Πέμπτη 24 Ιουλίου 2014

FOLKLORI NË LURË.

FOLKLORI NË LURË.


Lura paraqitet një krahinë etnofolklorike e veçantë dhe me interes në planin etnologjik dhe folklorik. E shtrirë në pjesën veriperërndimore të rrethit të Dibrës, kjo krahinë përfshin fshatrat:Fushë-Lurë, Pregj-Lurë, Krej-Lurë, Borie-Lurë, Gur-Lurë ,Lure e vjeter, Sumej, Vlashe, Arth dhe Armollë. Pavarë-sisht nga lidhjet, marrëdhëniet me krahina të tjera të afërta, si të Dibrës, Matit,Mirditës, Lura ruan në thelb një mëvehtësi relative në krijimtarinë folklorike. Ky pohim mbështetet edhe në analizën e përgjithshme të krijimtarisë popullore gojore të mbledhur në Lurë. Përgjithë-sisht në këtë krijimtari kemi të bëjmë me një simbiozë të natyrës, përfaqësuar nga mjedisi piktoresk, me pyjet tërheqës, me liqejte aq të përmendur, me lëndinat gjelbëruese, dhe krijimtarisë folklorike, që shpreh shpirtin poetik, elegancën e brishtësinë, monumentalitetin dhe bukurinë,jonet e ëmbla dhe melodioze, lëvizjet elegante, estetikisht të arrira e funksionale. Folklori në Lurë, nga regjistrimet ekryera në kohë të ndryshme, përgjithë-sisht, rezulton të jetë i pasur në gjini,lloje e zhanre të ndryshme. Por në të nuk mungojnë apo  janë praktikuar edhe lloje a zhanre të njohura në krahina tëtjera. Kujtesa kolektive ka përcjellë derinë ditët tona një pjesë të asaj krijimtarie gojore të realizuar dhe të transmetuar në shekuj. Ato që kanë arritur deri më sot,si një pjesë e trashëgimesisë gojore popullore të Lurës, krijojnë mundësinë e dhënies së një tabloje të jetës së folklorit në Lurë.Realisht duhet pranuar se kërkimet folklorike në këtë krahinë etnofolklorike janë relativisht të vena ne tekstet e këngëve, të lejojnë të trajtosh pasuritë folklorike të Lurës, se si paraqitet kjo krahinë edhe përsa i përket kujtesës dhe trashëgimesisë kolektive.Folklori në Lurë e ka bërë jetën e vet si art sinkretik në forma të tilla, si: proza e poezia popullore, folklori muzikor dhe ai koreografik. Krijimet e ndryshme praktikohen si me shoqërim, ashtu dhe pashoqërim instrumentor. Instrumentet më përfaqësues në Lurë janë fyelli, kavalli,lauria, pipzat, çiftelia, curlja, lodra etj.Si tipare karakteristike të formave kryesore të jetës së folklorit në Lurë mundtë veçojmë: a) Për poezinë popullore nënvizojmë gjallërinë, kuptohet, në intensitete të ndryshme, të disa llojeve të lirikës. Përmendim këtu këngë pune, rituale, këngë djepi, dashurie, vajtime dheveçanërisht këngët e ceremonialit të dasmës. Nga baladat shqiptare nëpërgjithësi në Lurë janë të pranishm e vetëm disa motive të kufizuara. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për këngët historike. Kjo situatë e teksteve për krijimet folklorike e përcakton Lurë ne më së tepërmi si një krahinë me krijimtari të natyrës lirike.Për folklorin muzikor theksojmë praktikimin e krijimeve të pasura për nga pikpamja melodike, e repertoreve me ritmetë ndryshme, ku mbizotërojnë ritmet 7/8dhe 2/4, veçanërisht në këngët e dasmës.Nga pikpamja muzikore interes paraqesin krijimet rituale, që sjellin elemente të kulturës së hershme muzikore, si dhevajtimet e grave, me strukturë interesante. Me mjaft domethënie janë dhe emërtimet popullore në Lurë për ato që vajtojnë. Për zërin e parë thuhet ajo që ia ze, për ato që e pasojnë, ndihmëset,si dhe grupi i grave që ia pret 3.Për folklorin koreografik duhet thënë se bazën e sistemit të kërcimeve të burrave e përbëjnë “vallet dyshe”. Praktikohen edhe “vallet”. Me këtë emërtim njihen ato që luhen në grup, të shoqëruara me këngë. Edhe në Lurë specifikohen me termin “hora”. Forma më e hershmee valleve të grave në Lurë është “hora”,që luhet në dy forma: në rreth të mbyllur dhe në dy grupe, në formacion gjysmërrethi. Nga gratë në Lurë praktikohen edhe“kcimet”. Ato luhen nga dy valltare  dhe shoqërohen me instrumenta.Duhet theksuar se horat në rreth tëmbyllur praktikohen në Lurë edhe nëformë të përzier, burra dhe gra, dhe në këto raste zakonisht, përveç shoqërimit me këngë, përdoret edhe lodra 4.Si një krahinë malore, e izoluar, përshkak të pozicionit gjeografik, Lura paraqitet, përsa i takon artit folklorik, si një konservuese e traditave gojore, duke ruajtur, në një masë të vlerësueshme, autenticitetin, mirëfilltësinë folklorike. Atje,siç e cekëm më lart, bashkëjetojnë llojetë ndryshme folklorike, me zanafillë në kohë e me shtrirje vertikale, nga periudhat më të hershme, deri në ditët tona. Këtu e kanë shpjegimin e bashkëekzistencës së tyre, me intensitete të caktuara, llojee praktika tepër të hershme, si p.sh., ritualet, deri te këngët e krijuara e të përfshira në qarkullim folklorik gjatë bashkëkohësisë sonë. Ndofta, edhe dukuria karakteristike për këtë krahinë, që edhe sot krijimtaria folklorike ruhet e praktikohet, si i vetmi lloj arti, i mundshëm për t’u praktikuar dhe për të plotësuar mësë miri nevojat artistike shpirtërore të lurasve, ka ndikuar dhe ndikon në këtë bashkëjetesë.Krijimtaria folklorike në Lurë e ka përvijuar shtratin e vet, si dhe është zhvilluar apo është pasuruar më tej, duke na dhënë sot një tablo të përgjithshme meburime të tilla: 1. Krijimtaria folklorike qëka një shtrat ndërkrahinor a mbarë shqiptar; 2. Krijimtaria folklorike vendase e ardhur nga e kaluara; 3. Krijimtaria folklorike e huazuar nga banorët e Lurës në vite; 4. Krijimtaria e më vonë folklorike, epërftuar në bashkëjetesën me krijimtarinë e kultivuar dhe amatore.Duhet pohuar që në fillim se në tërësinë e folklorit në Lurë vendin parësor e zenë krijimet folklorike të përcaktuara si vendase. Krijimet e këtij grupimi janë tëllojeve folklorike nga më të ndryshmet. Ato janë me mjaft interes edhe në nivel kombëtar, kur është fjala për pasurimin dhe raportet shprehëse të unitetit folklorik kombëtar. Nëpërmjet origjinalitetit, veçorive specifike, krijimet folklorike, t’i quajmë përgjithësisht autoktone, përcjellin një traditë të pashkëputur nga folklori shqiptar,por edhe e pasurojnë atë në tematikë,dhe në format e shprehjes, në vlerat artistike. Megjithëkëtë, duhet pohuar se përgjithësisht përcaktimi i prerë i kufijvetë burimeve të folklorit në Lurë është i vështirë të realizohet plotësisht. Njëkohësisht, theksojmë se është me mjaft interes shkencor nxjerrja në pah e vlerave folklorike, pavarësisht nga niveli që ato përfaqësojnë. Kjo ngaqë, në fund të fundit,realiteti folklorik është në përbashkësinë e të gjitha vlerave nga burimet e përthithura në qarkullimet folklorike.Ka mjaft krijime folklorike edhe në Lurë që janë me një shtrirje më të gjerë se në një krahinë, pa mundur të jepet diçka e prerë rreth përkatësisë nistore. Të tilla janë një pjesë e fondit të baladave, përrallave,legjendave mitologjike, këngë të punës erituale etj. Veçse këtu duhet theksuar një moment me rëndësi, jo vetëm për krijimtarinë folklorike në Lurë. Krijimet e një shtrirjeje më të gjerë përcjellin momentetë veçanta, një plan edhe në trajtim lokal,një ripërpunim gjatë huazimit apo praktikimit. Le ta ilustrojmë me baladat mitologjike. Jeta e këtij zhanri folklorik në Lurë, siç na e përcjellin kërkimet e kryera deri tani, është jo aq e gjerë. Njihen të praktikuara balada si ajo e mbajtjes së fjalës së dhënë, e rinjohjes burrë - grua,vëlla - motër etj. Por edhe brendapërbrenda këtyre baladave, në një shtrirje të tillëtë kufizuar të motiveve, në Lurë vihen re trajtesa jo tipike, karakteristike apozotëruese në motivet themelore, të njëplani më të përgjithshëm.Vetëm ndryshimet e emrave të personazheve në balada të kësaj natyre,ndonëse jo dukuri tipike dhe të qenë-sishme, tregojnë se krijime të tilla janë përthithur, nëse vërtet ka ndodhur kështu, në një kohë të caktuar, u janë nënshtruar kërkesave të atij mjedisi që i ka bërëpronë të vetën. Pavarësisht nga prania e dy besimeve fetare në banorët e Lurës,edhe brendapërbrenda së njëjtës familje, emrat e personazheve në baladat e mbledhura janë të mimizuara. Kështu, përveç varianteve të njohura të baladës së Ymer Agës, në Lurë janë regjistruar edhe variante me personazhe Hisenin dhe Gjuheren. Gjithsesi, ato sjellin,krahas përcaktimit më të plotë të shtrirjes teritoriale, edhe elemente që e pasurojnë vështrimin rreth baladave shqiptare në përgjithësi.Prania në Lurë e mjaft praktikave të lashta, të cilat dihet se janë të shoqëruara edhe me krijime folklorike, flet se mungesa e regjistrimit të këtyre të fundit është thjesht dëshmi e mospraktikimit në periudhat kur janë bërë kërkimet.Buzmi, Dita e Verës, darka e deshe,dreka e dhenve, gjoshtaret etj. janë disa nga festat popullore në të cilat janë ruajtur, edhe në Lurë, doke e zakone të lashta pagane. Gjurmët e gjetura nga praktikat e festimit të Buzmit të bindin se atje ka pasur krijime folklorike të një natyre të lashtë, por që me kohë janë nxjerrë nga qarkullimi.Pohimi i mësipërm shihet edhe mëmirë te këngët e punës dhe ritualet e mbledhura në Lurë. Kjo, si një krahinëkryesisht blegtorale, ka praktikuar njësërë krijimesh që lidhen me procese e praktika rituale në fushën e blegtorisë.Për ilustrim përmendim këngë të ndryshme, si ato që lidhen me mjeljen e bagë-tive, me tundjen e bulmetit etj. Është enjohur pothuajse në të gjitha viset shqiptare praktika rituale që lidhet me tundjen e bulmetit për herë të parë. Kjo praktikë në Lurë paraqitet në një formë interesante, që flet për periudha ngjizjeje tepër të hershme, si dhe për ruajtjen e tyre nënjë gjendje të lashtë deri vonë. Si e tillë paraqitet me interes të veçantë në tërësinë e ritualit përkatës midis shqiptarëve.Duke tundur bulmetin, thuhej: “Tunu,mtej, vrrëjk e vrrëjk,/ Qite tlyenin me shenejk;/ Tunu, mtej, rrena - rrena,/ Se kam lan’ gjan’ mrena” 6. Nëse nuk dilte gjalpi, shkohej në pyll “për të vjedhur qyqen”. Shkohej te druri ku rrinte qyqja,merrej një degë prej tij, që quhej “vjedhja e shejit” dhe kjo i varej tundësit . Sipas besimit më të përgjithshëm, në këtëmënyrë do të ishte më e lehtë tundja e bulmetit.Krijimtaria folklorike tradicionale e përcaktuar si vendëse, është më e pasura.Në tërësinë e saj përfshihen krijime tëllojeve më të ndryshme dhe më të gjera.Është në këto krijime psikologjia e lurasit, mjedisi i Lurës, peisazhi malor blegtoral, fauna dhe flora e Lurës, toponomastika që lidhet me Lurën etj.; të gjitha këto indikacione të rëndësishme që, në mospërcjellin plotësisht origjinën, sjellin një qarkullim shumë të gjatë kohor. Realizimi i gjeografizimit të krijimit folklorik flet për një lokalizim kohor e vendor të vetërealizuar apo të përpunuar që herët.Të këtij përfaqësimi përmendim një shumicë krijimesh nga këngët e djepit,të dashurisë, këngësh historike, dhe,sidomos, vajesh, legjendash historikedhe këngësh dasme. Do të ndalemi këtu vetëm në tre llojet e fundit. Do të thoshim se vajet e Lurës përfaqësojnë një thesartë vërtetë të vajtimit shqiptar. Ato bëjnë pjesë në fondin më të realizuar, dukepërcjellë një pasuri të llojllojshme të figurave artistike të shumta, si: epiteti, krahasimi, personifikimi, similituda etj. Vajet janë produkt i improvizimit mbi njështrat përgjithësisht të qëndrueshëm.Pavarësisht nga një afëri më e dukshmeme vajet në Mirditë, do të thoshim sevajet në Lurë janë, për mendimin tonë,më të goditura artistikisht, krijojnë situata shumë prekëse, janë të një plani më intim. S’ka se si të mos tërheqin vëmendjen vargje të tilla: “Ti m’u pajke si mollanë gem,/ Ti m’u pajke si zogu n’flurem”;“A shkul’ lisi me gjith’ rrema,/ I ka votun toks mrena”; “Jan’ fushat tu lulzue,/ Vin’malet tu murgjullue,/ Vjen qiqja tu kënue,/ Nana t’rren tu lotue”.Do të thoshim se të një interesi tëveçantë paraqiten nga Lura legjendat historike; posaçërisht ato që lidhen me emrin, veprën dhe periudhën e Skënderbeut, si dhe legjendat toponimike,veçanërisht ato për liqejtë e Lurës. Krijimtaria folklorike e këtij zhanri, toponomastika, gojëdhëna të ndryshme që lidhen me Skënderbeun dhe epokën e tij,të mbledhura deri më sot në Lurë, e bëjnë këtë krahinë të spikatur edhe nënivel kombëtar. Janë një varg legjendash për figurën e Skënderbeut, për kala të tij, për objekte të ndryshme, toponime të lidhura e të shpjeguara me emrin e Skënderbeut.Në grupimin e tretë të krijimtarisë folklorike në Lurë do të përfshinim ato që duket se janë përftuar përmes huazimeve prej krahinave të tjera. Këtu mund të përmendim këngë historike, ndonjë këngë dashurie etj. Gjithsesi, numerikisht tërësia e tyre nuk përbën shqetësim për vulën autoktone të krijimtarisë folklorike në Lurë.Përsa i përket grupimit të katërt, krijimet e vona folklorike, të përftuara në ecurinë e traditës, por edhe nën përvojëne artit të kultivuar dhe amator, duhet pranuar se numri i tyre është relativisht i kufizuar. Dihet se për shkaqe të caktuarajanë paraqitur si folklor edhe krijime të cilat nuk u janë nënshtruar dhe nuk kanë respektuar ligjësoritë folklorike. Por, gjithsesi, ky fakt nuk mund të bëhet shkas për të mos pranuar se folklori edhe në Lurë është pasuruar me tema të reja, mekrijime që i janë bashkëngjitur me dinjitet krijimtarisë folklorike tradicionale.Nuk mund të mos përmendim këtu këngëtë tilla, si “Shtat’ liqejt’ e Lurës”,(HILMI KOLGJEGJA autor), që kanëpasur një qarkullim më të gjerë se kufijtë krahinorë. Edhe pse me autorë të njohur, krijime të kësaj natyre, që ruajnë shtratin tradicional, realizojnë qarkullimin folklorik, përfshihen në fondin e folklorik të Lurës.Së fundi, por jo për nga rëndësia, nëtrajtesën tonë do të ndalemi te roli dhe ndihmesa që kanë sjellë në jetën e folklorit në Lurë bartësit e talentuar. Ata kanëqenë dhe janë të moshave e të gjinive tëndryshme. Shfletohen materialet e mbedhura gjatë ekspeditave të ndryshmedhe një vend të nderuar kanë bartësit tipikë që kanë bërë të mundur gjallesën e krijimeve folklorike nga më të ndryshmet.Sheh dorëshkrimin e vitit 1959 dhe të fiksohen emrat: Ramadan Doçi, Gjilkë Loka, Bardhe Gjeçja dhe ne veçanti mbledhesi i njohur i folklorit HILMI KOLGJEGJA  etj., që sot mund të mos jetojnë më, por ndihmesa e tyre ka bërë të mundur që të fiksohet njëpjesë e mirë e visarit folklorik të Lurës.Nderimi dhe mirënjohja më e thellë për ta, por edhe për interpretues dhe ekzekutues të tillë të njohur, si këngëtarët ArifBuci, Ibrahim Haldeda, Ali Peka, Trëndelina Buci e deri te këngëtari i mirënjohur Arif Vladi, me fillesë në folklor, etj.;valltarët Sul Peka, Aqif Ajazi, Margjela Vladi, Xhemil Duka etj.Po kështu, është e nevojshme të nxirret në pah puna krijuese e rapsodëve,të cilët kujtesa kolektive i ka lënë jashtë vëmendjes. E njëjta gjë do të vlente edhe për krijues të tillë si Hilmi Kolgjegja, AliPeka etj., një pjesë e krijimeve të të cilëve, pra si fillesë krijuese individuale,janë përfshirë në qarkullimin folklorik në Lurë. Një punë e tillë do ta bënte plotë-sisht të qartë vendin që ze folklori në Lurë.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου