Πέμπτη 24 Ιουλίου 2014

Lura e Duvakëve.300 DUVAKËT E Lurës.

                                   Lura e Duvakëve. 
                                300 DUVAKËT E Lurës.






Pranvera e vitit 1490 e gjen Lurën dobët ,me vdekjen e Skënderbeut,Lura ra në zi (heshtje),autoktonët Lurjanë nuk po shikonin më se kur dhe ku të ndihmojnë pasi betejat ndaj Osmanllijve deri diku u pushuan e nuk kishte vendi një prijës,që të merrte fatet e vendit në dorë.


Kishin kaluar 22 vite pa Skënderbeun,kudo nëpër pjesën verilindore të Shqipërisë, pushtuesit Turqë kishin filluar një genocid të pa parë,ishin të betuar që ku me bindje,e ku me forcë e deri në përdhunime ti ndërronin fenë kësaj pjese Shqiptare të pa nënshtruar nën udhëheqjen e Skënderbeut,dhe ja arritën qëllimit ,madje në Dibër edhe Kishat po i kthente e modifikonte në Xhamia.


Dibra edhe pse e shtypur në këtë periudhë,qëndroi e pa mposhtur,madje festonte festat katolike fshehurazi,por i përmbahej edhe festave muslimane pasi dimensioni luftarak i Turqëve,forcimi i ushtrisë së tyre natyrisht kishte futur hije frike në gjithë zonën.


Shkak i Relievit Malor,mosnjohjes së terrenit Lura kishte ngelur e pa trazuar ose siç mud të themi e pa ndjerë nën influencën e pushtuesve,ndonëse pushtuesit Osmanllinj e kishin qëllim kryesor Lurën për nënshtrim pasi Lura për vite me radhë ishte Streha e Skënderbeut,ishte pikërisht kjo zonë që merrej me kalitjen e Jataganëve të Ushtrisë së Skënderbeut,madje Lurjanëve ju thirrnin:<<Xhypçit e Skënderbeut>> domethënë farkëtarët e Skënderbeut,por nuk ishte vetëm kaq,Lurjanët ndihmonin me ushqim ,ushtrinë ,ruanin Kalanë e Skënderbeut ku Legjendari strehonte familjen e tij,kala e cila ndodhet në Gurë-Lurë,gjë që bëri Skënderbeun ta bekonte popullin Lurjan ,duke ju drejtuar:Kudo shkofshi e qofshi ju Lurjanë,gjithmonë të mira e fitore shikofshi.Ishte kjo arsyeja që Turqit i ishin betuar vetes për Lurën ta nënshtrojnë plotësisht e pikërisht për këte Sulltan Mehmeti i dërgon fisit Lurja në Lurë ,të parit të Lurës për atë kohë një shkresë në pranverën e vitit 1490 dhe i kërkonte me çdo kusht nga një nuse për shtëpi,e dorëzimi i tyre të bëhej në Fushë-Gjakovë.


Lura e asaj kohe kishte Treqind shtëpi gjithsej,e i duheshin treqind vajza të reja për ti nisur nuse për Turqit,ky ishte turpi më i madh që do mbulonte Lurën,e prijësi i Lurës ,fisi Lurja nuk mund ta pranonte kurrë këtë.


U mblodhën Lurjanët dhe ikën në Çeliasin e asaj kohe ,Çidhnën e sotme,dhe diskutuan me banorët e Çeliasit për këtë turp të madh që po ju bënte Turku.


Banorët e Çidhnës ishin të lidhur ngushtë me Lurjanët si në kohën e Skënderbeut ashtu edhe pas vdekjes së tij,dëgjuan Lurjanët dhe u vendos që bashkarisht ti bënin ballë këtij turpi që ishte i pa dëgjuar kurrë për ta,e filluan përgatitjet ku Lura kërkonte ndihmë në njerëz,kryesisht djem të rinj,kuaj si dhe ti dërgonin fjalë turqëve se në Majin e atij viti ,pra të vitit 1490 ,fundi i Majit data njëzet e tetë,Treqind Nuset do ishin në Fushë-Gjakovë por të mbuluara me nje pëlhurë të kuqe që u quajt Duvak,e do dërgoheshin me nga dy përcjellës për secilën nuse,(data u mor nga nje arkiv i shkrimtarit Selinger ,Gjerman ,nga ditari i tij ,Shqiptarët).


Dhe ashtu u veprua u mblodhën treqind djem të rinj e u mbuluan me Duvak gjoja si nuset për të jua dërguar Turqëve,e nga dy përcjellës për çdo <<nuse>>,e u nisën për në Fush-Gjakovë,ku po i prisnin tremijë Turqë që po festonin sa arkiva thotë se nuk dëgjoje njeriun një hap larg,se çfarë të thotë nga zhurma e daulleve,dhe sapo arritën <<nuset>> ,Turqit u lëshuan të gëzuar,por djemtë e rinj hoqen Duvakun,e bashkë me përcjellësit ,nxorën Jataganët ,e filluan betejën aq ashpër sa i vranë gjithë Turqit,dhe kapën rob vetëm një,për ta pasur lajmëtar për Sulltanin,të cilit i dërgojnë një shkresë ku i thonë,mes të tjerash se:LURA NUK KA CUCA,vajza,PËR SULLTAN,se vajza në luftë i bahet djalë.


Në këtë betejë thuhet se nën ndriçimin e hënës shikoje kudo pasqyrim rrezesh të ndritëshme nga gjaku i Turqëve të vrarë,e dëgjoje hingëllima kuajsh që kishin ngelur pa të zot.Thuhet se në Fushë-Gjakovë gjaku i derdhur arriti deri në gjunjë të Kalit.


Të mahnitur,kryelartë,e plot gëzim Lurjanët kthehen në Lurë e festojnë fitoren,fill pas kësaj ikin në Çelias,përgëzojnë banorët e Çeliasit për ndihmën e dhënë e që nga ajo kohë nga buja e madhe e fitores e gjithë Dibra në dasma përdor Duvakun deri ne vitet tona kryesisht vitet 70,se pastaj filluan civilizimet jo me makina ,e vello ,e lloj lloj zbukurimesh,ku Duvaku filloi të jete jashtë modës,njëkohësisht duke ditur rrezikun se Turku nuk do ta linte me kaq këte punë,ata vendosën  njëzëri që të shpërngulen e ikin ku në Jug të Shqipërisë e ku në Greqi,kryesisht Janine,Follorine,Tiçero,Arta,e Larisa,nuk ekziston noj dokument për gjithë këta,por nga mbiemrat e fiseve,thjeshtë është meditim,megjithëse vetë kam patur rastin nga një Arvanitas në greqi që më ka folur prejardhjen e shumë fiseve,por dhe ai nuk mund të më jepte arkiv.
Pas kësaj Lura u popullua nga fise Shkodrane,Ulqini,Hoti,me të cilët kishin lidhje Lurasit autoktonë,po kështu edhe Çidhna,ku shpesh herë edhe sot disa përdorin shprehjen:Je si Shkodran .Edhe të ardhurit në Lurë e Çidhën vazhduan të jetojnë të bashkuar,madje në Lurë ,deri vonë ishin nje grosh siç i themi,as nuk jepnin vajzë tjetrit e as nuk i merrnin,pra quheshin vëllezër të gjithë.
Lura i ka ngritur Këngë kësaj historie,si më poshtë:
Ka dalë fjala n'atë krahinë,
pregatitni pashë ushtrinë,
thonë si dallga ashtë tu m'sy
se han fjalën as arsyn,
treqind djem kalors të zgjedhur
aman Zot ku i paska gjetun,
gjithë Kalorsit zabitllarë
për Sulltanin Grada e parë.
Ni fjalë Lurës ja ka çue
treqind nuse unë ti due
për treqind kalors të mi
ma të zgjdhmit n'Osmanlli
treqind nuse me Duvak
n'daç me pshtue pa u la me gjak
Terrsojnë Malet tym e mjergull
por jo Lura në çdo shekull.
Janë mbledh burrat si t'ja bajmë
kët kuven me nder ta ndajmë
pa u shemb malet aq sa janë
janë betue e kanë thanë.
Skemi Cuca për Sulltanë
treqind djem të qohen n'kamë
treqind djem ,treqind Duvakë
shpatat ngjeshur ,zjarr e flakë.
Me t'prit Pashë të dolëm para
treqind nuse si qe fjala
treqind nuse ,treqind shpata
për hajr vashat kështu i pata
mos harro more Sulltan
se n'Shqipri për dhandërr s'ban
se prej Lurës ke këtë fjalë
Cua n'luftë i bahet djalë. (Teksti i këngës nga HILMI KOLGJEGJA)

  Shkruar nga Dritan Brunga!
Materiali ka bazë ditarin e një Gjermani,,që vizitoi Shqipërinë e u mahnit nga dasmat me Duvak.

1 σχόλιο: