krijimtaria folklorike e huazuar nga banorët e Lurës në vite; 4. Krijimtaria e më vonë folklorike, epërftuar në bashkëjetesën me krijimtarinë e kultivuar dhe amatore.Duhet pohuar që në fillim se në tërësinë e folklorit në Lurë vendin parësor e zenë krijimet folklorike të përcaktuara si vendase. Krijimet e këtij grupimi janë tëllojeve folklorike nga më të ndryshmet. Ato janë me mjaft interes edhe në nivel kombëtar, kur është fjala për pasurimin dhe raportet shprehëse të unitetit folklorik kombëtar. Nëpërmjet origjinalitetit, veçorive specifike, krijimet folklorike, t’i quajmë përgjithësisht autoktone, përcjellin një traditë të pashkëputur nga folklori shqiptar,por edhe e pasurojnë atë në tematikë,dhe në format e shprehjes, në vlerat artistike. Megjithëkëtë, duhet pohuar se përgjithësisht përcaktimi i prerë i kufijvetë burimeve të folklorit në Lurë është i vështirë të realizohet plotësisht. Njëkohësisht, theksojmë se është me mjaft interes shkencor nxjerrja në pah e vlerave folklorike, pavarësisht nga niveli që ato përfaqësojnë. Kjo ngaqë, në fund të fundit,realiteti folklorik është në përbashkësinë e të gjitha vlerave nga burimet e përthithura në qarkullimet folklorike.Ka mjaft krijime folklorike edhe në Lurë që janë me një shtrirje më të gjerë se në një krahinë, pa mundur të jepet diçka e prerë rreth përkatësisë nistore. Të tilla janë një pjesë e fondit të baladave, përrallave,legjendave mitologjike, këngë të punës erituale etj. Veçse këtu duhet theksuar një moment me rëndësi, jo vetëm për krijimtarinë folklorike në Lurë. Krijimet e një shtrirjeje më të gjerë përcjellin momentetë veçanta, një plan edhe në trajtim lokal,një ripërpunim gjatë huazimit apo praktikimit. Le ta ilustrojmë me baladat mitologjike. Jeta e këtij zhanri folklorik në Lurë, siç na e përcjellin kërkimet e kryera deri tani, është jo aq e gjerë. Njihen të praktikuara balada si ajo e mbajtjes së fjalës së dhënë, e rinjohjes burrë - grua,vëlla - motër etj. Por edhe brendapërbrenda këtyre baladave, në një shtrirje të tillëtë kufizuar të motiveve, në Lurë vihen re trajtesa jo tipike, karakteristike apozotëruese në motivet themelore, të njëplani më të përgjithshëm.Vetëm ndryshimet e emrave të personazheve në balada të kësaj natyre,ndonëse jo dukuri tipike dhe të qenë-sishme, tregojnë se krijime të tilla janë përthithur, nëse vërtet ka ndodhur kështu, në një kohë të caktuar, u janë nënshtruar kërkesave të atij mjedisi që i ka bërëpronë të vetën. Pavarësisht nga prania e dy besimeve fetare në banorët e Lurës,edhe brendapërbrenda së njëjtës familje, emrat e personazheve në baladat e mbledhura janë të mimizuara. Kështu, përveç varianteve të njohura të baladës së Ymer Agës, në Lurë janë regjistruar edhe variante me personazhe Hisenin dhe Gjuheren. Gjithsesi, ato sjellin,krahas përcaktimit më të plotë të shtrirjes teritoriale, edhe elemente që e pasurojnë vështrimin rreth baladave shqiptare në përgjithësi.Prania në Lurë e mjaft praktikave të lashta, të cilat dihet se janë të shoqëruara edhe me krijime folklorike, flet se mungesa e regjistrimit të këtyre të fundit është thjesht dëshmi e mospraktikimit në periudhat kur janë bërë kërkimet.Buzmi, Dita e Verës, darka e deshe,dreka e dhenve, gjoshtaret etj. janë disa nga festat popullore në të cilat janë ruajtur, edhe në Lurë, doke e zakone të lashta pagane. Gjurmët e gjetura nga praktikat e festimit të Buzmit të bindin se atje ka pasur krijime folklorike të një natyre të lashtë, por që me kohë janë nxjerrë nga qarkullimi.Pohimi i mësipërm shihet edhe mëmirë te këngët e punës dhe ritualet e mbledhura në Lurë. Kjo, si një krahinëkryesisht blegtorale, ka praktikuar njësërë krijimesh që lidhen me procese e praktika rituale në fushën e blegtorisë.Për ilustrim përmendim këngë të ndryshme, si ato që lidhen me mjeljen e bagë-tive, me tundjen e bulmetit etj. Është enjohur pothuajse në të gjitha viset shqiptare praktika rituale që lidhet me tundjen e bulmetit për herë të parë. Kjo praktikë në Lurë paraqitet në një formë interesante, që flet për periudha ngjizjeje tepër të hershme, si dhe për ruajtjen e tyre nënjë gjendje të lashtë deri vonë. Si e tillë paraqitet me interes të veçantë në tërësinë e ritualit përkatës midis shqiptarëve.Duke tundur bulmetin, thuhej: “Tunu,mtej, vrrëjk e vrrëjk,/ Qite tlyenin me shenejk;/ Tunu, mtej, rrena - rrena,/ Se kam lan’ gjan’ mrena” 6. Nëse nuk dilte gjalpi, shkohej në pyll “për të vjedhur qyqen”. Shkohej te druri ku rrinte qyqja,merrej një degë prej tij, që quhej “vjedhja e shejit” dhe kjo i varej tundësit . Sipas besimit më të përgjithshëm, në këtëmënyrë do të ishte më e lehtë tundja e bulmetit.Krijimtaria folklorike tradicionale e përcaktuar si vendëse, është më e pasura.Në tërësinë e saj përfshihen krijime tëllojeve më të ndryshme dhe më të gjera.Është në këto krijime psikologjia e lurasit, mjedisi i Lurës, peisazhi malor blegtoral, fauna dhe flora e Lurës, toponomastika që lidhet me Lurën etj.; të gjitha këto indikacione të rëndësishme që, në mospërcjellin plotësisht origjinën, sjellin një qarkullim shumë të gjatë kohor. Realizimi i gjeografizimit të krijimit folklorik flet për një lokalizim kohor e vendor të vetërealizuar apo të përpunuar që herët.Të këtij përfaqësimi përmendim një shumicë krijimesh nga këngët e djepit,të dashurisë, këngësh historike, dhe,sidomos, vajesh, legjendash historikedhe këngësh dasme. Do të ndalemi këtu vetëm në tre llojet e fundit. Do të thoshim se vajet e Lurës përfaqësojnë një thesartë vërtetë të vajtimit shqiptar. Ato bëjnë pjesë në fondin më të realizuar, dukepërcjellë një pasuri të llojllojshme të figurave artistike të shumta, si: epiteti, krahasimi, personifikimi, similituda etj. Vajet janë produkt i improvizimit mbi njështrat përgjithësisht të qëndrueshëm.Pavarësisht nga një afëri më e dukshmeme vajet në Mirditë, do të thoshim sevajet në Lurë janë, për mendimin tonë,më të goditura artistikisht, krijojnë situata shumë prekëse, janë të një plani më intim. S’ka se si të mos tërheqin vëmendjen vargje të tilla: “Ti m’u pajke si mollanë gem,/ Ti m’u pajke si zogu n’flurem”;“A shkul’ lisi me gjith’ rrema,/ I ka votun toks mrena”; “Jan’ fushat tu lulzue,/ Vin’malet tu murgjullue,/ Vjen qiqja tu kënue,/ Nana t’rren tu lotue”.Do të thoshim se të një interesi tëveçantë paraqiten nga Lura legjendat historike; posaçërisht ato që lidhen me emrin, veprën dhe periudhën e Skënderbeut, si dhe legjendat toponimike,veçanërisht ato për liqejtë e Lurës. Krijimtaria folklorike e këtij zhanri, toponomastika, gojëdhëna të ndryshme që lidhen me Skënderbeun dhe epokën e tij,të mbledhura deri më sot në Lurë, e bëjnë këtë krahinë të spikatur edhe nënivel kombëtar. Janë një varg legjendash për figurën e Skënderbeut, për kala të tij, për objekte të ndryshme, toponime të lidhura e të shpjeguara me emrin e Skënderbeut.Në grupimin e tretë të krijimtarisë folklorike në Lurë do të përfshinim ato që duket se janë përftuar përmes huazimeve prej krahinave të tjera. Këtu mund të përmendim këngë historike, ndonjë këngë dashurie etj. Gjithsesi, numerikisht tërësia e tyre nuk përbën shqetësim për vulën autoktone të krijimtarisë folklorike në Lurë.Përsa i përket grupimit të katërt, krijimet e vona folklorike, të përftuara në ecurinë e traditës, por edhe nën përvojëne artit të kultivuar dhe amator, duhet pranuar se numri i tyre është relativisht i kufizuar. Dihet se për shkaqe të caktuarajanë paraqitur si folklor edhe krijime të cilat nuk u janë nënshtruar dhe nuk kanë respektuar ligjësoritë folklorike. Por, gjithsesi, ky fakt nuk mund të bëhet shkas për të mos pranuar se folklori edhe në Lurë është pasuruar me tema të reja, mekrijime që i janë bashkëngjitur me dinjitet krijimtarisë folklorike tradicionale.Nuk mund të mos përmendim këtu këngëtë tilla, si “Shtat’ liqejt’ e Lurës”,(HILMI KOLGJEGJA autor), që kanëpasur një qarkullim më të gjerë se kufijtë krahinorë. Edhe pse me autorë të njohur, krijime të kësaj natyre, që ruajnë shtratin tradicional, realizojnë qarkullimin folklorik, përfshihen në fondin e folklorik të Lurës.Së fundi, por jo për nga rëndësia, nëtrajtesën tonë do të ndalemi te roli dhe ndihmesa që kanë sjellë në jetën e folklorit në Lurë bartësit e talentuar. Ata kanëqenë dhe janë të moshave e të gjinive tëndryshme. Shfletohen materialet e mbedhura gjatë ekspeditave të ndryshmedhe një vend të nderuar kanë bartësit tipikë që kanë bërë të mundur gjallesën e krijimeve folklorike nga më të ndryshmet.Sheh dorëshkrimin e vitit 1959 dhe të fiksohen emrat: Ramadan Doçi, Gjilkë Loka, Bardhe Gjeçja dhe ne veçanti mbledhesi i njohur i folklorit HILMI KOLGJEGJA  etj., që sot mund të mos jetojnë më, por ndihmesa e tyre ka bërë të mundur që të fiksohet njëpjesë e mirë e visarit folklorik të Lurës.Nderimi dhe mirënjohja më e thellë për ta, por edhe për interpretues dhe ekzekutues të tillë të njohur, si këngëtarët ArifBuci, Ibrahim Haldeda, Ali Peka, Trëndelina Buci e deri te këngëtari i mirënjohur Arif Vladi, me fillesë në folklor, etj.;valltarët Sul Peka, Aqif Ajazi, Margjela Vladi, Xhemil Duka etj.Po kështu, është e nevojshme të nxirret në pah puna krijuese e rapsodëve,të cilët kujtesa kolektive i ka lënë jashtë vëmendjes. E njëjta gjë do të vlente edhe për krijues të tillë si Hilmi Kolgjegja, AliPeka etj., një pjesë e krijimeve të të cilëve, pra si fillesë krijuese individuale,janë përfshirë në qarkullimin folklorik në Lurë. Një punë e tillë do ta bënte plotë-sisht të qartë vendin që ze folklori në Lurë.

Masakra e pushtuesve austriakë në Lurë, në vitin 1916!

Masakra e pushtuesve austriakë në Lurë, në vitin 1916!


Masakra e pushtuesve austriakë në Lurë, në vitin 1916!

-Vetëm nga data 10-28 korrik 1916 austriakët vranë në Reç, Dardhë  44 persona.

-Në Lurë sipas dëshmive të disa pleqëve thuhet se' u vranë 108 veta,emrat e te cilëve edhe nuk kujtohen se nuk kanë qenë të shkruar diku,thonë se do u vrisnin më shumë por Austriakët i vunë të betoheshin Lurjanët në kishë dhe xhami,dhe kush hyri gjoja të betohej u luste,këtë gjë se kuptonin barbarët se nuk dinin gjuhën ,por i falnin,pra shumë vetë kanë shpëtuar nga kjo se ndryshe masakra do të ishte më e madhe!!

-Sipas të dhënave austriake, kjo ndodhi, sepse më 10 korrik 1916 një togë prej 10 vetash e komanduar nga Zugfureri, u qëllua në Gjurrë-Reç në një distancë prej 50 hapash. (do sjell hollësi më vonë pasi këtë se di kështu siç thuhet por kështu shkruan një historian Dibran)

Për këtë shkak, ushtria austriake u hakmor dhe vrau shumë burra e gra nga këto krahina, bëhet fjalë për 44 veta, të cilët janë:



1- Abaz Kolgjegja,

 2-Arif Haldeda,

 3-Abas Skana,

 4-Bibë Markola,

5- Bajram Cuku,

 6-Can Vladi,

7-Bajram Leka,

8- Dan Kalia,

9-Hasan Cuku,

10-Hasan Kaci,

11- Haxhi Gjogjegja,

 12-Hysen Kalia,

 13-Hasan Murati,

14- Humë Murati,

15- Hasan Hoti,

16-Isuf Deda,

17- Ymer Hoti,

18-Mide Cuku,

19-Met Haldeda,

20-Muharrem Tollja,

21-Osman Hoti,

22-Sali Tollja,

23-Vezë Cuku,

24-Vesel Kalia,

25- Xhemile Gjogjegja ,

26-Ahmet Hoti,

27-Gjyl Hoti,

"Sheh Abazin, Beglie Markun dhe Jusuf Laçin në Reç; Selim Canin në Dardhë dhe Ibrahim Malën në Çidhën."
Shifrat janë edhe më të shumta në numër por unë këta emra munda të gjej!!

Lura e Duvakëve.300 DUVAKËT E Lurës.

                                   Lura e Duvakëve. 
                                300 DUVAKËT E Lurës.






Pranvera e vitit 1490 e gjen Lurën dobët ,me vdekjen e Skënderbeut,Lura ra në zi (heshtje),autoktonët Lurjanë nuk po shikonin më se kur dhe ku të ndihmojnë pasi betejat ndaj Osmanllijve deri diku u pushuan e nuk kishte vendi një prijës,që të merrte fatet e vendit në dorë.


Kishin kaluar 22 vite pa Skënderbeun,kudo nëpër pjesën verilindore të Shqipërisë, pushtuesit Turqë kishin filluar një genocid të pa parë,ishin të betuar që ku me bindje,e ku me forcë e deri në përdhunime ti ndërronin fenë kësaj pjese Shqiptare të pa nënshtruar nën udhëheqjen e Skënderbeut,dhe ja arritën qëllimit ,madje në Dibër edhe Kishat po i kthente e modifikonte në Xhamia.


Dibra edhe pse e shtypur në këtë periudhë,qëndroi e pa mposhtur,madje festonte festat katolike fshehurazi,por i përmbahej edhe festave muslimane pasi dimensioni luftarak i Turqëve,forcimi i ushtrisë së tyre natyrisht kishte futur hije frike në gjithë zonën.


Shkak i Relievit Malor,mosnjohjes së terrenit Lura kishte ngelur e pa trazuar ose siç mud të themi e pa ndjerë nën influencën e pushtuesve,ndonëse pushtuesit Osmanllinj e kishin qëllim kryesor Lurën për nënshtrim pasi Lura për vite me radhë ishte Streha e Skënderbeut,ishte pikërisht kjo zonë që merrej me kalitjen e Jataganëve të Ushtrisë së Skënderbeut,madje Lurjanëve ju thirrnin:<<Xhypçit e Skënderbeut>> domethënë farkëtarët e Skënderbeut,por nuk ishte vetëm kaq,Lurjanët ndihmonin me ushqim ,ushtrinë ,ruanin Kalanë e Skënderbeut ku Legjendari strehonte familjen e tij,kala e cila ndodhet në Gurë-Lurë,gjë që bëri Skënderbeun ta bekonte popullin Lurjan ,duke ju drejtuar:Kudo shkofshi e qofshi ju Lurjanë,gjithmonë të mira e fitore shikofshi.Ishte kjo arsyeja që Turqit i ishin betuar vetes për Lurën ta nënshtrojnë plotësisht e pikërisht për këte Sulltan Mehmeti i dërgon fisit Lurja në Lurë ,të parit të Lurës për atë kohë një shkresë në pranverën e vitit 1490 dhe i kërkonte me çdo kusht nga një nuse për shtëpi,e dorëzimi i tyre të bëhej në Fushë-Gjakovë.


Lura e asaj kohe kishte Treqind shtëpi gjithsej,e i duheshin treqind vajza të reja për ti nisur nuse për Turqit,ky ishte turpi më i madh që do mbulonte Lurën,e prijësi i Lurës ,fisi Lurja nuk mund ta pranonte kurrë këtë.


U mblodhën Lurjanët dhe ikën në Çeliasin e asaj kohe ,Çidhnën e sotme,dhe diskutuan me banorët e Çeliasit për këtë turp të madh që po ju bënte Turku.


Banorët e Çidhnës ishin të lidhur ngushtë me Lurjanët si në kohën e Skënderbeut ashtu edhe pas vdekjes së tij,dëgjuan Lurjanët dhe u vendos që bashkarisht ti bënin ballë këtij turpi që ishte i pa dëgjuar kurrë për ta,e filluan përgatitjet ku Lura kërkonte ndihmë në njerëz,kryesisht djem të rinj,kuaj si dhe ti dërgonin fjalë turqëve se në Majin e atij viti ,pra të vitit 1490 ,fundi i Majit data njëzet e tetë,Treqind Nuset do ishin në Fushë-Gjakovë por të mbuluara me nje pëlhurë të kuqe që u quajt Duvak,e do dërgoheshin me nga dy përcjellës për secilën nuse,(data u mor nga nje arkiv i shkrimtarit Selinger ,Gjerman ,nga ditari i tij ,Shqiptarët).


Dhe ashtu u veprua u mblodhën treqind djem të rinj e u mbuluan me Duvak gjoja si nuset për të jua dërguar Turqëve,e nga dy përcjellës për çdo <<nuse>>,e u nisën për në Fush-Gjakovë,ku po i prisnin tremijë Turqë që po festonin sa arkiva thotë se nuk dëgjoje njeriun një hap larg,se çfarë të thotë nga zhurma e daulleve,dhe sapo arritën <<nuset>> ,Turqit u lëshuan të gëzuar,por djemtë e rinj hoqen Duvakun,e bashkë me përcjellësit ,nxorën Jataganët ,e filluan betejën aq ashpër sa i vranë gjithë Turqit,dhe kapën rob vetëm një,për ta pasur lajmëtar për Sulltanin,të cilit i dërgojnë një shkresë ku i thonë,mes të tjerash se:LURA NUK KA CUCA,vajza,PËR SULLTAN,se vajza në luftë i bahet djalë.


Në këtë betejë thuhet se nën ndriçimin e hënës shikoje kudo pasqyrim rrezesh të ndritëshme nga gjaku i Turqëve të vrarë,e dëgjoje hingëllima kuajsh që kishin ngelur pa të zot.Thuhet se në Fushë-Gjakovë gjaku i derdhur arriti deri në gjunjë të Kalit.


Të mahnitur,kryelartë,e plot gëzim Lurjanët kthehen në Lurë e festojnë fitoren,fill pas kësaj ikin në Çelias,përgëzojnë banorët e Çeliasit për ndihmën e dhënë e që nga ajo kohë nga buja e madhe e fitores e gjithë Dibra në dasma përdor Duvakun deri ne vitet tona kryesisht vitet 70,se pastaj filluan civilizimet jo me makina ,e vello ,e lloj lloj zbukurimesh,ku Duvaku filloi të jete jashtë modës,njëkohësisht duke ditur rrezikun se Turku nuk do ta linte me kaq këte punë,ata vendosën  njëzëri që të shpërngulen e ikin ku në Jug të Shqipërisë e ku në Greqi,kryesisht Janine,Follorine,Tiçero,Arta,e Larisa,nuk ekziston noj dokument për gjithë këta,por nga mbiemrat e fiseve,thjeshtë është meditim,megjithëse vetë kam patur rastin nga një Arvanitas në greqi që më ka folur prejardhjen e shumë fiseve,por dhe ai nuk mund të më jepte arkiv.
Pas kësaj Lura u popullua nga fise Shkodrane,Ulqini,Hoti,me të cilët kishin lidhje Lurasit autoktonë,po kështu edhe Çidhna,ku shpesh herë edhe sot disa përdorin shprehjen:Je si Shkodran .Edhe të ardhurit në Lurë e Çidhën vazhduan të jetojnë të bashkuar,madje në Lurë ,deri vonë ishin nje grosh siç i themi,as nuk jepnin vajzë tjetrit e as nuk i merrnin,pra quheshin vëllezër të gjithë.
Lura i ka ngritur Këngë kësaj historie,si më poshtë:
Ka dalë fjala n'atë krahinë,
pregatitni pashë ushtrinë,
thonë si dallga ashtë tu m'sy
se han fjalën as arsyn,
treqind djem kalors të zgjedhur
aman Zot ku i paska gjetun,
gjithë Kalorsit zabitllarë
për Sulltanin Grada e parë.
Ni fjalë Lurës ja ka çue
treqind nuse unë ti due
për treqind kalors të mi
ma të zgjdhmit n'Osmanlli
treqind nuse me Duvak
n'daç me pshtue pa u la me gjak
Terrsojnë Malet tym e mjergull
por jo Lura në çdo shekull.
Janë mbledh burrat si t'ja bajmë
kët kuven me nder ta ndajmë
pa u shemb malet aq sa janë
janë betue e kanë thanë.
Skemi Cuca për Sulltanë
treqind djem të qohen n'kamë
treqind djem ,treqind Duvakë
shpatat ngjeshur ,zjarr e flakë.
Me t'prit Pashë të dolëm para
treqind nuse si qe fjala
treqind nuse ,treqind shpata
për hajr vashat kështu i pata
mos harro more Sulltan
se n'Shqipri për dhandërr s'ban
se prej Lurës ke këtë fjalë
Cua n'luftë i bahet djalë. (Teksti i këngës nga HILMI KOLGJEGJA)

  Shkruar nga Dritan Brunga!
Materiali ka bazë ditarin e një Gjermani,,që vizitoi Shqipërinë e u mahnit nga dasmat me Duvak.

Pesë kararet e Lurës!

Pesë kararet e Lurës!
“Me fjalën “karare të dheut” kuptojmë asgjë më tepër se vendime të “vegjëlisë” dmth vendime ligjore që përfaqësojnë vullnetin e masës së gjërë të popullit, për probleme të caktuara të jetës, kryesisht me karakter shoqëror, politik, ekonomik, moral. Kararet janë një disiplinë e kodifikuar në mëndjen e zemrën e malësorit. Qëllimi i “karareve të dheut” ishte në radhë të parë ai i vetëqeverisjes së krahinës sipas vullnetit të popullit në kushte të caktuara historike. Kushtet më të vona që solli fillimi dhe mesi i shekullit të XIX e theksuan edhe në këtë nevojë jetike për një vetëqeverisje shekullore juridike, që vështirë që besohet se ka edhe ndonjë shëmbëll tjetër krahasues. Me qëllimin kryesor shprehet dhe sintetizohet gjithë ideja për të ruajtur të paprekur bazën e unitetit krahinor në luftë kundër armiqve të atdheut dhe për normalizimin e një jete pa ngatërresa, pa mërira dhe padrejtësira shoqërore. Specifikë e karareve të dheut qe ajo që këto vendime të pashkruara juridike ishin për mbarë popullsinë vëndase.
Ndaj këtyre vendimeve ishin të detyruar të nënshtroheshin pa asnjë konditë kushdo qoftë ashtu si vegjëlia dhe paria, bajraktari dhe kleri fetar katolik apo musliman pa asnjë përjashtim.
1) Të mos shtihet pushkë në besë!
2) Muaji i majit i të mbjellave të ishte muaji i besës!
3) Nuk shtihet pushkë mbi qetë e punës dhe në bagëti!
4) Nuk vritej djali që ende nuk kishte vënë pushkë në krah!
5) Nuk vritej gruaja dhe as hyzmeqari (këto të vendosura fill mbas lidhjes së Prizrenit! )

Pleqtë e Lurës!! Kuvendi i burrave!

Pleqtë e Lurës!! Kuvendi i burrave!
__Po të shikosh rastin e pleqëve malësorë të Lurës "të japin ujë me bisht të lugës", të mprehtë në tru dhe të shkathët në fjalë e krahasime.
Pleqtë e Lurës të bëjnë 5 kile me kuvend, dhe bëhesh si top futbolli i lojrave të tyre. Ata mbase nuk kanë qenë në New York, Paris apo Londër por principet e shoqërisë i njohin shumë mirë.
Disa herë, shumë më mire se perëndimorët.
__________________
Në kuvendin e shtëpisë ose të hises diskutoheshin probleme të bujqësisë, blegtorisë, toka, livadhet, pyjet, çobani, ustai i veglave të punës, martesat e fejesat, miku e byrazeri, marrëdhëniet me barqet ose fiset e tjera, probleme të gjakmarrjes e të gjakdhënies etj.
__________________________________________
Në kuvendin e barkut ose të fisit, diskutoheshin probleme midis barqeve ose fiseve, që kishin të bënin me rrugët, kufijtë e tokave, livadhet e pyjet, me barinjtë e ustain e veglave bujqësore, turpe ose bidate që mund të ndodhnin në vëllazëri apo fis ose qëndrimi që duhej të mbahej kur këto ndodhnin në fise të tjera, në katund ose katunde të tjera.
___________________________________________
Në kuvendin e fiseve ose të katundit diskutoheshin probleme të tokave, kufijve, ujërave, rrugëve, pyjeve, kullotave, për besëprerjen e mikun e prerë, për pushkë me llafe kur dikush qiste pushkë në kundërshtim me kararet e vëna. Të gjitha këto diskutoheshin si për ato që ndodhnin në fise, si për ato që ndodhnin në katund e ndër katunde.
___________________________________________________
Në kuvendin e krahinës ose të Malit diskutoheshin probleme pronësie si ato që përmenda në raste të tjera, probleme të marrëdhënieve shoqërore e zakonore, probleme etj.
______________________________
Forca e zbatimit të vendimit të kuvendeve ishte e madhe. Askush nuk guxonte të dilte mbi vendimet, kararet e itifaket e vëna .
Gjithkush ishte i detyruar t’i zbatonte ato ose në raste moszbatimi gjendej menjëherë përballë një kundërveprimi të pazakontë, siç ishte dëbimi nga fshati i personit përgjegjës bashkë me familjen për një kohë të caktuar ose përgjithmonë, djegia e shtëpisë, prishja e të mbjellave, si kositja para pjekjes e të mbjellave të misrit dhe të lashtave, prerja e pyllit.
Kuvendet ishin parlamente krejtësisht demokratike të kohës. Në kuvend ishin të barabartë të gjithë.
Të gjithë pjesëmarrësit në kuvend uleshin në mënyrë të barabartë. Burra uleshin me kujdes në kuvend dhe sipas një mënyrë të përcaktuar me rigorozitet.
Zakonisht, më e preferuara ishte ulja e burrave në formë rrethi, si për të treguar se të gjithë ishin të barabartë. Secili ulej këmbëkryq. Kryetari i kuvendit ulej po këmbëkryq, në rreth me të tjerët, vetëm se me një distancë më të dallueshme nga paraardhësi dhe pasardhësi.
Zakonisht burrat që merrnin pjesë në kuvend, shkonin të armatosur.
Por edhe mënyra e mbajtjes së armëve në kuvend ishte e përcaktuar me një rregullore të veçantë.
Pushkët duhej të mbaheshin në prehër. Fjala në kuvend bëhej me radhë. Një fliste, të tjerët dëgjonin në qetësi absolute.
Në kuvend nuk lejohej fjala me zë të lartë, me kërcënime, me batuta, me sharje. Në kuvend gjestet e duarve ishin të matura. Askush nuk mund t’i drejtonte, në çfarëdo rrethane, gishtin tjetrit në kuvend dhe askush nuk mund të tundte qoftë edhe instinktivisht, shkopin në drejtim të tjetrit.
Si drejtimi i gishtit, si drejtimi i shkopit quheshin kërcënime dhe për këtë gjest ai, në drejtim të të cilit dikush kishte drejtuar gishtin a shkopin, hakmerrej rëndë, deri edhe me vrasje, edhe pse veprime të tilla mund të kishin qenë të rastësishme e të paqëllimshme.
Vendimet që merreshin në kuvende, quheshin karare e itifaqe. Vendimet e kuvendeve zbatoheshin sipas kohës së përcaktuar nga kuvendi, si tre muaj, gjashtë muaj, një vit, por zakonisht afatet ishin Shëngjergj më Shëngjergj, Bajram më Bajram, Shëndre më Shëndre.

Bajraku i Lurës !Malet e Dibrës,Oxhaqet,vulat e Doçit(zabitit të Lurës)!

Bajraku i Lurës !Malet e Dibrës,Oxhaqet,vulat e Doçit(zabitit të Lurës)!
Bajrak Dibra nuk Ka pasur ,ajo kishte mbi nëntë malet,shtatë teqet ,dhe katër oxhaqet Bajrakun e Lurës !Bajraku i Lures eshte Fisi Mena në Lurë(vijon për bajrakun në shkrimet e tjera)!
Vjedhja nga Oxhaku i Hoxhollit të dekretit që e bëri Pashallëk të parë ,kjo ndodhi kur LLesh Doçi nga Lura i cili e kishte luftuar turkun tmerrësisht dhe thirret nga Sulltani për ta zbutur dhe që e gradoi duke i dhënë tre dekrete të cilat Doçi i Lurës i pranoi dhe në kthim iku në shtëpinë e Hoxhollit ku ja vodhën njërin dekret ,dhe i fshinë emrin duke vënë emrin e vet Hoxholli dekret qe u pranua nga Sulltani dhe Hoxholli u bë Pasha!Pra Hoxhollit duhet thirrur :PASHË LURA!!
Lura nuk u vodh vetëm nga Dibra,ajo u vodh edhe nga Mirdita ,Doçi kishte nusen e djalit bijë nga Oroshi i Mirditës ,e cila i vodhi dekretin e Kapedanllëkut të vjehrrit Llesh Doçit ,dhe ja dha të vëllait të vet në Orosh të Mirditës ,gjë që e bëri shtëpi të Kapedanit në Mirditë,e që doli mbi dymbëdhjetë Bajraqet e krenohet Mirdita sot,kur e din se e ka vjedhur, vodhi pabesisht tek miku ,gjë që ishte jashtë kanunit pasi gruaja që vidhte dëbohej nga shtëpia ishte njëlloj si një grua e pandershme!Pra Kapedan Mirdita kot quhet,duhet ti thërrasin :KAPEDAN LURA!thoni po ,e thoni jo e vërteta kjo është !!
Dekreti i tretë që ishte burim të ardhurash nga tatimet dhe që i mbeti Doçit thuhet se ju shit Oxhakut të Hysen Agollit ,por kjo u tha për të mos u turpëruar Llesh Doçi ,pasi edhe ky dekret ju vodh në një darke të shtruar për të dhe pabesisht se miku nuk vidhet ,pasi i kishte treguar Hoxholli ,kolegut të vet Hysen Agollit për vjedhjen e dekretit që i beri Doçit ,e pra i thurën kurth prapë Doçit dhe ja arritën qëllimit!!pra Hysen Agollit duhet ti thërritet:
TAKSAMBLEDHËS LURA!!
_________________________________
Tre dekretet e dhëna Doçit nga Sulltani për ta zbutur ndaj turkut gjë që nuk ndodhi kurrë ishin:
1-Dekreti i Pashallëkut!
2-Dekreti i Kapedanllëkut!
3- Dekreti i mylqeve (tatimeve)!
Doçi duhej zbutur nga turku se po i sillte telashe ,kujtoni historinë e 300 Duvakëve,që Lura shpëtoi Dibrën nga Treqind nuset që ju kerkuan e Lura ja dërgoi djem e u bë betejë aq e madhe sa gjaku arriti në gjunjë të kalit thonë të vjetrit!!
________________________________________________
Malet e Dibrës!!
1- Korabi!
2-Grança!
3-Skërteçi!
4-Hinoska!
5-Kërçini!
6-Jabllanica!
7- Pllau!
8- Xhaxhishti!
9- Vargjet e Lurës!(Kunora)!
Këta nuk përmenden në nëntë malet Dibrane !!
____________________________
Nënte malet e Dibrës janë:
1-Reçi!
2- Dardha!
3-Çidhna!
4-Katër grykët!
5-Luznia!
6-Muhurri!
7-Gryka e vogël!
8-Gryka e madhe!
9- Bulqiza e Golloborda!
___________________________________
Oxhaqet e Dibrës!
1- Hoxholli (ishte dhe oxhak i parë)! kishte influence në Dibër të madhe e Peshkopi!!
2- Hysen Agolli (zotëronte Çidhnat)!
3-Karahasani (zotëronte Muhurr e Luzni)!
4- Xhilaga (zotëronte Reç e Dardhë)!
_________________________
Shtatë teqet ,në fakt pesë ishin të mëdha por influenca osmane sa vinte dhe asimilonte Dibren dhe i kaluan Shtatë e shkuan në nëntë teqe pasi Dibra u islamizua komplet ishte i madh ndikimi osman në Dibër përjashtuar Lurën ku perveç islamizimit ,patëm qëndresë të fortë kundër osmanëve turk dhe ruajtën edhe fene e vet atë të Krishtere si dhe Mbiemrat nuk i ndërruan siç u bë në Dibër , por vlen të theksohet Lura u bë shembulli më i mirë në Dibër për bashkëjetesën midis dy besimeve fetare komplet të ndryshem ,madje edhe sot Lura feston të gjitha festat si katolike ashtu dhe ato muslimane!!Beja që bënte Dibrani ishte ,në shtatë teqet ,por pesë ishin të dëgjuara!!
Teqet Janë:
1-Teqja e Haxhi Osmanit ne Peshkopi!
2- Teqja e Brezhdanit!
3- Teqja e Vleshes se eperme!
4-Teqja e Vleshes se poshtme!
5-Teqja e Tuminit!
6- Teqja e Vranjit!
7-Teqja e Shorokanit!
8-Teqja e Reçit!
9-Teqja e Mura Dedës!!
Kemi dhe Bulqizën ,me teqet e veta të sektit bektashian,shkurt e butë e thenë me dy fjalë turku bëri fole të mirë islamizimi ne Dibrën trime që i themi e të pergjakur fole e Skenderbeut.