Pesë kararet e Lurës!
“Me fjalën “karare të dheut” kuptojmë asgjë më tepër se vendime të “vegjëlisë” dmth vendime ligjore që përfaqësojnë vullnetin e masës së gjërë të popullit, për probleme të caktuara të jetës, kryesisht me karakter shoqëror, politik, ekonomik, moral. Kararet janë një disiplinë e kodifikuar në mëndjen e zemrën e malësorit. Qëllimi i “karareve të dheut” ishte në radhë të parë ai i vetëqeverisjes së krahinës sipas vullnetit të popullit në kushte të caktuara historike. Kushtet më të vona që solli fillimi dhe mesi i shekullit të XIX e theksuan edhe në këtë nevojë jetike për një vetëqeverisje shekullore juridike, që vështirë që besohet se ka edhe ndonjë shëmbëll tjetër krahasues. Me qëllimin kryesor shprehet dhe sintetizohet gjithë ideja për të ruajtur të paprekur bazën e unitetit krahinor në luftë kundër armiqve të atdheut dhe për normalizimin e një jete pa ngatërresa, pa mërira dhe padrejtësira shoqërore. Specifikë e karareve të dheut qe ajo që këto vendime të pashkruara juridike ishin për mbarë popullsinë vëndase.
Ndaj këtyre vendimeve ishin të detyruar të nënshtroheshin pa asnjë konditë kushdo qoftë ashtu si vegjëlia dhe paria, bajraktari dhe kleri fetar katolik apo musliman pa asnjë përjashtim.
1) Të mos shtihet pushkë në besë!
2) Muaji i majit i të mbjellave të ishte muaji i besës!
3) Nuk shtihet pushkë mbi qetë e punës dhe në bagëti!
4) Nuk vritej djali që ende nuk kishte vënë pushkë në krah!
5) Nuk vritej gruaja dhe as hyzmeqari (këto të vendosura fill mbas lidhjes së Prizrenit! )
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου