Πέμπτη 24 Ιουλίου 2014

Pleqtë e Lurës!! Kuvendi i burrave!

Pleqtë e Lurës!! Kuvendi i burrave!
__Po të shikosh rastin e pleqëve malësorë të Lurës "të japin ujë me bisht të lugës", të mprehtë në tru dhe të shkathët në fjalë e krahasime.
Pleqtë e Lurës të bëjnë 5 kile me kuvend, dhe bëhesh si top futbolli i lojrave të tyre. Ata mbase nuk kanë qenë në New York, Paris apo Londër por principet e shoqërisë i njohin shumë mirë.
Disa herë, shumë më mire se perëndimorët.
__________________
Në kuvendin e shtëpisë ose të hises diskutoheshin probleme të bujqësisë, blegtorisë, toka, livadhet, pyjet, çobani, ustai i veglave të punës, martesat e fejesat, miku e byrazeri, marrëdhëniet me barqet ose fiset e tjera, probleme të gjakmarrjes e të gjakdhënies etj.
__________________________________________
Në kuvendin e barkut ose të fisit, diskutoheshin probleme midis barqeve ose fiseve, që kishin të bënin me rrugët, kufijtë e tokave, livadhet e pyjet, me barinjtë e ustain e veglave bujqësore, turpe ose bidate që mund të ndodhnin në vëllazëri apo fis ose qëndrimi që duhej të mbahej kur këto ndodhnin në fise të tjera, në katund ose katunde të tjera.
___________________________________________
Në kuvendin e fiseve ose të katundit diskutoheshin probleme të tokave, kufijve, ujërave, rrugëve, pyjeve, kullotave, për besëprerjen e mikun e prerë, për pushkë me llafe kur dikush qiste pushkë në kundërshtim me kararet e vëna. Të gjitha këto diskutoheshin si për ato që ndodhnin në fise, si për ato që ndodhnin në katund e ndër katunde.
___________________________________________________
Në kuvendin e krahinës ose të Malit diskutoheshin probleme pronësie si ato që përmenda në raste të tjera, probleme të marrëdhënieve shoqërore e zakonore, probleme etj.
______________________________
Forca e zbatimit të vendimit të kuvendeve ishte e madhe. Askush nuk guxonte të dilte mbi vendimet, kararet e itifaket e vëna .
Gjithkush ishte i detyruar t’i zbatonte ato ose në raste moszbatimi gjendej menjëherë përballë një kundërveprimi të pazakontë, siç ishte dëbimi nga fshati i personit përgjegjës bashkë me familjen për një kohë të caktuar ose përgjithmonë, djegia e shtëpisë, prishja e të mbjellave, si kositja para pjekjes e të mbjellave të misrit dhe të lashtave, prerja e pyllit.
Kuvendet ishin parlamente krejtësisht demokratike të kohës. Në kuvend ishin të barabartë të gjithë.
Të gjithë pjesëmarrësit në kuvend uleshin në mënyrë të barabartë. Burra uleshin me kujdes në kuvend dhe sipas një mënyrë të përcaktuar me rigorozitet.
Zakonisht, më e preferuara ishte ulja e burrave në formë rrethi, si për të treguar se të gjithë ishin të barabartë. Secili ulej këmbëkryq. Kryetari i kuvendit ulej po këmbëkryq, në rreth me të tjerët, vetëm se me një distancë më të dallueshme nga paraardhësi dhe pasardhësi.
Zakonisht burrat që merrnin pjesë në kuvend, shkonin të armatosur.
Por edhe mënyra e mbajtjes së armëve në kuvend ishte e përcaktuar me një rregullore të veçantë.
Pushkët duhej të mbaheshin në prehër. Fjala në kuvend bëhej me radhë. Një fliste, të tjerët dëgjonin në qetësi absolute.
Në kuvend nuk lejohej fjala me zë të lartë, me kërcënime, me batuta, me sharje. Në kuvend gjestet e duarve ishin të matura. Askush nuk mund t’i drejtonte, në çfarëdo rrethane, gishtin tjetrit në kuvend dhe askush nuk mund të tundte qoftë edhe instinktivisht, shkopin në drejtim të tjetrit.
Si drejtimi i gishtit, si drejtimi i shkopit quheshin kërcënime dhe për këtë gjest ai, në drejtim të të cilit dikush kishte drejtuar gishtin a shkopin, hakmerrej rëndë, deri edhe me vrasje, edhe pse veprime të tilla mund të kishin qenë të rastësishme e të paqëllimshme.
Vendimet që merreshin në kuvende, quheshin karare e itifaqe. Vendimet e kuvendeve zbatoheshin sipas kohës së përcaktuar nga kuvendi, si tre muaj, gjashtë muaj, një vit, por zakonisht afatet ishin Shëngjergj më Shëngjergj, Bajram më Bajram, Shëndre më Shëndre.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου